Nënat rrëfejnë tmerret e përjetuara në klinikën e gjinekolog
Skena rrëqethëse rrëfejnë nënat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK). Dëshmitë vijnë nga dhoma intensive e repartit të Gjinekologjisë, aty ku pas intervenimit me operacion cezarian stacionohen së bashku me foshnjat e tyre.
Pas operacioneve shpeshherë tepër të ndërlikuara të cilat rezultojnë me fatalitet, atyre ju nevojitet trajtim intensiv, prandaj stacionohen aty ku kujdesi do te duhej të ishte maksimal. Për çudi këto nëna pas operacioneve në vend se t’i gëzohen shpëtimit të jetës se tyre se bashku me foshnjat, ato ballafaqohen me ferrin.
Siç deklarojnë ato, menjëherë pas operacionit, në vend se të pushojnë nga operacionet e rënda dhe të marrin veten nga gjendja anestezive që në disa raste ndodh me mosfunksionim të plotë të organizmit, dhe për pasojë asfiksimin dhe deri të vdekja, atyre menjëherë i duhet të ngrihen nga shtrati.
Në kushte normale brenda 24 orëve pas operimit pacienti nuk guxon të ngritët nga shtrati pa parapërgatitje nga stafi mjekësor dhe më pas me përcjellje të vazhdueshme të tyre.
Ndërsa nënat të vetmuara detyrohen të ngrihen kur dëgjojnë klithmat e foshnjave të tyre të pa ushqyera, të pa pastruara, të zverdhura nga ftohti duke sfiduar vdekjen që në orët e para të lindjes, për të mos i lëne nën mëshirën e fatit.
Duke u përballuar me dhimbjet në trupin e tyre, rrezikun e ngritjes menjëherë pas operacionit, pa asnjë përkujdesje nga personeli shëndetësor i kësaj klinike, ky vend shndërrohet në një ferr ku jo rrallë herë nënat gjejnë vdekjen dhe askush nuk jep përgjegjësi për to.
Pacientja L. G., e dal vetëm pak ditë nga spitali, rrëfente se si foshnjës se saj i ishte shteruar zëri për orë të tëra duke qarë, ndërsa personeli as që brengosej për të shikuar.
“Thirrjes sime, nuk i përgjigjej asnjëra prej dy infermiereve të cilat ishin të mbyllura në kthinën e tyre, nga e cila nuk dilnin me orë të tëra. Edhe nëse rastisnin atypari ndonjëra nga to, përgjigjeshin se nuk kemi kohë. Kurse nga salla dukej se ato brenda në dhomëzën e tyre bënin muhabet derisa pinin çaj”, thotë pacientë nëna e cila ka lindur pak ditë me parë në këtë klinikë, transmeton Infokusi.
Ajo tregon si në pamundësi për tu ngritur vetë për të ushqyer foshnjën i është dashur ta telefonoj dhe të gjejë infermiere nga klinikat tjera të QKUK –së të vijnë dhe ta ushqejnë atë. “Të vetmin shërbim të cilin na kryenin ato ishte pastrimi i varrës dhe ndërrimi i fashave, ndërsa gjatë shërbimit ato silleshin me një arrogancë të theksuar. Para së të na ndërronin fashat ato pyesnin, ‘a i keni ble fashat’?. Në rast së njërës nga pacientet nuk i rastiste të kishte afër ajo i drejtohej ‘qu dil e blej’ pa qarë kokën për gjendjen e rënde në të cilën ndodhej”, tregon ajo.
Kjo infermiere quhej Edona, siç e përshkruan pacientja, ajo ishte me syze dhe siç thotë L. G, për çudi ishte nënë e dy fëmijëve. Infermieret sikur ajo, siç shprehet e tmerruar nga ajo qe ka përjetuar në klinikën e gjinekologjisë, pacientja e cila pak ditë me parë ishte e shtruar aty për lindje, me apo pa dashje mund t’i sjellin vdekjen çdo dite nënave dhe foshnjave të tyre në këtë klinike, ndërsa askush nuk kërkon përgjegjësi.
duhet me ja vnu ni kamer fshehatas edhe me qit ne media edhe ata tposhter denohen e tjert qka vin kan me pas tut un mendoj te pakten keshtu duhet ta shpetojm krejt grat
Oj lind kerkush nuk ndermerr kurgja hiq kot mundohu ska kush I perkra sa e sa shum shkelet e drejta e femres pikrisht nga femrat \"infermieret\"qe jan te punsuara ne vendin ku me se shumti duhet te jen te aferta askush si fajson ato pse po kam kindje te veshtir se nuk varet nga ato po thjesht te ken sjellje njerzore
Gerta sinqerisht ne shumicen erasteve i kan fajet nanat pse more mose denoncu rastin qka osht kjo punn kshtu...Une per vete smuj me bajt pa drjetesin...Gerta nuk eke keq nese mundesh me bo ket peticione ma merr mendja shume gra kan met ndihmu
Fjala e famshme qe ato infermiere ua thone grave shtatzane kur kane dhimt shume eshte: ta ka kajt kryt e kepes, e tash duro kryt e laknes. Se na heret me erdh keq me tru kete fjale. Mirepo ne femrat i kemi fajet qe nuk organizojme nje peticion rreth ketyre trajtimeve qe behen ne sallen e pritjes per lindje ne gjinekologji qkuk. Dhe me pastaj ti dergojme tek avokati i popollit por njekohesisht ti dergojme edhe ne media. Bile bile une kam menduar te bje nje kerkese ne emisionin \'\' jeta ne kosove\" ne menyre qe ata ta trojtojne kete pune sepse ata dijn ti shoshisin mire gjerat.
aaaa,shka po lexoj spo i besoj ayve tmi,hiku shkau e tash kta ma zi se ata se prej atyne u prit ama pi tonve jo.cccc zoti i ndihmoft gjitha shtatzaneve lehonave dhe bebeve atje
Lavdije pom vjen keq nuk e pasna lexu asnjeher qe te kan trajtu keq edhe ty nw qkuk..Paramendoje me shku me linde beben ska drejt met thon ta ka kajt e leje ti qe eke humb beben ..Ko me bo une ni kerkes te nje asmableist ne kuvendin komunal ne prishtin me u hap qekjo tem pak edhe naper media ma shume..
Gerta ajo pisja qe o sill ashtu me ty ni dit edhe me ate ko me u sill dikush keq edhe krejt i bien ne mend.krejte njerzit qe bojn keq edhe mundohen mw bo keq nje dit ko me i vra ndergjegjja e tyre..Zoti vonon po nuk harron..Eshte ni fjal popullore kur ta jep zoti insani sun ta merr..Zoti ka than me linde qika jote pse o sill ajo keq me ty ty kurgjo keq ste ka bo skan me punu edhe gjat infermiere aty te shkurt e kan mandatin se ska me shku qeshtu gjithmone..
Eh edhe un jam keqtrajtu shum keq kur kam pas abort.cnncncn me thojke eee a ta ka kajtt tashti duroo,cnncn thojke neve sna intereson kurgjo hic,thojshin ke ardh ee na ke prish gjumin gjys te nates tashti spo don me na ngu,um qiten jashtt salles njher qashu m dhimbjee nuk e edhezen liftinj than tashti ki me ec vet nalt me shku kam shkuu nalt kandal kadale ajo hupi nelifte ncncnc...qfar te poshter mjekt ne prishtin zoti kurr mos ma prufte me shku atje ma...
Gerta krejt nvaret qfare qellojn se qdo kun ne bot ka edhe ksi persona qe punojn thu ti me zor eke qu aty edhe nuk sillen mire..UNe kur kom linde ne spital ktu skom linde ne spital te shtetit po kom linde ne nje klinike private se aty ekisha mjekun tim..Po qfar sjellje kan pas as moter as nane nuk te kqyr ma shume teper te kujdesshme qysh na trajtojshin..Une dy lindjet i kom pas cezariane po edhe ne Wc me qojshin tum ndihmu se si me u qu un ne kembe .Non stop thojshin thirrna neve na vime per qdo sen edhe qiken e ndrojshin..Ama na ktu qat dit qet dalim e kemi me mbush bi formular per sjelljet e stafit formulari eshte Anonim..Qka sjenkan inpa knaqt me shenu..e tani drejtoria merr masa ski nevoj ti hiq me u bo e keqe aty sdihet kush eka shkru..Kur jom kan ne sall te pritjes masi kom lind ni recepaioniste ma ka pru telin me thirr une burri. Me vet per qike se mpake qe po merzitna..mthojke pusho rei ne spital ma shume se kur te shkojsh ne shpi lodhesh ma shum se duhesh me u qu ska kush met ndihmu..se ne sall te operacionit o zot thu ti un jom ka vdes qasi leshatime mi bojshin 4 ndihmse i kom pas te kryet knej burri non stop tum ledhatu tum than shum mir osht tu shku moa j shqetso ti edhe lotet mi kan fshi..Qdo her thom zotinj rujt qysh dishin mem ngushllu ashtu..NA ktu jem ne vend te huj edhe qysh sillen me neve po ne Kosov me Rome athu qysh sillena jau lahon athu najkush syt..Sot ish kan dita e drejtave te grave..kerkush nuk ka organizu diqka per kto dukuri te tmerrshme qe po ndodhin ne Repartet e gjinekologjis..TIsha ne kosov sigurt kisha punu me ndonje organizat per te drejtat e grave
Amund ta merrni me mend se kur kam lindur vajzen une ne javen e 26-te me pshe 980gr dhe gjatesi 26 cm, e per vete isha ne gjendje te tmerrshme, qendroja e shtrire ne shtrat duhe kerkuar ndihme dhe te gjitha infermieret me shikonin si varreze pa mu pergjigjur fare. Dhe ne fund nga dhimbjet dhe gjakderdhja e pafund nuk e id a me mori gjumi apo humba vetedijen. Perafersisht 5 minuta para se te lindja ashtu duke pritur ne sallen e pritjes me doli gjumi apo u kendella dhe kam bertitur me sa kam pasur fuqi \'\' o une linda\'\' ka ardh me vrap nje infermiere e rangut me te ult te mundshem me tha qu hyp ne kolic cka po pret, i thash babadimrin pe pres. E ajo u qart krejt e ja nisi me fyerje pasi perfundoj fyerjet, i kam than tash shko laje gojen se ke te flliqur. Osht tranu krejt edhe nuk kam hyp ne kolic hiq po ashtu duke me rrjedhur gjaku pa nderpre ne kembet e mija kam shku deri tek salla e lindjes. Ne janar te ketij viti ai kat ishte ne renovime, dhe kur kam hy ne at salle kan qene 8 karrige te lindjeve dhe 7 nena dyke u munduar te shtynin femijet e tyre per ti lindur dhe te gjitha duke e pare njera tjetren pasi qe karriket ishin te renditura si tryeza e rrumbullaket. Hypa une ne at karrige, dhe tash me mori nje infermiere tjeter komplet e kunderta e asaj ne sallen e pritjes kjo ishte tamam si engjull. Me ka ndihmuar si te me kishte moter. Do te thot perjetova dy ekstreme te skajshme ne te njejtin kat te nderteses. Pastaj pas lindjes ekstremi tjeter tejet pozitiv sa qe fillova te mendoj a jam e enderr apo zgjuar. Kur derguan vajzen time ne Repartin e Neonatologjise ne Kliniken Universitare te Kosoves. Aty motrat dhe mjeket ishin te gjithe tejet te perkushtuar dhe ngushellues.Dy ditet e para me kane kaluar duke e pyetur veten se a jame ne enderr apo zgjuar. Sipas mendimit tim, salla e pritjes ne gjinekologji ne QKUK mund te krahasohet me dhomat e gazit nazist te krijuara nga Hitleri per Jahudi.
Une kom pas thon masi e kom lind qiken e dyt edhe nme kthefshin ne,Kosove boll qe lindjet i kom kry ktu..Nuk jan krejt te till te pa shpirt po qellojn nje grupe edhe tani duhet me i perfshi komplet stafin..Po mu spom pelqen pae organizatat qe jon per te deejta te grave ne Kosov nuk po ndermarin kurgjo rreth ksaje me i intervistu qdo 2apo 3dite pacinetet edhe me e hap ket qeshtje ne parlamentin e kosoves edhe me ndryshu pak me i pyt edhe mjekt perqka po sillen kshtu qka nuk jon te knaqt si mos te dojn me i mbajt vendet e punea mos ne ti malltretojn pacientat se ka sat dush infermiere edhe mami qe jon pa pune...Lauta edhe tinkokshe kan me fat qe spaksa qellu kerkush e tjan trajtunmire raman qysh duhet..Mili mka tregu nana e Esmes per ty qka ke hjek krejt po te pa shpirt jone..Shpresen krejt po e livdojne qe po sillet mire me pacienta..Ishalla po ndryshojn gjanat tash mas ktyme zgjedhjeve..Genta gjynah per shoqen tane po sun po e ndryshojm na ket situat..Aisha simpranojn ne ahkup vea ne privat kush ka pare
oj mili e ktu ne ferizaj kqyrin shum po ku te paska ra fati bash te qaj doktorr me lind nuk e njoh un amo qe mu bajrami mka qellu thojn qe sillet keq me mu super u sill a per shpresen skam fjal ajo me kejt sillet mir te ajo ikum ba kontroolat po nlindje nuk qelloj
Ooo orkidea qka ki than a i marin po qysh si marin bash ashiqare pa pik mare i marin. Po kam pas fat qe e kam krejt spitalin te njoftun prandaj edhe kam pas ksi trajimi kan ardh kater motra me mla edhe po skam dasht un vet mi kan ndru orendit e dhomes thjeaht qka kam dasht kan ba po kshtu duhet kreeejt mi trajtu jo veq mu po faj kemi dhe ne qe shujm e mir ke than ti sbojm skandal. Nat koh kur un isha nspital ni gru erdh me beben e vdekun ne bark as ndhom se shtishin nbanjo qajke i pritke dhimbjet me lind normal kur i pyta pse than ska vdek beba ktu akemi qka me me shtri kto ndhom
Po e njoh Shpresen jo aj ish pis njeri edhe nusja e agjes tim kur mpyeti si kalove I tregova tha oooo edhe un kam pas lind me ket mjek ka qen e shtune tha kshtu ma ka ba ska ardh hiq edhe qdo te shtune ish kujdestar ishalla nuk I shkon gjat ati mjeku se katastrof ish
ncncn per fat qellova me shpresen nashta ja ke ni zonin pshtu mka mka nejt permi krye edhe at nat ka pas shum lindje tjera po jo shum mr ka kqyr eh ata qe pe thu ti spe di nashta paska ardh frik po qka jav nin atyne per neve more
Lubishtani mbiemrin per momentin sme kujtohet mir fatmir mduket emri po aj veq pasi kam lind motrat kan shku me thirr hajde me qep kur mka pa aj qka I kini ba motrat than qe e ka lekuren e holl shum veq ka ba hajmedet haj edhe ka shku mu ndrru fiks 1 or tani mka kep pa pij hiq se tha je shkep shum nuk te rrok pija hiq qdo te shtune ish kujdestar ky lubishtani mjer per ato qe lindin ne ndrrim tina shum gra ket e kan than per ket
Orkidea une kam lind fr dhe burri I ka dhan pare mjekut I cili as qe ka nejt ne sall hiq kur kum lind edhe motrav gjithashtu 2 kan qen 2jav edhe jo pak per kafe oo taman nje rrog qe e kan ato po kujdesi ka qen katastrof un se kam dit fare kur erdh mem marr burri mtregoj tha ju kam dhan pare I thash psee me mir me I gjujt ne zjarr se me jav dhan atyne tha mendova qe kujdesen me shum per ty po mjeku ska qen aty hiq veq ka ardh mem qep pas 1 ore qe kam lind po fati im ishte ky
na tranun vallain spo dijm qka me bo , mu ka afru termini i lindjes e hala spo di ku me lind sa po thom po shkoj qkuk kishe me ndodh diqka ka mjek ma shum po kur po i nij kto sene qe krejt po kallxojn mo kush ka lind ne spital rrall najkush qe fol mire , po thom ma mire me shku ne privat a me dit qe me ju jep pare motrave te kqyrin mire edhe beben e kqyrin spom dhimen paret hic po spo di kujna me ja jep a qysh me ja jep a i pranojn direkt paret mos po ma kthejn mrpasht po tutna
Oj linda e lexova ne mengjes tmerr tmerr un kam lind fr po tmerr valla tmerr un linda erdh nje grue kish lind shpi ju lutke motrv kontrollonum se kum lind shpi para 30 min a jam mir ato motrat qka met ba moj hec a ke lind shpi shko ne shpi qka po lyp tash ajo I thojke po veq kqyrem a jam mir mos mka mbet diqka ne bark ato hec shko edhe ajo zonja heci shpi tmerrri esht ky
hallall ikoft valla un per fat kom lind nferizaj aty u kan teper mir kujdesi po kur bertitsha tha burri kom dasht me hi e me ju bertit motrave jo thash aty ske pas nevoj se mkan kqyr po qe me pas qellu npr jav kish kallxu qefin po ku i kan more ato burrat tash telefona po kan krejt pse si lajmrojn e me ju hi ren prej tparit e deri tmramtit me tjav ba shpinen ma but se barkun mos me tju vy ma as spitalit :D.. po na more qenje njerzore jem po qysh nuk ju vjen gjynah prej bebeve tpafajshme mei lan me kajt ncncnc subhanallah
genta un kur kom shku me libd mkan shtu mu ble krejt me infuIon me ineksione m,penjet qe bese ka bevoj me hi ne opera ion ki pas ato mi kan marr krejt a un kom lind normal asnjo smu ka dasht ktu veq vjedhin krejt
e un per veti kum lind qysh esht mas miri kum lind ktu ne ferizaj 7 motra permi krye ikum pas se asni pacient tejter su kan tej kum lind veq un jam kan aty nspital me dhimt...ktu ne ferizaj ka shum pak nuk pranojn shum kejt i qojn prishtin se pritoj mjekt mu mirr i rrejn thojn sje per ktu shko prishtin qata atje shkon llug
omir ja kish ba njana qe ish qu e kish rreh ni infermjere..pse shka jan ato qe e zajn vetin aty jan me na sherby neve ejo me na bertit e mu sill keq se tek e fundit qata e marrin rrogen njana tu dal e kish rreh ni moter masi ka lind u kthjell e ti kish hi tani kish dal pej spitalit um ka knaq ka kallxojshin
Tmerr ! Ma shum frigohet njeri nga gjerat se si do te shkojn se nga dhimbjet qe do ti kesh gjate lindjes. Nje shoqe e imja ishte shtatzan dhe ne kohen kur e kapen dhimbjet e lindjes shkoj urgjent ne spital ne prizren, aty e lan me ore te tera ashtu i plasen ujrat, dhe nuk benin asgje, duke i then se ti smund te lindesh normal, dhe i paten then burrit te asajj shoqes shko gjej disa gjilpera dhe gjerat tjera cka duhet gjate operimit, ne ato ore te vona skishte askund ku ti gjente te gjitha ato qe mjeku ja ka kerku, shoqen time e kan len ashtuu ne meshiren e fatit, e burri ne prishtin u desht me shku me i ble krejt cka ka kerku mjeku ncnncnccn a ma keqqq ?? shoqja ime thot kam frik me bo femijen e dytéé edhe ska fajj, secila nga ne besoj se kishim pas frik me i hy ksaj pune kur e din qe ne fund ke me pas shum veshtir nga mjeket te cilen nuk ndihmojn aspak, e per kushte ne spitale tona mos te folim hiqq se katastrofff jann ;((
Linda ktu ne kososv gjithqka eshtt tmerrrrrrr,un kur kom shku me lind me dhimbje uji nuk mu nalke hiq ja kan futt gjum ne ora 1 te nates deri n8 ne mengjen nuk i ka interesu askujt qka mundet me ndodh.
Tash vajza e tezes burrit qe nga dita e bajramit osht ne spital,e kan operu ne gjilan diten e bajramit veq e kan pre edhe e kan qep llogarite pas dy diteve ju keqsu gjendja shum e transferuan ne prishtine edhe atje e kan p[eru apet ja kan qit zorren tek ana e maj per me kry nevojen e madhe,at dit pas operacionit kan thene qe ka kancer tani thon jo nuk ka kancer para dy diteve e operuan serish ja kan hap ne vrim ne fyt se spo mundet me marr frym gjendet ne intenziv qe 5 jav nga8 0 euro ju kushton dita familjes me ble barna,e na dalim votojna per hajnatt ktu sen sna mjertt na
Bebi paske pas fat se e di qe shume nana kan tregu qka kan hjek naper spitalet e.Kosoves po kur e pash ket lajm me erdh shume mire qe kan fillu nanat edhe pacientet ne pergjithesi me engrit zanin edhe me i kerku te drejtat e tyre eju me u trajtu femrat sikur kafshe..Edhe kunataka lind ne.QKUK.po than ne pergjithsi sjelljet kan qen shume te mira veq se naten tha nuk naj kan kqyr fmit 6 gra ishin kan me nje dhom krejt me operacion qe i kan linde fmite tha kajshin fmit tha nuk mujshum me u qu me i kap me i shti ne gji asnjna ska mujt me ndihmu tjetren..Menxi tha qe kom dal n ekoridor krejt spitalai tha mu sillke kerkush tha nuk nike..E diten tha kujdesja o kan ne max..Inshallah asnje nane nuk i perjeton kto tmerre...Une te isha ne Kosov me mpas trajtu qeshtu un i kish athirr me gazetar me kejt se saa te jav bojn qeshtu bardhe atyme ma jau mush gjepin ata qeshtu kan me bo dallime.Kush jep pare eka te njofshem e kqyrin kush ska pare edhe se ka kerkon aty qe e njeh sko me u trajtu mire si pacient..
Shum fakt kshtu ndodh ne qkuk nese nuk e ke te njofshem asnje dr.Apo infermiere!! Tmerr deri sa te ngihen pare drejtorat doktorat e deri te ministri i shendetsis.
ska shtet ska sen ktu bre po gjynah more po ska kush qe shkon me jav kallxu qefin atyne shtrigave mu pas kan meshkuj apet kishmi than nuk naj besojn po femra qe ni dit edhe ato do tvin ndit tona ncncnc mjert na qe jem femra nket shtet tposhter
Shum kam ndegju raste te tilla por un jam trajtu si princesh dy motra kan ndejt tan naten me na percjell gjendjen dy dit kam qendru ne dhom intenzive me kolic mkan qu me pa beben mbas heqejes se kateterit me kolic mkan qu ne banjo mkan prit te dera mos po ndodh diqka me kolic mkan qit kur kan ardh per vizit familjaret bebin asniher sem kan lan me mbajt vet pa u ul ose prej ni reparti ne repartin tjeter edhe pse ju thojsha un muj jo mthojshin e kemi me ligj te ndalume nga neonatologjija ne percjellje mqojshin ne dhom pasi kam dal nga intenzivi asni gru qe ka lind normal sma kan lan ne dhom shkaku infeksionit ma mire as ne privat se kisha pas. Por me sy tmi e kam pa qka kan hek nanat tjera me drenazha me dhimbje te hatashme bebet plasshin tu qAjt ato te shkretat sishin ne gjendje mi kqyr
Pas operacioneve shpeshherë tepër të ndërlikuara të cilat rezultojnë me fatalitet, atyre ju nevojitet trajtim intensiv, prandaj stacionohen aty ku kujdesi do te duhej të ishte maksimal. Për çudi këto nëna pas operacioneve në vend se t’i gëzohen shpëtimit të jetës se tyre se bashku me foshnjat, ato ballafaqohen me ferrin.
Siç deklarojnë ato, menjëherë pas operacionit, në vend se të pushojnë nga operacionet e rënda dhe të marrin veten nga gjendja anestezive që në disa raste ndodh me mosfunksionim të plotë të organizmit, dhe për pasojë asfiksimin dhe deri të vdekja, atyre menjëherë i duhet të ngrihen nga shtrati.
Në kushte normale brenda 24 orëve pas operimit pacienti nuk guxon të ngritët nga shtrati pa parapërgatitje nga stafi mjekësor dhe më pas me përcjellje të vazhdueshme të tyre.
Ndërsa nënat të vetmuara detyrohen të ngrihen kur dëgjojnë klithmat e foshnjave të tyre të pa ushqyera, të pa pastruara, të zverdhura nga ftohti duke sfiduar vdekjen që në orët e para të lindjes, për të mos i lëne nën mëshirën e fatit.
Duke u përballuar me dhimbjet në trupin e tyre, rrezikun e ngritjes menjëherë pas operacionit, pa asnjë përkujdesje nga personeli shëndetësor i kësaj klinike, ky vend shndërrohet në një ferr ku jo rrallë herë nënat gjejnë vdekjen dhe askush nuk jep përgjegjësi për to.
Pacientja L. G., e dal vetëm pak ditë nga spitali, rrëfente se si foshnjës se saj i ishte shteruar zëri për orë të tëra duke qarë, ndërsa personeli as që brengosej për të shikuar.
“Thirrjes sime, nuk i përgjigjej asnjëra prej dy infermiereve të cilat ishin të mbyllura në kthinën e tyre, nga e cila nuk dilnin me orë të tëra. Edhe nëse rastisnin atypari ndonjëra nga to, përgjigjeshin se nuk kemi kohë. Kurse nga salla dukej se ato brenda në dhomëzën e tyre bënin muhabet derisa pinin çaj”, thotë pacientë nëna e cila ka lindur pak ditë me parë në këtë klinikë, transmeton Infokusi.
Ajo tregon si në pamundësi për tu ngritur vetë për të ushqyer foshnjën i është dashur ta telefonoj dhe të gjejë infermiere nga klinikat tjera të QKUK –së të vijnë dhe ta ushqejnë atë. “Të vetmin shërbim të cilin na kryenin ato ishte pastrimi i varrës dhe ndërrimi i fashave, ndërsa gjatë shërbimit ato silleshin me një arrogancë të theksuar. Para së të na ndërronin fashat ato pyesnin, ‘a i keni ble fashat’?. Në rast së njërës nga pacientet nuk i rastiste të kishte afër ajo i drejtohej ‘qu dil e blej’ pa qarë kokën për gjendjen e rënde në të cilën ndodhej”, tregon ajo.
Kjo infermiere quhej Edona, siç e përshkruan pacientja, ajo ishte me syze dhe siç thotë L. G, për çudi ishte nënë e dy fëmijëve. Infermieret sikur ajo, siç shprehet e tmerruar nga ajo qe ka përjetuar në klinikën e gjinekologjisë, pacientja e cila pak ditë me parë ishte e shtruar aty për lindje, me apo pa dashje mund t’i sjellin vdekjen çdo dite nënave dhe foshnjave të tyre në këtë klinike, ndërsa askush nuk kërkon përgjegjësi.