Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Moti i ftohte dhe femijet...
Nana ju qe i keni femijet e vegjel ne qerdhe qysh po ja boni ne kete mot te ftoht. Une mezi pi zgjoj vajzen nga gjumi,o zot sa po me dhimet mi qit ne kete te ftoht. Tash i ka bo 1 vjet,po hala e vogel bre. Sa her qe e zgjoj thom vetmeveti jom ka ja ndaj rriten...Shum po vuaj besoni,kurr spo me hiqet prej menve,se di as qysh po punoj. Gjitha te mirat juve...
Ina Ani (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Ina, vajza jote eshte e vogel mos me flejt edhe nje here mbas ores 4, ashtu kane flejte edhe femijet e mi.. Ata kryesisht e kan bere nje sy gjume rruges duke ardh ne shtepi, pastaj ndoshta kan vazhdu gjumin edhe ne shtepi per 10-15 minuta tjere (nga cerdhja ne shtepi bej 20-30minuta), dhe pastaj jane zgju kan lujt dhe kan ngrene taman deri ne 7:30 i kam vnu ne gjume. Tani djali qe i ka 15 muaj, prap kerkon te bej nje sy gjume rruges dhe e vazhdon edhe pak ne shtepi. Kur femiu e ka gjumin eshte shume veshtire me ushqy. Ina, sa here ne jave e pastron? Cdo dite? beje nje orar, 2 here ne jave mjafton. Duart, fytyren natyrisht qe ia pastron cdo dite, dhe pjesen e pelenes sa here qe e ndron, mirepo komplet nuk ka nevoje. Gjate veres mua me ka ndodh ti pastroj edhe 3 here ne dite, mirepo dhe kjo tani kur e analizoj me duket e tepert. Merru vesh me cerdhen dhe thuaj le t\'ia organizojne gjumin qe te jete me e kthjellet kur e merr per ne shtepi..
Ina Ani (13 vite më parë)
Per mi qit,spo kam kohe kurr. Ka met e shkreta vetem shtepi e qerdhe. Tash dita e shkurt,kur pi marr po osht terr. Mram nuk e vnova ne gjum kur e morra, e qka ka ba tu qajt,deri e ushqeva deri e pastrova. Ne 7.30 e ka zan gjumi,veq shum ka qajt se dojke me flejt meniher. Spo di as vet qysh me ja ba...
*anika* *2* (13 vite më parë)
inna provo mos me qit me flejt hiq masi e merr prej qerdhes e ne ora 7 e gjys e qet per naten tash osht dimer ftoft dita osht e shkurt nuk osht heret me qit edhe ne ora 7egjys me flejt per naten e sa i perket ndryshimit te motit un nuk e kqyri kurr a osht ftoft a shi a bor per me dal me qiken qdo dit e qes edhe kurr nuk smuhet bile jom tu e lon pa dorza me qellim le te bohem edhe ma imun
Mokiii .. (13 vite më parë)
Ina ndoshta me mir mos me ve ne gjum . Provo mos e vej dej mbas ores 7 ne mbremje ... E ndoshta flen dej ne mengjes .. Mundohu me rregullu orarin se edhe per bebin do jet me mir edhe per ty me leht...
Ina Ani (13 vite më parë)
Une ndoshta spo di edhe mi menagju kohen. prej ores 4-5 e marr nga qerdhja varesisht ne sa e leshoj punen dhe komunikacioni. sa her e marr ne qerdhe mesusja me thot osht per gjum. provoj mi ushqy her han e her jo,edhe si ta qes me flejt flen deri ne ora 7. Mandej kur po zgjohet prap pi ushqej e laj e ndrroj po bahet 10 gati deri po flen. Mos mi vu ne gjum kur pi marr nga qedhja po me dhimet se pi shoh qe per gjum osht. Tash si ja beni ju me femijet tuaj. A osht ndoshta ma mir mos mi vu ne gjum kur e marr nga qerdhja dhe me prit deri ta fus ne gjum te nates?? Flm per keshillat e qmuara qe i jipni,ju pershendes,,,dhe ika per shtepiii :)
Mokiii .. (13 vite më parë)
une pajtohem me alketen dhe fitesen se femija duhet me provu qdo koh. duhet te vishet me rroba si pas kohes edhe gjithqka eshte ok ... une valla e qes sma nin .. skam nevoj me qu se qohet vet se ngihet gjum se ne ora 8 ai duhet te jet ne krevat me shum se 12 or nuk munet me fjet ... dej ne 7 se nuk flen me shum ... edhe ndonje here qe sdo me fjet une. dej me flen e la ne shtrat ne perjashtim te naj rasti ama ska me than spo flen dhe me lan te te rrin .. 8 ose 9 fmija ne gjum me ken ... besoj do zgjohet me koh ... shendet gjith voglusheve
Fitesa * (13 vite më parë)
Prandaj thashe, bie ne toke, tamam e shoh realitetin sado qe mundohem por ndonjehere me mashtrojne ndjenjat me te dobeta.. Ne fakt keshtu duhet te jemi, dhe mundohem te jem kryesisht. Sidomos ne raste me te ndjeshme, mundohem te jem sa me gjakftohte, e pasi te kalon ndonje krize atehere ligem. Dhe une skisha dashte t\'i privoj nga kenaqesite qe kemi pas ne si femije.. kemi dal ne te ftohte e ne te nxehte e jemi kenaqe.. jemi shume te forte.. e keshtu bej edhe me femije.. sa isha ne pushim te lindjes me djalin, vajzen e kam mbajt kryesisht ne shtepi.. e kemi dal neper lagje kemi shetite ne bore e ne shi e ne fryme .. e edhe ne lloq une e kam lon :).. tash edhe djalin duhet me msu njejte.. :).. hallall,, vertete duhet te vetedijesohemi e te dijme qe \"Kohe te keqe nuk ka, ka rroba (veshje) te keqe (jo adekuate)\". kshtu eshte nje thenje skandinave.. :)
Art A (13 vite më parë)
Alketa edhe une e respketoj kete mendim tanin perpara sa jom kim pa fmi u qojsha 12 ose 1 e kur shkojsha ne fakultet ne mengjes thojsha krejt dita mu prish po tash e kom pa qe skish ma mire se mu qu per cdo dite ne mengjes edhe femiu im e ka orarin si diten ashtu edhe naten kur me flejt kur mu qu veres e ka pas 8-8.30 mas largti me flejt e tash dimrit se edhe u rrit pak ja kom zgjat 9-9.30 se Mengjesi shum i ftoft e me flejt ma shume pak si ky si une se sbohet :P
(13 vite më parë)
Fitesa, falemnderit per bindjen ndaj meje. Une noshta dukem ktu si e pa shpirt pak shaka, po jam ni njeri realist. femija ka me u rrit qysh jam rrit une ne bore e shi e ftohte besa ne lloq deri te gjujt kam met pa i shti kta te mite, edhe kit far pune kam me ua kry, po mu me vjen qudi me nana qysh kompleksaven, bonja hyzmetin qysh thojne shqiptart, vallai me emen t\'zotit ska qare pa u rrit si duhet. une shume strikte jam me femi, orari i gjumit e i ushqimit respektohet, edhe i lojrave edhe i hajgareve, po per gjume kam qene gjithmone strikte edhe kurr skam pas problem me ta perveq sa kane qene 3 mujsh me ngerce e kshtu, perndryshe 8-7 ata standard ne shtrat jon. osht ma mire per krejt njerzit mu zgju heret, dita shkon ma mar,jeta ma mar.
Ada Rejana <3 (13 vite më parë)
Ina vajza ime esht nje javshe un veq sa u ktheva prej kshillimores sa i perket per te ftoft ajo me porositi gjdo dit ta qes jasht diten e par 15 min diten e djy gjysme ore e kahtu me radh nese nuk mjna me qit kash me qit me fjet ne ballkon e kha ku jetoj on esht koha shum e ftoft qitash -6 po shum klima e ftoft per beba tha dej -10 munen me dal e per fmi mate rritue nermal edhe ma ftoft kur o veq qka behet me o fort hiq mos eki dert
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Ina femijet eshte mire te mesohen edhe me temperaturat e uleta. Mos u merzit se me te forte behen. Edhe zgjimi i mengjesit eshte nje regjim i mire. Mjafton qe ti beje te plota oret e gjumit.
Fitesa * (13 vite më parë)
Ina Ani, une para ores 19:30 e vej djalin ne gjume, ndersa vajza ndodh ndonjehere kur te kemi ndokend vazhdon deri ne 20:30 - 21:00.. flejne deri te nesermen ne mengjes kah ora 6:15 kur i zgjoj ngadal ose zgjohen vet. Diten flejne ne cerdhe.. dhe keshtu. Ne mengjes, i sjell rrobat qe do ia veshi ate dite.. i marr i pastroj fytyren ne banjo dhe i shperlaj pjesen e poshtme nga pelena.. i ndroj ne dhomen ku kemi fjet, dhe i veshi. Vajza ndodh qe ndonjehere kerkon te vesh dicka tjeter.. Veturen here e ndezim me heret qe te nxehet pak, e here jo.. varesisht sa arrijme..Ne ulese i uli dhe i lidhi pa jakne, pastaj iu veshi jaknen mbrapsht.. e pastaj po te kete nevoje edhe nje plaf (qebe) iu hedh permbi. Vetura po nxehet shpejt dhe spo kan nevoje as per jakne...Te cerdhja kemi parkingun shuem afer deres se hyrjes.. dhe drejt ne cerdhe aty e kan nxehte dhe keshtu :)
Fitesa * (13 vite më parë)
Alketa, vetem desha te them qe shpesh kur lexoj komentet tua \"bie ne toke\".. Jam e sigurt qe do te ishe nje doktoreshe shume shume e zonja. Nga natyra jote e vendosur, rezultati prej nje dr. te shkelqyer pa dyshim do te ishte shume i madh. Hallall.
(13 vite më parë)
ne ora 8 ne mramje femija duhet me qene ne gjume. deri ne ora 7 te mite flene, dhe zgjohen vete, besa nganjehere zgjohen para meje...\\i ftohti si bene asgje dem, femija ka me jetu edhe koheeee te gjate anadaj ka mi perjetu te ftohtit si tani si me vone...njelloj, e vesh me maice te brendshme, pixhama, pantollona nje pulover pak me te trash, mondin kapelen, qizmice per dimer.ska si nerth. une kshtu cdo dite i veshi femijte e mi.
Hana_ Hanushe (13 vite më parë)
Edhe une njesoj Ina, ne ora 6:30 po e zgjoj shpirti po me dhemb, po tash po e ve ne gjume ne ora 8 me shprese qe do te ngihet gjume zemra e nanes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?