Skena rrëqethëse rrëfejnë nënat e reja në qendrën klinike universitare të kosovës, (qkuk). Dëshmitë vijnë nga reparti i gjinekologjisë, ku pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ato qëndrojnë së bashku me foshnjat e tyre.
Pas operacioneve shpeshherë tepër të ndërlikuara të cilat rezultojnë me fatalitet, grave u nevojitet trajtim intensiv, prandaj stacionohen aty ku kujdesi do te duhej të ishte maksimal. Por për çudi këto nëna pas operacioneve në vend që t’i gëzohen shpëtimit të jetës se tyre së bashku me foshnjat, ballafaqohen me ferrin, shkruan “ina”.
Ato shpesh neglizhohen nga stafi mjekësor. Janë të detyruara të ngrihen kur dëgjojnë klithmat e foshnjave të tyre të pa ushqyera, të pa pastruara, të zverdhura nga ftohti duke sfiduar vdekjen që në orët e para të lindjes, për të mos i lëne nën mëshirën e fatit.
Pacientja l. G., e dalë vetëm pak ditë nga spitali, rrëfente se si foshnjës se saj i ishte shteruar zëri për orë të tëra duke qarë, ndërsa personeli as që interesohej për të.
“thirrjes sime, nuk i përgjigjej asnjëra prej dy infermiereve të cilat ishin të mbyllura në dhomën e tyre, nga ku nuk dilnin me orë të tëra. Edhe nëse rastisnin atypari ndonjëra nga to, përgjigjeshin se nuk kishin kohë”,-thotë ajo, siç transmeton infokus.
Nje e aferme e imje ka lind para 7 viteve Qkuk dhe lindja e saj ishte e pamundur te behet normale pasi beben e kishte me koke lart dhe beba ishte shum larg dmth qdo min asaj I shkonte me largdrejtim te lukthit dhe mjeku fr I ka than shko Qkuk se kshtu esht problemi yt ajo ka shku 2 dit ashtu e kan lan me dhimbje pa e marr askush djali ja ka pi ujin dhe ka njejt 6 jav ne spital pas lindjes pasi ka ardh shpi mas 2 jave prap ka shku si pasoj e asaj lindje e gjith mjekimeve te bebes I ka mbledh infeksion ne pjesen e gjurin ja kan be operacion dhe soot aj fmi esht7 veqe ka nje shenj temadhe ne gju si pasoj eoperacioni dhe veres e pyetshin fmija qka ke ne kam aj thojke mka hanger nje qen kur jam kan I vogel kshtu I kishte then mami
Jo pse me hjek postimin sipas mendimit tim esht shum postim i mir sespe kto genjeshtra sjan krejt te verteta e kur e din se si jan personali ne ket spital pse shkojn ateher per te lindur ne QKUK ??
Se ato motrat qe nuk ja vlen me i than motra jan te pashpirta se neser juv vjen dita e behen vet nena por nuk mendojn me larg e as mjeket e as kerkush nuk interesohen per pacientat e per femijet e vegjel..
Un ketu jam ne Gjermani veq kur te vjen koha per e lind edhe mazagja t bajn e tkqyrin qe ska ku shkon ma miir edhe pse jemi te huajt e ne Kosov shqiptari shqiptarin ka qef me pa tu vdek e si ndihmon kerkush..
esht mir ket artikull me shpernda te gjitha neper fejsbuka e let abhet emadhe sikur shum raste qe po bahen te medha permes shperndarjes un jam te shpernda ne fejsbuk edo ti lusja te gjitha nenat at shperndajn mos te tolerojm veq ishalla nuk shkon ne vesh te shurdhur
E tmerrshme! Duhet te u vie turp per papergjegjesite e tyre e aq me turp te kene nga manteli i bardhe dhe emri i tyre i shenjte \"moter\" qe ua kane dhene pacientat!
Une kam pasur fatin e madhe qe dy vajzat e mia i kam lindur ne Gjermani njeren para 22 e dy vitesh, tjetren para 17 vitesh dhe sot e asaj dite e falenderoj Zotin qe ma dha mundesine te keme fatin t\'i lindi atje se perndryshe do te ishim te vdekura une bashk me vajzen e madhe, ndersa e dyta nuk do te kishte pas rast te vinte ne kete jete! E theme kete per vete faktin se gjendja ime ka qene shume e rende dhe kam qendruar per 1 muaj rreshte ne ate klinike ku pas lindjes me operacion gjendja ime dhe e foshnjes u keqesua tej mase, sa qe une humba vetedijen, pata gjakderdhje te madhe ku u desh 3 lt gjak te me ipen dhe tensioni i gjakut shkoi shume lart, bashk me temperaturen! Kujdesi i tere stafit mjeksore ka qene sikur une te isha vajza e ndonje Presidenti e jo qe isha nje qytetare e thjeshte apo nje azil kerkuese!
Me lot ne sy e lexova kete artikull dhe padyshim ndieva dhembje per ato nena sepse e di shume mire se ne cfar gjendje eshte shendeti i tyre bashk me foshnjat. Mjekeve tane dhe motrave medicionale jo qe duhet tu vie turp nga mantelat e tyre, por ata duhet denuar dhe suspenduar!
Ky eshte tmerri i Kosoves sone! Ku jo vetem politikanet luajne me jeten e qytetareve por fatkeqesisht te gjithe ata qe i kan zene postet pa merita!
nena edhe ne pej kur te shkojsh me lind vetem nese ke para se kush nuk e ktthen kryet pas teje.un lindjen e par e kam kryer ne pej por deri sa nuk i kam jep paret mjekut as nuk um ka tregu a je per lindje a jo.pastaj ja dhash paret dhe u kujdes mjeku shum mir me mua.nje grua qe ke para meje ne pranim u shkruajten te blejn dorza e shum gjera te tjera.pastaj deshen te me shkruaj dhe mua por mjeku tha jan te gjitha ne spital.a e sheh qfar roli luaan paraja ne spitalet e kosoves.tash qe 2muaj linda ne istog oo zot sa te mira kan qen motratt me mua sepse kam lindur veq me mamia pa doktor.kan qen te shkelqyeshme shum te sjellshme.un jan penduar shum qe lindjen e par e kam kryer ne pej.ta kisha dit isha shku ne istog.ju dua shum nenaa.sidomos ty lavdije je shum e mirr
Bash teme me ven ska nevoj te fshihet kjo teme mua me peqej dhe me mua jan sjelle keq gjat abortit por skam desht te shkuraj kam pa shum raste se qka po ndodh atje nuk ja vlen te mbahn fshehur duhet te tregohen keto raste dhe un kur te kam koh do te shkuraj nuk eshte dqiak shum keq poor per mua ne ato momente ka qen shum shumm tragjikke..ju pershendes.
ma mir eshte me dite cka po ndodhe e me qen te pergaditura nanat e me gjet naj interevenim emos me shku si hutajka thu je setojn ne gjermani une per veten teme kam ndi shume ksi raste edhe skam lan njeri pai thon mem kqyr edhe kam kalu mire
Pse te fshihet kjo tem me mir gjitha le ta din qfar ndodh ne qkuk e mos te shkojn aty me perjetu ksi tmerre zoti ju ndihmoft atyre qe kan me lind ne qkuk kurrrr na mend skem mu mbusha se skem shpirt e dojna veq lekun ski pare tlajn me vdek qaty
Cte keqe ka nese nenat pas operacionit rrine ne nje dhome me femijen??? Keshtu ndodh ne te gjithe boten dhe kjo eshte gjeja me e mire. Edhe une ne dhome e kam pasur djalin qe nga momenti I lindjes e deri sa dola nga spitali. Per pjesen tjeter, jam dakord qe eshte krim dhe sensibilizohem me ju. Dhe ne vend qe ti fshini keto postime, une mendoj qe duhet ta ngrini zerin fort qe keto raste te mos ndodhin me.
Vassa mos e merr si ofendim ama edhe ti et meqense koke shtatzane din sa e ndjeshme je besoj qe edhe ky postim i prek disa ma shum se tjerat ty te deshiroj nje shtatzani te mbar dhe nje bebe te shendosh e te hajrit ishalla edhe lindjen e ki te leht e kalon mire
Sara pajtohem me ty me nje aspekt por duhet te shkojn pak te pergaditura psiqikisht mos tju vie e papritur sjellja e disave Jo te gjitha jan te kqija ka edhe te mira kshtu qe ju qe jeni shtatzane dhe prisni te lindni mos qano koken si sillen e qka bojn mendoni se do sjellni ne jet nje bebe dhe gjith bota esht e juaja
Ju kisha lut mos publikoni ma qisi de ka plot nana qe jan ne prag te lindjes dhe kan me shku ne qkuk mos i tutni nanat e reja qe e nan fmin e par se gjynah prej tyre edhe mos i boni me ni veten keq e mi pas met qatu shtatzani osjt ni gje unike nje mrrekulli qe veq na femrat allahu naj dha mundsin te perjetojm kit knaqsi... andaj stop mos qitni ma ksi tregime....
Pas operacioneve shpeshherë tepër të ndërlikuara të cilat rezultojnë me fatalitet, grave u nevojitet trajtim intensiv, prandaj stacionohen aty ku kujdesi do te duhej të ishte maksimal. Por për çudi këto nëna pas operacioneve në vend që t’i gëzohen shpëtimit të jetës se tyre së bashku me foshnjat, ballafaqohen me ferrin, shkruan “ina”.
Ato shpesh neglizhohen nga stafi mjekësor. Janë të detyruara të ngrihen kur dëgjojnë klithmat e foshnjave të tyre të pa ushqyera, të pa pastruara, të zverdhura nga ftohti duke sfiduar vdekjen që në orët e para të lindjes, për të mos i lëne nën mëshirën e fatit.
Pacientja l. G., e dalë vetëm pak ditë nga spitali, rrëfente se si foshnjës se saj i ishte shteruar zëri për orë të tëra duke qarë, ndërsa personeli as që interesohej për të.
“thirrjes sime, nuk i përgjigjej asnjëra prej dy infermiereve të cilat ishin të mbyllura në dhomën e tyre, nga ku nuk dilnin me orë të tëra. Edhe nëse rastisnin atypari ndonjëra nga to, përgjigjeshin se nuk kishin kohë”,-thotë ajo, siç transmeton infokus.