E kam vajzen 1 vjeçe dhe qe 3 dite ka barkqitje te medha, del 3 - 4 here ne dite jashte dhe shume holle dhe me ngjyre te verdhe (me falni ne shprehje), por nuk di ndryshe si te ja u spjegoj. Mbreme e mata dhe peshen e kishte vetem 8 kg, jam tmerruar kur e kam pare!
Ju lutem me ndihmoni çfar te bej sepse eshte femija im i pare, ju pershendes shume.
Diana(15 vite më parë)
Diana(15 vite më parë)
Pershendetje Blerta, kam shku ne barnatore edhe e kam pyt me me jep dicka per barkqitje edhe mbas 2 dite krejt i ka kalu, edhe normal tu u mundu me i dhone banane, oriz, patate, etj, i kaloj shume shpejt, ju faleminderit shume te gjithave.
Blerta(15 vite më parë)
Tung po mundesh me i dhon edhe banane, une e kam djalin 7 muajsh, e shpesh e qet barku qashtu si ti jap banane menihere e ndryshon provoje edhe me banane ndoshta i ndihmon, tung klm ishalla i kalon.
Vjosa(15 vite më parë)
Dergoje sa me shpejte te mjeku qe te dihet arsyeja e barkqitjes. Çaji i levores se sheges edhe nje mrekulli. E vlon ujin edhe levoren (pjesen e jashtme te sheges) e qet ne uje te vluar dhe e mbulon e len deri sa te leshon, pastaj e kullon, i qet sheqer sipas nevojes, dhe te vaket ja jep femijes me e pi. Ky çaj eshte natyral dhe e ndalon barkqitjen automatikisht. Mjafton nje filxhan, me mire eshte me qene ma e forte e ne sasi me pak.
Emi(15 vite më parë)
Diana, tash mu kujtua, kur ka pas djali im barkqitje pediatri me ka thane me i dhane çaj te kaçes, jepi me zor se nuk e ka shijen shume te mire, por tek une ka pas efekt.
Emi(15 vite më parë)
Diana, dergoje tek mjeku sa me pare mos prit ma shume se nga barkqitja mund te humb shume lengje. Sherim te shpejte vajzes.
Pershendetje nena te dashura.