Uthulla e mollës nuk i përket vetëm kuzhinës. Ajo mund të përfshihet shumë lehtë edhe në përditshmërinë tuaj të bukurisë. Uthulla e mollës është e mirë për shëndetin dhe look-un tuaj. Ajo ndihmon tretjen e ushqimeve, tonifikon dhe zbardh lëkuren dhe u jep shkëlqim flokëve.
Shpëlarja e flokëve me uthull molle
Acidi acetik i uthullës së mollës heq mbetjet dhe forcon flokët. Ajo eliminon bakteret, heq zbokthin nga lëkura e kokës dhe u jep shkëlqim flokëve. Tonifikon lëkurën
Njomeni në uthull pak pambuk dhe lyeni me të pjesën “T” të fytyrës (hundën, ballin). Ajo parandalon skuqjen dhe aknet e padëshirueshme.
Banjo me uthull molle
Hidhni uthull molle në ujin e banjës së këmbeve për të qetësuar fryrjet e këmbeve në fund të ditës dhe për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të këmbëve.
Për zbardhjen e dhëmbëve
Shpëlani gojën me uthull molle në mëngjes dhe në mbrëmje për heqjen e njollave, zbardhjen e dhëmbëve dhe për eliminimin e baktereve që shkaktojnë erën e pakëndshme të gojës.
Për të mos u dukur variçet
Uthulla e mollës stimulon qarkullimin e gjakut dhe pengon fryrjen, duke i bërë enët e gjakut të duken më pak.
Ul njollat ngjyrë kafe
Uthulla e mollës përmban sulfite që luftojnë efektet e moshës, duke i bërë të duken më pak njollat boje kafe, kësisoj duke e bërë lëkurën më të bukur.
Hidhni uthull molle në vaske
Hidhni uthull molle në ujin e vaskës dhe lëreni ta çlirojë trupin tuaj nga toksinat. Ajo ju hidraton dhe tonifikon.
10 kg molla te egra, i bluan ne blender, pastaj i hedh ne ene te shendeteshme te quajtur chingo i mbulon me uj mollat dhe keto i pregadit vetem ne sezonin e veres duke i lene ne diell per 3 muaj, enen e mbulon me nje mahrame dhe ne nderkohe mahramen e nderron disa here per shkaqe higjenike.heren e fundit mamit tim nuk i eshte be e mire, tha qe as vet nuk e din ku e paska gabuar, por ne pergjigthesi keshtu eshte receta.
Po patjeter Gerta aspak merzi bile me kenaqesi.une neser e pyt saktesishte mamin tim dhe te jap receptin, vec e di qe mollat i mban te mbuluara per 1 muaj apo me shum ne ballkon me nje ene te madhe ne diell te qendrojn, pak a shum kjo eshte neser ose pasneser te shkruaj sakt:)
Me nder qofsh. A mund te lutem qe ta pyesesh mamin se si behet vet kjo uthulla e molles? Sepse une e kam shume merzi te perdore gjera te fabrikuara, e gjithmon zgjedh menyren bio natyrale kur me ipet mundesia. Nese nuk te bezdis te tregon te lutem.