Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sarilliku i zi

oj nena miremengjesi me tregoni se si thirret ne gjuhen e mjeksis sarelliku i zi ju persh te gjithave

Essa Esiii (13 vite më parë)
Essa Esiii (13 vite më parë)
flm shume shume amalia
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Hepati viral (verdhëza) Dr. Hysen demelezi, pediatër Fjala hepatitis nënkupton inflamacionin e mëlçisë pa e përcaktuar shkakun specifik. Verdhëza është një sëmundje ngjitëse akute e traktit tretës. është e përhapur në gjithë botën. Në kosovë sëmundja ka formë endemike dhe shpërthen kohë pas kohe si epidemi e lokalizuar, si rezultat i kushteve higjienike-sanitare jo të kënaqshme veçanërisht në zonat rurale. Shkaktarët e hepatiteve janë të ndryshëm: bakteret, virusët ose parazitët. Mëlçinë mund ta dëmtojnë dhe shkaktojnë pezmatim edhe toksinat kimike si alkooli, barërat ose kërpudhat helmuese. Për epidemiologjinë bashkëkohore hepatitet virale janë me rëndësi të vaçant. Ekzistojnë së paku pesë lloje të hepatiteve virale por më të shpeshta janë hepatitet e shkatuara nga virusi a, b dhe c. Shkaktarë të mundshëm të hepatitit janë edhe virusi d, e etj. Hepatiti a (hepatiti infektiv, hepatiti epidemik) Forma më e zakonshme e hepatit që prek më shumë fëmijët e dhjetëvjeçarit të parë është hepatiti a. Shkaktohet nga virusi i hepaitit a (hav), i cili gjendet në feçet e të sëmurëve. Përhapja: Përmes ushqimeve të kontaminuar (uji, qumështi dhe ushqime tjera) dhe Kontaktit të drejtpërdrejtë me të sëmurin Në shumicën e rasteve sëmundja është pa shenja (vetëm 10% e fëmijëve nën 6 vjeç paraqesin shenja tipike të sëmundjes) dhe shumë shpesh mund të kalohet edhe pa u diktuar fare. Nuk shkakton sëmundje kronike të mëlçisë. Hepatiti b (hepatiti i serumit) Shkaktohet nga virusi i hepatitit b (hbv). Hbv mund të shkaktojë spektër të gjerë simptomash duke filluar me dobësi të përgjithshme, mungesë oreksi, të përziera, deri në hepatit të rrufeshëm. Rreziku i zhvillimit të një hepatiti kronik është i lartë. Përhapja: Me gjak dhe, nënprodhimet e tij dhe lëngje të tjera të trupit si sekrecionet e ndryshme pështyma, sperma, sekreti vaginal Me transfuzion të gjakut të kontaminuar Me marrje parenterale të barnave (shiringat për drogë, hemodializë, akupunkturë, tatuazh) Me kontakt me bartësit (aktiviteti sexual me persona të infektuar) Bartja nga nëna e infektuar te i porsalinduri Hepatiti c Virusi i hepatitit c (hcv) përhapet me kontakt direkt me gjakun e personit të infektuar. Simptomat e sëmundjes mund të jenë shumë të ngjashme me ato të hepatitit a dhe b. Pjesa më e madhe e të sëmurëve zhvillojnë hepatit kronik i cili përparon shpejt drejt cirrozës (dëmtim i rënd i mëlçisë) ose kancerit të mëlçisë. Përhapja: Me gjak dhe nënprodhime të tij Lëngje të tjera të trupit Diagnoza Hepatitet virale mund të diagnostikohen duke u mbështetur në klinikën, të dhënat epidemiologjike dhe laboratorike. Nga të dhënat laboratorike rëndësi të madhe ka detektimi i ndryshimeve në gjak, urinë dhe feçe. Shenjat dh simptomat Hepatiti, në stadet e hershme, mund të shkaktoj shenja rrufe, si: Dobësi të përgjithshme Temperaturë Dhimbje muskulore Humbje oreksi Neveri dhe vjellje Barkqitje Në shumë raste sëmundja mund të kaloj pa u diktuar fare (pa shenja). Fëmijët me hepatit a, zakonisht kanë simptoma të lehta ose nuk kanë fare. Nëse hepatiti progredon, simptomat na orientojnë për dëmtim të mëlçisë me këto manifestime: Zverdhje të lëkurës dhe mukozave Dhimbje abdominale Shije të hidhur në gojë Urinim me ngjyrë të errët Feçe pa ngjyrë, ose \"ngjyrë argjile\" Infektueshmëria Hepatiti a, hepatiti b dhe hepatiti c janë të gjithë infeksioz (ngjiten). Parandalimii Në mënyrë të përgjithshme, për të parandaluar hepatitin viral duhet: Mënjanimi i kontakteve me individ të sëmurë Zbatimi i rregullave higjienike (edukimi i komunitetit mbi higjienën personale-larja e duarëve pas tualetit dhe para ushqimit) Sigurimi i ujit higjienik për pije-klorifikimi i puseve dhe ujësjellësve lokal Mënjanimi higjienik i mbeturinave shtëpiake Dezinfektimi i vazhdueshëm i mjeteve, objekteve dhe gjësendeve që kanë mundur të kontaminohen me shkaktarin e sëmundjes Shmangia e kontakteve seksuale me persona të infektuar ose me histori të panjohur shëndetësore Vaksina kundër hepatitit a është e disponueshme dhe rekomandohet për personat me risk të lartë në punë (personeli mjekësor dhe personeli që kujdeset për fëmijët); personat që udhëtojnë në vendet endemike etj. Këshillohet të bëhet pas moshës 2 vjeçare. Vaksina kundër hepatitit b është e obligueshme në vendin tonë. Këshillohet përdorimi në ditët e para të pas lindjes dhe e përsëritur në moshën 2 e 4 mujore. Fatkeqësisht, nuk ka vaksinë për hepatitin c. Zgjatja Për hepatitin viral, periudha e inkubacionit (prej momentit të infektimit deri te manifestimi i sëmundjes) ndryshon varësisht nga virusi që shkakton sëmundjen: Për hepatitin a, periudha e inkubacionit është 2 deri 6 javë. Për hepatitin b, periudha e inkubacionit është midis 4 dhe 20 javë. Për hepatitin c, periudha e inkubacionit llogaritet të jetë 2 deri 26 javë. Hepatiti a zakonisht është aktiv për një periudhë të shkurtër kohore dhe me shërimin e tij, ai nuk bart më virusin te të tjerët. Praktikisht nuk njihen raste kronike nga hepatiti a. Pothuajse të gjitha rastet me hepatit a shërohen plotësisht për disa javë ose muaj. 85% deri 90% e pacientëve me hepatit b shërohen plotësisht për 6 muaj, pa komplikacione. Megjithatë, 75% deri 85% e të infktuarëve me hepatit c nuk shërohen plotësisht dhe është i mundshëm vazhdimi i infeksionit për kohë të gjatë. Te personat me hepatit b (përqindja që nuk shërohet plotësisht) ose hepatit c te të cilët vazhdon infeksioni, mund të zhvillohet hepatiti kronik dhe ciroza e mëlçisë (shkatërrimi i strukturës së mëlçisë). Disa persona me hepatit b ose c mund të mbeten bartës tërë jetën dhe mund të përhapin virusin te të tjerët. Trajtimi Kur simptomat janë të rënda ose testet laboratorike tregojnë për dëmtim të mëlçisë, nganjëherë është e domosdoshme që hepatiti të trajtohet në spital. Këtu kemi një paraqitje të shkurtër të trajtimit të disponueshëm për hepatitet virale të ndryshme: Nuk ka medikamente për trajtimin e hepatitit a. Mjekimi është mbështetës (kundër shenjave). Hepatiti b nganjëherë duhet të trajtohet duke përdor medikamente. Disa barna janë të aprovuara për përdorim te të rriturit, por në fëmijë nuk janë vërejtur rezultate kurajuese. Trajtimi i hepatitit c është përmirësuar me zbulimin e medikamenteve të reja të aprovuara për përdorim te të rriturit. Vetëm një nga këta është i aprovuar për përdorim te fëmijët. Një bari tjetër më efektiv është i disponueshëm për fëmijët në disa qendra hulumtuese. Fëmijët me hepatit të lehtë mund të trajtohen në shtëpi. Me përjashtim të përdorimit të tualetit, ata duhet të pushojnë në shtrat deri sat të tërhiqet temperatura dhe zverdhja dhe të përmirësohet oreksi. Fëmijët duhet të marrin sasi të pakta dhe të shpeshta ushqimi dhe lëngjesh me shumë kalori (p.Sh ajkë qumështi). Ata gjithashtu duhet të hanë ushqime të shëndetshme të pasura me proteina dhe karbohidrate dhe të pinë sasi të mjaftueshme uji. Kur të kërkohet ndihma e mjekut? Kërko ndihmën e mjekut nëse fëmija juaj: Ka simptoma të hepatitit Ka qenë i ekspozuar me fëmijët të tjerë të sëmur Nëse ju tashmë e dini se fëmija juaj ka pas hepatit, kërkoni ndihmën e mjekut nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, të cilat mund të jenë shenja se gjendja e mëlçisë është duke u rënduar: Konfuz ose përgjumje ekstreme Ekzantema (njolla) në lëkurë Kruarje Kërko ndihmën e mjekut nëse oreksi i fëmijës tuaj është keqësuar, ose nëse ka të përziera, të vjella, diarre, ose zverdhja është duke u theksuar.
Essa Esiii (13 vite më parë)
po hepatiti a dhe b nese e ke mund tekaloj ne c apo me qato qe infektohesh ne fillim veq qato e ke ne trup nese ke info edhe per qeto me trego amalia
Essa Esiii (13 vite më parë)
flm shume amalia per info
(13 vite më parë)
Vetëm uroj që askush mos të ket këtë virus të rrezikshëm
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Hepatit c qenka verdheza e zeze (hepatiti c, ose sic njihet ndryshe edhe verdhëza e zezë, është një nga viruset më të rrezikshëm, i cili shpeshherë nuk kursen as jetët e njerëzve)
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Jane tri lloje te verdhezes, hepatiti a, b dhe c. Nese nuk gaboj qeti c i thojne i zi, ama sjam e sigurte :|

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?