Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Karakteri i femijes
Pershendetje nena, uroj te jeni mire, ju dhe familjet tuaja..
Une kam dy vajza, nje 5 muaj e gjysem, dhe nje tjeter pothuajse 15.. Tani po mendoja per karakterin e tyre..kam degjuar qe femijet e shfaqin karakterin e tyre qe bebe te vogla.. Une ngaqe i kam te dyja te vogla akoma se di a do ndryshojne me vone.. Vajzen e vogel seshte se e dalloj shume, por e madhja eshte shume tip i pavarur.. Ndoshta eshte akoma e vogel por sme ngjan me femijet e familjes e fisit qe mbaj mend.. Psh nese i thua gjithe emocion hajde bejme kete gje (dicka qe te gjithe femijet do e pelqenin) nuk ta var hic..nuk nxitet fare.. Nderkohe te njejten gje e ben vete kur i teket me she qejf.. Ose psh i bej une dicka me lodrat, nuk e pelqen fare, me mire luan vete.. Perseris ndoshta eshte e vogel dhe do ndryshoje pastaj..
Do doja te dija nga nenat qe i kane femijet pak me te medhenj se si ka ndyshuar karakteri i tyre gjate disa viteve, a kane ndonje karakteristike qe ia keni vene re qe te vegjel dhe e kane akoma shume te theksuar, etj :)
Ina ** (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Ina, tani po lexoj kete postimin tend. Keshtu e kisha dhe e kam akoma Irsen time :). Eshte pothuajse pikerisht ashtu si e pershkruan ti Isren :).. dhe nuk ma merr mendja qe do ndryshoj. Ka karakterin e formuar qe tani. Di cka do dhe e di sa dhe kur e do. Nuk kane efekt nxitjet e tjereve per ta ofruar apo per ta mashtruar. Jo jo, me perpara mashtrohem une se ajo (bie fjala). Sapo mendon qe i theve mendjen, jo, eshte e vendosur ne mendjen e saj. I ka shume te klasifikkuara deshirat. Natyrisht qe femijet ndonjehere kane \"kriza/shkrirje..(Meltdown)\" si kunderpergjigje kur dojne dicka tjeter dhe deshirojne ta humbin vemendjen ndaj asaj gjeje.. mirepo ne pergjithesi i ka shume te kjarta. vazhdimisht me duhet te jem syhapur dhe te di sakte cka te ndermarr po qe se ka kerkesat specifike ndaj dickaje.. vertete eshte person i formuar qe tani
Ina ** (13 vite më parë)
Po Abesa, njesoj e kane daten :) edhe kjobe imja me moshataret eshte e dashur, sa nuk thyen dhembet duke u shtrenguar per ti dashur e puthur,edhe me motren e saj ashtu ben, por me shqeteson pak fakti qe eshte indiferente, qe nuk nxitet, etj.. Theksoj ndoshta eshte edhe e vogel, dhe une vete nuk e kam shtyre, psh ti them haje se ta ha motra ushqimin.. Por kur i thote dikush, psh mami im, le qe si behet vone, por edhe te shikon sikur te tall :))
*anika* *2* (13 vite më parë)
Ina un e kom qiken ne moshen e njejt me tenden me duket edhe daten e ka te njejt te lindjes nes nuk gabkhem (09.03) e imja eshte qdo her e buzeqeshur flet me te gjithe ju shkon te gjitheve po ta ndegjoj zerin e frmijeve gezohet pa mas ndoshta qe skemi femij ne shtepi I mungojn poor po preku ndonje femije gjerat e saj do ti ndegjohet ulerima e saj ne gjithe pallatin haha ta tregoj nje rast e ka nje shoqr djalin 2vjet me imadh se kjo edhe I thash un qee merrni lodrat ja u blejta ai me I madh kuptohet I kapi me perpara skam ditur gje vetem kur ja kam pare doren e kesaj times mbi flokt e atij ja shkuli floket pse ai I kapi lodraat ai I shkreti sbente zee e me lodrat ne shtepi luan vet ja kam mshefur pothuajse te gjitha se kur shihte shume me asnje nuk luante tash ka llaptop loder at e pelqen liber me kafsha por ajo libri eshte nga druri edhe ka do lodra qe zhvillojn logjiken nuk di si ti lershkruaj e a do nddrroj karakteri I saj a jo nuk e di mua me pelqen kshtu e dua kur din ti mbroj gjerat e veta harrova te cek qe edhe mua sguxon te me ofrohet askush haha e zgjata shum komentin me falni
Ina ** (13 vite më parë)
:) edhe une kam menduar ashtu, se e kam vuajtur shume ndjeshmerine, por tani them me mire nje zemer te bute :)
Ina ** (13 vite më parë)
Emi, vetem nje ose dy muaj zgjati xhelozia, tani e do shuuume :) nuk rri dot pa te.. nuk guxon tia preke njeri.. keto qe them une i ka kur eshte vetem, pa lidhje me motren :)
Ami <3 (13 vite më parë)
Normalisht qe jo,por te pakten mu duk te fote eshte me mire se te dobet!
Ina ** (13 vite më parë)
Ami as ata njerez nuk jane aq e forte e rehat sa cduken :)
(13 vite më parë)
Ina keto sjellje i ben edhe nga xhelozia edhe i shpreh ne kete menyre,une e kam pas djalin shume te urte para se ta beja vajzen,por pas lindjes se saj ka ndryshu komplet.u be mee agresiv,rrinte me shume me babin e vet..diference i kane 19 muaj me vajzen,,tash smund te them se ka ndryshuar krejt,por disa sjellje po..da te rritet edhe pak goca e vogel do te lozzin bashke
Ami <3 (13 vite më parë)
Hahaha.Une valla dua qe te jet me e pavarur.Une kam vuajtur shume se kam qen me e ndjeshme dhe me e varur nga prinderit.Motra i ka 2 djem te ndryshem ne karakter,njerin si une dhe tjetrin si vet ajo.Dhe beso me shume kisha dashur qe femija ta ket zemren e fort e te jet i vendosur dhe te dij situatat ti kthej ne favor te tij apo saj.Gjithmon ia del ai njeri me ket karaker,asnjeher nuk behet i keq.
Ina ** (13 vite më parë)
Ami ashtu kam pasur vajzen e madhe deri pasi mbushi nje vjece...vetem qeshte, rrinte me te gjithe, etj.. Me vine filloi te Zgjidhte shume, psh jane disa goca te pallati, qe sa e shohin i sulen ta puthin..nga ato 2,3 i ka qejf, tjerat nuk i \'perfill\' hic..
Ami <3 (13 vite më parë)
Une e ka vajzen po aq sa ti te dyten.Eshte e ndjeshme,ka deshire per vemendje,eshte shume e levizshme(e gjalle si thojm) dhe e dashur,me cdo kend qesh.Eshte e vogel normalisht por keto jane karakteristikat qe i kam vrejtur deri me tani,,,,dhe si duket do jet dhe nervoze paksa...heheh
Ina ** (13 vite më parë)
21 muaj kam dashur te them, se jam me tel..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?