A ka ngelur shtatzene dikush ne kete muaj dhe moshe ju lutem?
Ka ngelur kush nga ju shtatzene 24 vjece ne muajin dhjetor? nese keni ndonje te aferm qe ka ngelur shtatzane ne ket muaj dhe moshe ,ju lutem mund te me tregoni cfar gjiniet u ka dale bebi. faleminderit shume
Psh une kur fillova te provoj per shtatzanine e dyte ju kam lutur te madhit zot kado qe jam sillur qe ta kem vajze, kam shume besim tek i madhi zot, dhe mu plotesua deshira, kur mbeta shtatzane thoja se vajze e kam isha e bindur se me ka ndihmuar zoti sa here qe iu kam drejtuar te me ndihmoj. Ne muajin e 4rt burri me thonte shkojm ta shohim se cfare eshte, une i thoja skam nevoj se e di qe shte vajze. Te falem e te perulem e te falenderohem ne perjetesi o zot qe me ke ndihmuar gjithmone. Une besoj se me lutje tek i madhi zot mund te realizohen shume deshira, nese na pranohet lutja. Zoti e di me se miri. Ju pershendes.
Ridvana e dashur, deshta vetem nje sqarim se po e shoh qe ne cdo pyetje te tille po acarohet situata. Neve, shqipetareve sidomos, akoma nuk po na lshon kompleksi qe ekizton per ceshtjen e gjinise se femiut. Ti ke shume te drejte qe pyet dhe ke shume te drejte qe mendon si te gjesh nje menyre per te fituar ate qe do, dhe nuk ma merr mendja qe ka ktu dicka te keqe. Une doja te thoja qe as mjekesia as asgje ne kete bote nuk mund te garantoj per gjinine dhe mbarevajtjen e sigurt te nje shtatzanie, aq me pak nje kalendar kinez qe ku e di ne cka bazohet qe nxer ato info. Mbase edhe mjekesia mund te beje zgjedhjen e gjinise, por prap mbarevajtja natyrisht (e di qe e din kete), nuk varet nga doktoret. Tek keta, gjithmone ekziston nje ? e fsheht. Une nuk desha te them qe te ndalesh deshiren, por vetem se keto kalendare te kinezeve nuk jane te verteta nga vet fakti se ka dallime ne rezultate. Nuk e konsideroj si mekat te lutesh per njeren gjini qe ta fal Zoti, kjo eshte deshire e drejte vetem duke shtuar dhe potencuar gjithmone ne vendimin e Zotit, dhe deshiren tende qe te kesh nje femije te hajrit se pari, e pastaj pse jo edhe gjinine.
Dtth, kur i bashkojme edhe mundin edhe lutjen, jemi ne dy ane te sigurta, pra ia bejme mundin dhe vendimtaren e mbeshtesim tek Zoti, atehere do jesh e qete ne dy anet :). Nuk desha ti dal ne mbrojtje asnjeres qe mund te kete pas nje bashkbisedim pak te nxehte ketu, por desha vetem te them qe mbase ndonjehere dikush , e duke pefshi edhe veten, nuk mund te gjejme fjalet adekuate per te pershkruar ate qe duam ta bartim saktesisht tek lexuesi. Kerkoj falje ne rast se fjalet e mia kane tinglluar keq, me beso se nuk e kisha asgje me te keq, te te gjykoj apo ngjashem. Lus Zotin qe te te ruaj ty dhe vajzat dhe ta plotesoj deshiren tende duke te dhuruar djale te hajrit qe do ta freskon zemren me cdo veper te tij gjate jetes.
Ridvana ashtu eshte! Une vertet te motivoj me provu. Uroj te te plotesohet deshira, me nje djal te shendetshem. Zoti nuk ka asgje kunder, thot mundohu pak e te ndihmoj shume. Edhe ska asgje te keqe kur ke vajza me deshiru djal ose kur ke djal me deshiru vajze.
Prsh ridvana unn ne moshen 23 vjeqare kam bmer me barre ne dhjetor kam djalin 3 muhmaj tash jam24vjet .
Ishalaedhe ty te gezon zoti me nje djale
ridvana(13 vite më parë)
Jeta shume faleminderit qe me ktheve pergjigjen e para,tpakten pergjigjen e pyetjes qe bera ,
Joana uroj turoj me gjith zemer te ta falin zoti edhe ty nji engjell djale tbukur
Amalia sinqerisht shume flm per kshillen ,ishin gjera qe me tvertet si dija nkte pun lol :D
Un kurr nuk e humbi besimin dhe dashurine ndaj Zotit ,po un e di qe Zoti don njerez te forte,qe luftojne per ate endrrat e tyre,dhe un do luftoj per endrren time,kurre duke mos dal jasht normave,ose gjerave njerzore. Nese fati im eshte i shkruar ta kem nje djale ,do e kem,ns jo prap nuk jam pishman sepse kam dy vajza sa 10 djem. Ju flm te gjithave
un nuk kam asgje kunder ksaj motres qe e parashtroj ket pytje edhe un do te deeshiroja nje vajz dhe un i uroj qe te ket nje djal te hajer po Allahu kujt te doj i jep vajza e kujt te doj djem e dikujt ja jep te dy gjinit edhe djem edhe vajza e diken e le pa femij . prandaj thuni elhamdulilah qe na ka dhan Allahu titullin NENE , e jeni faleminderues ndaj Allahut qe i gezoni te mirat e tij e inshAllah ksaj motres Ridvanes ja fal nje djal te hajerit dhe te devotshum e besimtar e te degjueshem ndaj Allahut po inshAllah krejtve nanave na fal femij te hajerit edhe duhet me kan te knaqur me caktimin e Allahut e nuk bonn me kqir siq as te kalendari kinez as sen se aty osht veq caktimi i Allahut edhe duhet me kan te knaqur me at caktim e kuptoj qe kjo motra ka qef me pas djal edhe inshAllah Allahu i fal fmij te hajerit
po dihet se pa u ba shkaku ska dihet se pa mar abdes sun falesh dhe pa punu pak rrisku nuk tvjen tu nejt e edhe kjo amalia e keqkuptoj pak po hajer inshAllah un nuk ekam dertin tond oj amelie knej po thu un e kom zotin knej e kundershtove fjalen e Allahut ashtu siq e bere me posht po nejse subhanallah Allahu tfalt
nuk kuptoj cte keqe ka nese pyet per gjinine e femijes.cdo nene qe ka vajza do ta deshironte edhe nje djale.edhe cdo nene qe ka djale do te deshironte te kishte vajza.ne kete portal\'prandaj jemi mbledhur qe te tregojme historite tona edhe eksperiencat tona qe na ndodhin ne kete jete.pastaj ky portal ska lidhje me fene sepse zoti eshte i madh edhe eshte vetem 1 kete e dime te gjitha edhe cdo njeri i beson sipas menyres se vete ne familjen e tij.edhe une ne te njejten situate me ty jam ridvana kam dy vajza edhe do tme pelqente te kisha edhe nje djale edhe gjithmon them me veten time o zot me fale nje femije te shendetshem djale sepse vetem ai e di.ne ketu bejme muhabet sa per te shtytur kohen
Une besoj ne 1 zot, per te gjithe njerezimin. Edhe per mu eshte vetem zot, ose perendi. Vec ti mos jep llogari, e per mu mos te intereson a jap a sjap, se si japa si sjapa, ty ste hyn gje ne xhep e as ste del.
Ti veq je ni krijes e allahut e zoti im edhe zoti yt osht allahu xh.Sh . Fjala e mir osht e mir prej kujtdo qe vjen.
(13 vite më parë)
islami sosht vetem nxhami po osht gjithkund po ki frig Allahun qa po fol subhanallah nvend se me ju faleminderu Allahut ti pe kundershton vertet koke mosmirnjohese po ki me dhan llogari nditen e gjykimit per kto fjal se un skom koh mu merr me ty po ty mu mos mtrego a asht xhami se un e kom per obligim me bo davet nese nuk e ke dit po ti mere veten pak met mir se sje nparlament me paragjyku se mu ka kush mgjykon gjykuesi me i mir Allahu subhanehu ve te ala
Kerkush so ka thot as mos me u lute, as mos me u falenderu. As mos me keshillu dike nese ju kerkon, mu nje keshille te tille. Ama jo secilen pyetje me lidhe me fe
Oj zemer ktu nuk jemi as ne xhami e as ne kishe. Kujdes ti se cka shkruan. Se ti koke mete me shpernda fjalen e allahut
(13 vite më parë)
ty Amalia pom doket e paske keqkuptu pak ket fjalen edhe kujdes nshkrime e mos e kundershto fjalen e Allahut subhanallah normal qe duhet mu bo sebep e me shku te mjeku mu kqyr Allahu per qdo semundje ka dhan edhe ilaq kshtu po sigurisht se edhe shpresat te Allahu nuk bon me i humb kur krejt njerzit ti humbin shpresat e vetmja shpres jet te Allahu kshtu qe un sja futa kot me kto fjal po kujdes ty se kjo osht fjala Allahut dhe nuk tktheva pergjigjeje un ty kshtu pse me komentove
Sipas teje ti ummu k., asnjera nene qe ka probleme me mbete shattezene spo undashka me u sheru, vec me u lute, e nese zoti i dhuron femije mire, e nese jo me ndejt waty mos me u mundu hiq a. Mos ja fut kot pash nje zot, lexoj kto sene e mbaj per veten tende
Ridvana mos u bazo ne kalendarin kinez sepse jane budallalleqe... Do lindesh ate qe te ka caktuar zoti mos u lodh me gjera te kesaj natyre ndoshta mund te ndjekesh ato qe te ka sugjeruar amalia por gjithsesi nuk eshte 100% e sigurte, hajde ishalla me nje djale!
Ridvana meqe ke dy vajza, dhe deshiron nje djal, me mire te kisha preferu me u bazu ne shkence, me lexu ketu te beba, konceptoni gjinine e deshiruar. 100 % sta siguron asgje, po meqe ke deshire beja mundin. Kjo metode bazohst ne jetegjatesine, madhesine dhe shpejtesine e kromozomeve. Te deshiroj sukses
tani pash kalendarin kinez vetem per ty dhe del qe ne moshen 24 dhjetor eshte djale :)
ridvana(13 vite më parë)
fitesa,jam plotsisht dakord me ty.. po nuk e di nese e ke nigju at fjalen qe noshta nojhere asht ma mire me i ba punt me plan ,pamvarsisht qe noshta ne shumicen e rasteve nuk dalin ashtu sic duam,por mundimin te ua bejme.. gezoj dy vajza,asnjera shtatzani nuk ishte me plan,para ca muajve humba te tretin femije,si dukeet ishte shtatzani jasht mitret.. e di qe kryesorja eshte qe femija te jete mire para gjinise,por besoj se cdo kush ne kete bote ka qef ti kete edhe djalin edhe vajzen.. ishallah zoti ua plotson qefet cdokujt :)
Ridvana, me se miri eshte, te kujdesesh per veten, te ushqehesh shendetshem, te pish acid folik, ta ruash qetesine, dhe te koncentrohesh me shume ne ate se a eshte i shendetshem femija. E kur e kalon tremujorin e pare pa probleme, e kupton qe ke ne bark nje femije pa anomali, atehere mund te mendosh se cfare gjinije eshte.
Une nuk i kam besu kurre ktyne kalendareve dhe as qe jam mundu,perderisa edhe mjeket po gabojne lere me keso kalendaresh.Do te lindesh ate qe ka caktu Zoti per ty
Ridvana, natyrisht qe kureshtja, por e dashur duhet te jesh e bindur dhe te mbeshtetesh vetem tek Zoti. Kureshtja eshte e mire deri sa nuk e kalon kufirin dhe nga vet fakti qe disave iu ka dal vajze e disa raste djal, ketu tregon shume thjeshte mosvertetesine e ketyre gjanave.
ju faleminderit shume per komentet tuaja,,ndoshta ishte gabimi im qe nuk u sqarova pak me qarte,un e di mjaft mire qe kto sjane punet tona por te zotit,por njeriun ne shume raste e shtyn kureshtja me shume se asgje tjeter. Ka te bej me calendarin chinese sepse ne ca foto e nxjerr vajze dhe ne tjera djale.. kjo ishte nje pyetje me shume e shtyr nga kureshtja,gjths faleminderit shume nga ju per komentet
Ridvana, si po mendon cfare gjinie ne ate moshe dhe ne ate date? Ne qofte se dikush te ka than qe ne ate date e ne ate moshe lind kjo apo ajo gjini, e ka shume gabim. Kjo gje nuk varet nga mosha apo nga muaji apo viti. Thjesht varet cili lloj spermatozoidi (x apo y) deperton deri te veza qe pret fekondimin.
Ka ngelur kush nga ju shtatzene 24 vjece ne muajin dhjetor? nese keni ndonje te aferm qe ka ngelur shtatzane ne ket muaj dhe moshe ,ju lutem mund te me tregoni cfar gjiniet u ka dale bebi. faleminderit shume