Pershendetje ! A e din dikush nga ju nga cili muaj fillohet me i dhan mish te kur bebit? Un e kam vajzen 5muj e gjys dhe keto dit kam fillu pak pem ,sot dua ti jap perime por nuk e di a guxoj me i qit pak mish viqi pasi qe ka shume hekur?
Pasi qe ende ske fillu me perime mos u ngute mish. Derisa ti mbush 6 muaj mesoje me perime dhe peme. Lengu i mishit mjafton, siq te ka propozuar edhe njera nga nenat. Une i kam shtuar mish pas muajit te 6 ne fillim me 2 apo 3 lug te vogla mish dhe gjithmon te perzier me perime. Por me ushqime solide kam filluar nga mosha 4muaj e gjysem.
E dashur eshte dasht njeher me perime me fillu e pastaj me fruta ..se shume femije nuk i hajn perimet sepse mesohen me shijen e frutave qe jan te embla..edhe un Pajtohem me nadin njeher jepi veq perime..shiqo mos eshte alergji nga perimet e pastaj nga muaji 6 fillo me mish te bardh tpules e me vone tlopes e keshtu me rradhe..kiss
Mua kur i kishe vajza 5 muaj e gjysme me tha pediatri fillo me leng molle dhe dardhe qe te filloj te mesohet dhe me shije te tjera. Fillova po kjo si donte, te dardhes pak fare e fuste ne goje te molles fare, fillova te merakosem, por tash e kuptoj qe kam bere gabim sepse nuk mesohen menjehere, eshte ndryshim i madh edhe per femiun. keshtu edhe ti mos u mundo me i jep te gjitha ngapak ngapak, se do lere mos ja jep me zor, pas ca dite provoje prap dhe mund ti pelqej e haj. vajza ime as sot qe eshte 16 muajshe si do lengjet, por i ha frutat shume, uje pi mire keshtu qe se kam problem. Bera kete koment me te dhene me kuptu qe mos u bej merak, se do mesohet gradualisht. Gjithe te mirat!
Falemnderit shume xhesika nuk e kam me gji por me qumsht formule as un asesi nuk dojsha me fillu me ushqy por te gjithe pothuajse ishin te mendimit ta ushqej nga dy tre lug sa ti mesoj shijet me pediatren ende sjam konsultu sepse viziten e rradhes e ka me daten 26 por per moll dhe karot e kam pyt mtha fillo jepi ngapak. Per mish nuk e disha se ktu lexova vetem per mish pule mish viqi nuk shkrujke asgje andaj edhe pyta ngaqe me te vertet shum ma shum keshilla te vlefshme po i marim nga pervoja e nenave. Falemnderit e dashur! Mire qe jeni...
Bebi nese e ke ne gji vajzen mos fillo me ushqime pa i bere 6 muaj. Mishi nuk i jepet tasshti, mund tja besh supen vetem me lengun e mishit, ajo duhet te mesohet gradualisht me ushqime te lehta, kur ti bej 9 muaj fillon pak me mishera, tashti mjafton lengu i mishit. Mua keshtu me ka sugjeruar pediatri por edhe kam lexuar ne kete drejtim.
Shendet ty dhe vajzes!
Falemnderit nena edhe un ashtu mendova por sisha e sigurt tani qe kam fillu.me ushqy tan kohen po mrin mendja aty qka me i pergadit qikes qe ta ushqej sa ma shendetshem. E kam vrejt qe vetem pemt e embla i don u mundojsha ni dit me ushqy me moll karot edhe pak ftoj qajke nuk e hajke shum leht paska qen me qumsht hehehehe. Ju pershendes dhe ju falemnderoj per pergjigje
bebi harrova te ceki se edhe me perime kur fillon duhet te fillosh me nje lloj te perimes nje koh per ja 1 jav ose 2 pastaj fillon tjetren mos i hedh perime te ndryshme pej her le te adaptohet me shijen edhe siq te ka then edhe nadi masi veq e ki sefte me perime mos i hedh mish prit edhe disa dit
ose bej si te thote Nadi ose nese e ke shume merak, mund te ziesh mishin e ti marresh lengun dhe ne ate leng i zien perimet e ja bluan. Si fillim, pastaj dhe mishin pas pak kohesh.
prsh bebi masi qe sot per here te par i jep perime mos i qit mish le te mesohet pak me shijet e perimeve se mos i vjen shum e rend prej ne start me mish.
tung bebi une valla qe nga muji i 6 kam fillu mej jap sup me mish e me perime her me mish pule her me mish viqi veq ja blujshasha me gjith uj tani i hedhsha pak fide edhe perime edhe shum e pelqejke tash nuk e pelqen ashtu me ja be si ja bejsha
Pershendetje ! A e din dikush nga ju nga cili muaj fillohet me i dhan mish te kur bebit? Un e kam vajzen 5muj e gjys dhe keto dit kam fillu pak pem ,sot dua ti jap perime por nuk e di a guxoj me i qit pak mish viqi pasi qe ka shume hekur?