Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A ta dërgoj vajzën në çerdhe?

Pershendetje nena te dashura, kam vajzen 1 vjeçare tani, dhe dua ta dergoj ne qerdhe, sepse kaq e vogel eshte shume agresive, neqoftese i them te ndaloj nje gje te mos e beje, bertet shume, dhe ma mshon me dore, por normal qe s`mundet ashtu shume por nuk me pelqen ajo sjellje, pastaj e kom nje problem tjeter, qe vetem me mua rrin, me askend tjeter, ndoshta eshte fakti se jam vetem me te ne banese gjate gjithe dites, edhe shume merrem me te, ia qes te gjitha lodrat qe i ka dhe luaj me te por posa te largohem ta beje dreken, qan shume deri sa te marr! Ju kisha pyetur qe neqoftese e dergoj ne qerdhe, a mendoni se do te me largohet pak? Nuk e kam ndermend me e lene gjithe diten, vetem 3 - 4 ore. Ju pershendes shume.

Diana (15 vite më parë)
Eda (15 vite më parë)
Unë mendoj se vajza është ende e vogël për të shfaqur mirëkuptim apo ndonjë veti të ngjajshme. Ajo tek tash pas vitit te pare do të fillojë gradualisht të mësojë dallimin midis asaj se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë. Gjithsesi, i nevojitet shoqeria, moshataret dhe shoqerimi me to..... me kohe ajo do te gjej interesimin edhe tek te tjeret e jo vetem te ti, besoj :) Ne anen tjeter, ideja per kopsht, mua nuk me duket aspak e keqe: patjeter vetem paradite, dmth prej 8 e gjysem deri 11 e gjysem apo sido qe te konvenon.
Diana (15 vite më parë)
Pershendetje nena te dashura, normal qe edhe deshta t`ia filloj te punoj, por edhe nuk e dija se neqoftese e dergoj ne qerdhe, a do te urtohet paksa, edhe doja qe te mesohet edhe me njerez te tjere, jo vetem me mua, me besoni qe e kam shume veshtire, ndoshta nuk kam dite nga fillimi si ta edukoj, kam ndejte ton kohen me te, duke luajtur me te, edhe akoma ja beje keshtu, po tash po mundohem ma pak se spo muj pernihere se po me dhimbet shume, edhe me dhimbet shume kur qan, po spo di qka me bo, nuk kom qysh me ju tregu qysh sillet se bash e kisha qit nje video me inxhizim se sa e veshtire eshte, po qka me ba, jam bere nene per here te pare, dhe vet jam e re, edhe nuk e kam pas askend te me tregoj si te sillem me te, ju pershendes shummme.
Elda (15 vite më parë)
Nese nuk e ke me shume nxitim, ske pse ta dergosh, po fillo ne shtepi ngapak ta lesh te luan vet me lodrat e saj, ngapak ngapak cdo dite dhe do te mesohet. E nese e ke patjeter te punosh apo ndonje gje tjeter atehere ske cben, dergoje. Po sa per agresive nuk e besoj qe eshte per shkak qe nuk shoqerohet me femije te tjere, por e ka sepse ti i rri gati shume. Agresiviteti ose ndrojtja prej te tjereve fillon tek me vone, sepse qerdhja preferohet aty nga mosha 3 vjec. Atehere kur meson te luaje me femijet tjere. Te pershendes, klm.
Diana (15 vite më parë)
Pershendetje Vali, gjunjas ia ka fillu 11 muajsh e me ec nuk ec, veç me majte me nje dore po, a keshtu mu leshu krejt jo, te pershendes.
Lina (15 vite më parë)
Pershendetje Diana, edhe une mendoj se eshte shume e vogel per ne qerdhe. Gjynah bre kaq e vogel ne qerdhe, une per vete nuk do kisha preferu ta dergoj djalin tim kaq te vogel. Une mendoj se mosha ideale per qerdhe eshte 2 vjeç. Te pershendes dhe kalofshi mire.
Linda (15 vite më parë)
Pershendetje Diana ti vet e paske mesuar keq vajzen tende, une e kam djalin 4 muajsh e qes vetem me flejte kur te qan pak nuk i afrohem normal se kujdesi i madh eshte e shkoj e shikoj ndonjehere edhe une jam ne banese me te gjithe diten jetoj ne Ch, po duhet pak me lane vet mu mesu e mu adaptu me jeten e vet se perndryshe gjithe koha na shkon me femije, kemi edhe punet e baneses, leshoja TV, ndonje film vizatimor perpiqu ta mesosh vet mjekja ketu me ka thene prej 5 muaj vetem me lan ne dhome te vet me flejt me qu kur eshte i zgjuar ne gjume megjithese flen ne shtratin e vet po ajo me tha se shtriti e ruan beben keshtu qe te kisha preferu sa do vone qe eshte mos rri gjithe diten me te se masandej vuan. Shendet vajzes.
Vali (15 vite më parë)
Pershendetje Diana, je e vetme ne shtepi dhe per ate vajza rrin vetem me ty edhe shume bre e vogel per me dergu ne qerdhe veq nese ti punon jashte shtepie e ske zgjedhje tjeter se perndryshe nuk kisha mendu qe eshte koha tash ta dergosh. Diana desha te pyes a ka fillu vajza me ec ende ose gjunjas? Ok te pershendes shume, Vali.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?