Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A ka rrezik per beben nese lind ne kete periudhe qe jam une?
Mgjes nena! Nje pyetje per ju, do jua dija shume per nder nese me pergjigjeni. Une jam ne javen e 35 (34+3) dhe nga java e 30 u shtrova ne spital per rrezik lindje para kohe meqe femija ishte shume poshte. Pasi dola nga spitali e kam pasur te pamundur te rri rregjim shtrat iduke qene se kam nje femije te vogel dhe gjitha punet per vete, gjithashtu kam dale dhe ne pune. Por flm zotit deri tani e kam shtyre. Po pij spazmex dhe magnezium por ka raste qe kam aq shume kontraksione sa kam frike se nuk do mund ta shtyj dhe shume kohe lindjen. Nga eksperienca juaj dhe me sa keni degjuar, lindja ne kete periudhe a eshte e rrezikshme? A mund te kete bebi probleme, jam shume ne merak...? Ju flm nese do gjeni kohe te me pergjgjeni!
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Flm shume bebi! Do flas me te patjeter. Ndoshta eshte dhe psikologjike por sot gjithe diten kam pasur shqetesime... Ndaj po mendohem thelle...
Bebi Bebushi (13 vite më parë)
O jesi po te kuptoj por para se te jete mjek aji eshte njeri dhe e kupton gjendjen nese ja spjegon me mire tja thuash te verteten dje do ti japi gjylpanat ... Nuk me dukesh e pabindur se pe kuptoj qe e ke nga halli por te pakten tregoi mjekut qe ske zgjidhje tjeter. Mendohet se sesht mire nese sesht e domosdoshme me i dhan kto gjylpana diqka per eshtrat e bebit sesht mire por ma shume ka efekt se kunder efekt. Mua personalisht dr niher ska dasht me mi dhan mu per ket arsye por pastaj u detyru se u dike qe do te lindi parakohe. Te gjitha nenat e rezikume i marin kto gjylpana gjithsesi meri e dashur. Edhe diqka po te then kur ka femiu ymer sado parakohe me lind shpeton mire e shendosh per ate mos e ke dert se ka ktu nana q kan lind shum ma heret hyn ne histori te pyetjeve e shef. Mbaje shoken edhe naten edhe diten hiq mos e hek
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Dhe nje pyetje (me falni se ndoshta po ju bezdis), a keni info, kjo gjilpera per mushkerite e bebes a ka efekte anesore per beben?
Jesi Jesi (13 vite më parë)
aman moj bebi se ketu e kam problemin, dhe ju nenave tjera, ndoshta po ju dukem shume \"e pa bindur\" ndaj keshillave te mjekut apo moskokecarese, zakonisht nuk jam e tille por me vjen dhe zor t\'i them mjekut qe kam dale ne pune se me pati thene jo. Thashe te hyj ne te nentin qe te bej kontrollin e radhes dhe pastaj te vendos nese do punoj dhe 2 javet e fundit te dhjetorit apo jo.(megjithese kam shume nevoje) Ama kur mendoj se ndoshta po rrezikoj shume me ze nje stres i papare :-( Ketu me dhemb e ketu me djeg, s\'na gjendet dermani ne...
Bebi Bebushi (13 vite më parë)
Ndersa un e kam lind 36 javshe por 10 dit ndejti ne inkubator edhe pse me pesh 3350gr pos jo pjekuris ngaqe skishte imunitet mur dhe infeksionin sepsia (helmimin e gjakut) fatmirsisht deksametazonat per pjekurin e mushkrive i pata mar. Nese me patjetet e ke me punu (edhe pse tebron ligji me udhzimin e mjekut) shko t mjeku dhe tregoji qe spo mban regjim shtrati qe le ti jep gjylpanat efhe ty
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Per evrope, ne javen e 23të eshte kufiri, javen e 24të deri 26të jetojnë 60%, pas javës 26 jetojnë 95%, javes 28, 96%, javes 30, 97%, javes 32 98%. Me kete deshta me u nderlidhe me komentin e dina! Eshte e vertete se shume fmeije qe lindin para kohe, ama ne javen 34-37, mund te mos i kene organet e zhvilliara sa duhet, e cila varet prej femijes ne femije, por asesi sdo te thot qe te lindesh me heret eshte me mire se ne javen 34. nese te intereson me shume, kerko me LPI (late preterm infants).
(13 vite më parë)
Jesi per me shum informacjon esht rasti im un e kam lindur vajzen time ne javen e 34 por me nje pesh 2700 gjenekologu nje jave para se te lindja me tha qe femija esht i madh dhe i zhvilluar dhe qe mund te lindja me operacjon por un e kisha inat lindjen me operacjon dhe ecja shum dhe e kam lindur vajzen shum kollaj me dy ore dhimbje dhe kam shu ne spital per 10 minuta e kam lind vajza ka qendruar ne ikubator vec 7 ore me pas nuk me kapi gjirin e kam rit me formula gezon shendet te plot e tani po vete 8 muajsh asnje problem ska pasur .Si femija ka qen i qet :)
(13 vite më parë)
Në njerëzit parakohe lindjes është lindja e një foshnje prej më pak se 37 javë të moshës gestational . Shkaku i lindjes parakohe është në shumë situata të pakapshme dhe të panjohura, shumë faktorë duket të jenë të lidhur me zhvillimin e lindjes parakohe, duke e bërë zvogëlimin e lindjes parakohe një propozim sfiduese. Lindje e parakohshme është përcaktuar ose si njëjtë si lindja parakohe, apo lindjes së një fëmijë para se organet në zhvillim janë të pjekur mjaftueshëm për të lejuar mbijetesën normale pas lindjes. Foshnjat e parakohshme janë në rrezik më të madh për komplikime afat të shkurtër dhe të gjatë, duke përfshirë aftësi të kufizuar dhe pengesa në rritjen dhe zhvillimin mendor. Është bërë përparim i rëndësishëm në kujdesin e foshnjeve prematurë, por jo në uljen e prevalencës e lindjes parakohe. [1] lindjes Preterm është ndër shkaqet kryesore të vdekjes në foshnjat në mbarë botën. Në njerëzit përkufizimi zakonshme e lindjes parakohe është lindja para një moshë gestational e 37 javë të plotë. [3] Në fetusit normale të njeriut, disa sisteme të organeve të pjekur në mes të 34 dhe 37 javë, dhe fetusi arrin pjekurinë e duhur deri në fund të kësaj periudhe . Një nga organet kryesore të prekur në masë të madhe nga lindja e parakohshme është mushkëritë. Mushkëritë janë një nga organet e fundit të maturohen në barkun e nënës, për shkak të kësaj, shumë foshnja të parakohshme kalojnë ditët e para / javë të jetës së tyre në një ventilator . Për këtë arsye, një mbivendosje e rëndësishme ekziston në mes të lindjes parakohe dhe prematuritetit. Në përgjithësi, foshnjat parakohshme janë të parakohshme dhe foshnjat afatshkurtra janë të pjekur. Foshnjat e parakohshme e lindur afër 37 javë shpesh nuk kanë probleme në lidhje me prematuritetit nëse mushkëritë e tyre kanë zhvilluar surfactant adekuate, e cila lejon mushkëritë të mbeten të zgjeruar në mes të frymëmarrje. Pasojat e prematuritetit mund të reduktohet në një masë të vogël, duke përdorur drogë për të përshpejtuar maturimin e fetusit, dhe në një masë më të madhe duke parandaluar lindjen parakohe. Si shkak i punës ende mbetet e pakapshme, shkaku i saktë i lindjes parakohe është gjithashtu i pazgjidhur. Në fakt, shkaku i 50% të lindjeve parakohe nuk është përcaktuar. Punës është një proces kompleks që përfshin shumë faktorë. Katër Shtigjet e ndryshme janë identifikuar që mund të rezultojë në lindje parakohe dhe kemi dëshmi të konsiderueshme:. Parakohshëm aktivizimi endokrine fetusit, overdistension mitrës (shkëputje placental), gjakderdhje decidual, dhe inflamacion infeksionit intrauterine / [4] Aktivizimi i një ose më shumë prej këtyre rrugëve mund të ndodhë gradualisht gjatë javëve, edhe muaj. [4] Nga një këndvështrim një numër faktorësh janë identifikuar se janë të lidhur me lindjen parakohe, megjithatë, një shoqatë nuk krijojnë rastesi Gratë janë identifikuar të jenë në rrezik në rritje për lindjen parakohe në bazë të historisë së tyre të kaluar obstetrik apo prania e faktorëve të rrezikut të njohur. Ndërhyrja paragjykim mund të jenë të dobishëm në pacientët të zgjedhura në një numër mënyrash. Pacientët me anomali të caktuara mitrës mund të ketë një korrigjim kirurgjik (dmth. heqjen e një mur ndarës të mitrës ), dhe ato me probleme të caktuara mjekësore mund të ndihmohen nga optimizuar terapi mjekësore para konceptimit, të jetë ajo për astma, diabet, hipertension dhe të tjerët.
Kanun Ema Dinaa (13 vite më parë)
Miremengjes Jesi,une kam qen e shtrir ne Spital 2 muaj e gjysm Per shkak se djali ka qen shum posht mjeket ketu ne gjermani me kan then me mire eshte me lind ne javen e 28 se sa ne javen e 34 se keto javet e fundit bebit i zhviillohen organet e trupit me shum nuk eshte e preferushme me lind ne keto jav uroj te lindesh ne terminin e caktuar shtatzani te mbarr.
Jesi Jesi (13 vite më parë)
shume flm te gjithave! uroj te mund ta shtyj dhe keto dy jave se me duhet ta mbyll 2013, situata qe ndodhem me detyron. :-(
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Nese ne kete moshe te shtatezanise kontraksionet jane disa here brenda dites, eshte normale, ama nese jane disa here brenda ore, dmth lindja eshte afer. Une skam pervoje per me u qele para kohe, ama per vajzen time, 36+0, me ka thene qe e ka artite gjithe zhvillimin qe i nevojitet per lindje, dhe nese fillon lindja, nuk e parandalojme, mandej linda 38+3. cfare dua te them eshte, krejt varet se si zhvillohet fmija! Ndoshta edhe me 35+0, do hete femiu yt i gatshem per me mbijetu vet. Une kisha ndjek keshillen e mjekut, pushim dhe skisha dal ne pune, sido qe te jete, kurdo qe te lindesh, lindje te lehte & bebe te shendeteshme
Jesi Jesi (13 vite më parë)
E di qe kam marre shume pergjegjesi mbi supe por kam 2 jave qe kam dale ne pune, punen s\'e kam te veshtire se me shume rri ulur, gjithsesi pune eshte. Me shume lodhem kur rri shpi se ketu, sidomos ne darke me vajzen se eshte shume e levizshme. Jo s\'kam njeri te me ndihmoje, madje e kam situaten e tille qe kujdesem dhe per familjen time(te babit)... nejse...
Nefisa E (13 vite më parë)
Ne rastin tend rregjimi i shtratit eshte i domozdoshem si dhe pushimi ne rastin e dhimbjeve ne fjale.edhe pse ke nje femije te vogel duhet te ndihmoje dikush tjeter me te.Femija jeton ne keto jave shtatezanie por kur ke mundesine pse mos ta shtysh dhe ca se do ta lindesh me peshe te vogel dhe inkubatoreve.per nja dy jave merr te ndihmoje ndonje te aferm dhe nga puna merr pushimin,kuptohet nese ke mundesi.Sa per femijen, atij i behen dhe gjelperat e mushkrise.Gjithe te mirat.
S & V ** (13 vite më parë)
inshallah te ndihmon zoti te shtysh lindjen edhe pak bile, spo di qfare te them per javen e 35, inshallah te ndihmojne nenat tjera
Bebi Bebushi (13 vite më parë)
Jesi ndoshta e ke obligim me kqyr femiun tand por a e me ma merandesi punen se bebin a? Papergjegjsi e madhe nga ana jote qe ke dal ne pun. 34+3 boll eshte heret me lind. Ku jeton ti a se ke diken te familjes afer?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?