Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per nenat qe i kane femijet +20 muaj

Nena kush nga ju e perdor vajn e fares se zez per femijet e juaj edhe si ja jepini nga sa pika ne dit edhe me qaf ja perzini une kom fillu mi jep nje her ne dite nga 1 pik ne qaj po ja qes djali im i ka 20 muj spo di a mos o pak apo shum

Lena Berisha (13 vite më parë)
Lena Berisha (13 vite më parë)
evisa se di qfar te them une jetoj ne zvicerr edhe ktu e kam gjet ne dyqane muslimane ose ka edhe ne dyqane te barnave nga bimet natyrore ti mosi jeton ne shqiperi pyti nenat nga shqiperia ndoshta din ku gjinde. nefisa zemer flm nga ti
Evisa Evisa (13 vite më parë)
po ku mund ta gjej kete vajin e fares se zeze ?
Nefisa E (13 vite më parë)
Une i jap nje luge te vogel mjalt dhe mbi te i hedh 2,3 pika me hamendje.esell ne mengjes.
Lena Berisha (13 vite më parë)
evisa lexoj rreth kesaj Copyright © Bimë Mjekësore. Ky material është marrë nga libri \'Bimët Mjekësore dhe Shëndeti\'. Nuk mund të kopjohet ose përdoret pa Autorizimin e \'Bimë Mjekësore\' Nigella sativa, ose “habbatul barakah” – “Farat e bekuara”, siç i quajnë arabët, ose “gruri i zi” – habbe sauda (kështu quhej në mesjetë në vendet arabe) është një bimë e vogël njëvjeçare me origjinë nga Azia e Vogël, e mirënjohur qysh në lashtësi dhe e përmendur edhe në Dhjatën e Vjetër. Preferon vende me klimë shumë të nxehtë dhe arrin lartësinë deri 25 cm. nga toka. Që nga dita e mbjelljes, duhen katër muaj që bima të arrijë fazën e pjekurisë. Lulëzon në verë. Në gërmimet arkeologjike, sidomos në Piramidat e Egjiptit, janë zbuluar enë të mbushura me vaj të grurit të zi, gjë që vërteton se ai është përdorur prej mijëra vjetësh, si në ritet fetare, ashtu edhe në proceset kurative. Gjithashtu, edhe nga Greqia e lashtë dhe Arabia, vijnë të dhëna se është përdorur gjerësisht në mjekësinë e asaj kohe për të mjekuar problemet e zorrëve dhe të organeve gjenitale. (ju mbron nga infeksionet e tyre). Sidoqoftë, vlerësimin më të lartë kjo bimë e ka marrë nga Profeti i Muslimanëve, Muhameti (s.a.) i cili në një hadith ne KUR\'AN është shprehur se, “Gruri i Zi shëron të gjitha sëmundjet, me përjashtim të vdekjes”. Dhe, në të vërtetë, thëniet e Profetit të Muslimanëve për Nigella sativa-n, janë vërtetuar nga studimet e pafundme që janë bërë për këtë bimë “të bekuar”, që nga shkencëtarët e shquar muslimanë të Arabisë, me në krye al-Biruni-in, deri te filozofi dhe mjeku më i madh i mesjetës Ibn Sina (Avicena). Studimet për këtë bimë të mrekullueshme vazhdojnë edhe në ditët e sotme me sukses befasues. Rezultatet e “Cancer Immuno-Biology Laboratory della Carolina del Sud” (SHBA), kanë vërtetuar se vaji i “grurit të zi” “stimulon palcën e kockave dhe prodhimin e qelizave imunitare, stimulon gjenerimin e interferonit, mbron qelizat normale nga sulmet e viruseve, lufton riprodhimin e qelizave tumorale dhe shton numërin e qelizave B, që prodhojnë antikorpe, të cilat luftojnë kundër alergjive dhe vatrave të infeksioneve”. Së fundmi edhe në Gjermani është studiuar e vërtetuar efekti mirëbërës i vajit të “grurit të zi”, duke konfirmuar rezultatet e studimeve të kryera në Amerikë. Imunologu Peter Schleicher - anëtar i Akademisë Botërore të Shkencëtarëve qysh nga viti 1986 – me studimet që ka kryer në institutin e tij, ka vërtetuar se vaji i Nigella sativa-s prodhon në organizmin e njeriut substanca të rëndësishme imunorregulluese, stabilizon membranën e qelizave, ka veprim antiinfiamator, nëpërmjet të cilit pengon reaksionet imunologjike që shkaktojnë shumë sëmundje kronike, që nga aknet, deri te kanceri. Edhe në një kongres ndërkombëtar të mjekësisë në Nuova Delhi është folur për efektet antitumorale të këtyre farave dhe vajit të tyre, i vërtetuar tashmë si medikament i çmuar natyral. Nigella sativa kultivohet në Evropë, në Afrikë dhe në Azi. Përdoret në gjithë botën me shumë sukses. Përmban një pafundësi - rreth 100 - substancash thelbësore për jetën, si: acid askorbik, acid glutamik, arxhininë, karbohidrate, çisteinë, lizinë, vitaminat A, B/1, B/2, C, karoten, proteina, potas, selen, kalçium, magnez, hekur, etj. Nga nëntë aminoacide esencialë që ekzistojnë, përmban tetë! Cilësitë kryesore vepruese: koleretike, antistaminike, karminative, emenagoge, diuretike, antiinfiamatore, antibiotike, antimykotike, antiastmatike, antiulçeroze, antireumatizmale, antialergjike, stimulante, nervine, etj., etj. Qëllimi i përdorimit: Farërat e Nigella sativa-s, të shtypura e të ziera në formë dekokti, ose farërat në formë pluhuri, si dhe vaji i këtyre farërave të zeza, përdoren për këto raste problemesh shëndetësore: I - përdorim i jashtëm, për probleme të lëkurës: 1- kundër akneve; 2 - kundër irritimeve me natyrë alergjike të lëkurës; 3 - kundër dermatozave në përgjithësi dhe kundër dermatozës luspore në veçanti; 4 - kundër çibanëve; 5 - kundër infeksioneve në lëkurë; 6 - kundër sëmundjeve të lëkurës që shoqërohen me kruarje; 7 - kundër plagëve të çdo lloji, si dhe kundër djegieve; 8 - kundër psoriazës; 9 - kundër ekzemës; 10 - kundër herpesit (sëmundje virale infiamatore e lëkurës, me fshikëza të vogla ...) 11 - kundër sëmundjeve të lëkurës shkaktuar nga myku; 12 - kundër sëmundjeve të lëkurës shkaktuar nga kërpudhat; 13 - kundër dhimbjeve reumatizmale (kompresa, fërkim, masazh); 14 - kundër rrathëve poshtë syve; 15 – kundër venave varikoze. 16- Forcon rrenjen e flokut dhe ndihmon te mbijne te reja. II - Përdorim i brendshëm. 1 – kundër astmës; 2 – kundër kolibacilozës (infeksion nga Escherichia coli); 4 – kundër infiamacioneve në zorrën e trashë; 5 – kundër kolikave dhe çrregullimeve të zorrëve; 6 – kundër infiamacioneve të nyjeve limfatike; 7 – kundër ulçerave të zorrëve; 8 – kundër ngërçeve të zorrëve; 9 – kundër gastritit; 10 – kundër diabetit (ndihmës); 11 – kundër çrregullimeve dhe dhimbjeve të forta me ngërçe në menstruacione; 12 – kundër problemeve të menopauzës; 13 – kundër vështirësive për t’u përqendruar; 14 – kundër nevralgjive; 15 – kundër osteoporozës; 16 – kundër problemeve hormonale; 17 – kundër plogështisë; 18 – kundër ulçerave gastrike; 19 – kundër kollës; 20 – kundër kruarjeve; 21 – kundër depresionit; 22 – ndihmon në shtimin e rruazave të kuqe në gjak; 23 - Shton Oreksin 24 – ndihmës në parandalimin dhe në mjekimin e kancerit, veçanërisht atij në pankreas; 25 – ndihmon për t’i dhënë energji gjithë trupit, e të tjera, e të tjera... 26. Kunder renies se flokut. Mënyra e përdorimit: - Në formë fare, (gjindet edhe në Shqipëri, si produkt importi nga vendet arabe). Duhet ta shtypni të freskët dhe më pas me të përgatisni një infuz, një lugë çaji me fara në 150 ml. ujë të valuar, tre herë në ditë, një orë para ushqimit. - Në formë Vaji pihet me lugë kafeje, një në mëngjes dhe një në mbrëmje, një orë para ushqimit. - Përdorim jo më pak të rëndësishëm kanë farërat e zeza të Nigella sativës në kuzhinë, veçanërisht në atë indiane, marokene, evropiane, etj. per femij perdoret shum doz e vogel sa kom ndegju une nga 1 pik kom fillu ti jepi djalit
Evisa Evisa (13 vite më parë)
nena, ca eshte ky vaji i fares se zeze, se nuk e kam degjuar ndonjehere, ma shpjegoni pak, ca efekti ke tek femijet dhe pse duhet tu jepet dhe ne cfare sasie. Flm Evisa nga Tirana
Lena Berisha (13 vite më parë)
nefisa flm e dashur si ja jep nga sa pika une po ja qes nga nje pik ne qumsht ne mengjes edhe qe sa koh bon me ja jep
Nefisa E (13 vite më parë)
Edhe une e perdor ia jap femijeve me mjalt ne mengjes.Ben me ja perdor femijeve por ne sasi te vogel.Une e kam djalin 22 muajsh dhe kam kohe qe ia jap ne mengjes.
Lena Berisha (13 vite më parë)
linda flm per pergjigje po edhe une ashtu pata ndegju po holumtova pyta gjethka edhe me than bukur shum vet se bon edhe per femij nen moshen 5 vjeqare po shum dozen e vogel pra 1-2 pika ne dite
Zana * (13 vite më parë)
Lena une e kam porosite per vete kur kam qene shtazene dhe nuk ma ka sjelle ky shitesi sepse nuk lejohet per nena shtazena,per nena gjidhenese dhe per femije nen moshen 5vjeqare.e per femijet nga 5deri ne 12vjet duhet te meret gjysem doze.te kisha keshillu me shku me u konsultu me shites serioz.
Lena Berisha (13 vite më parë)
aha nadi e gezofz eda emrin
Nadi <<>> Eda (13 vite më parë)
eda esht emri i vajzes :)) ... ok lena te flm shum per pergjigje
Lena Berisha (13 vite më parë)
eda une sa e di tek femijet mundesh me perdor me doz te vogel une ka kom fillu me nga 1 pik tani mosi tha rita se i jep nga 5 une do tja bojn nga 3 pika dalngadal ta sho a mos po i pengon naj sen edhe ti nese ki qef fillo jepja nga 1 pik ne dite niher edhe sa i perket peshes mos u bo marak se tash e mas nuk te shton mo shum si deri tash e mashalla mir koka
Lena Berisha (13 vite më parë)
po edhe kom lexu edhe jom konsultu me personin se meret me keto gjera me then se shum i shendteshem esht edhe per zhillimin e femive paramendononi 2 ml vaj te fares se zez ka vlerat ushqyse se mjaftojn per ton diten tek te rriturit e te femiet don me thon 50% doza e zvogluar une e kom gjet ne dyqanet islame po kish edhe ne dyqanet se ka barna natyrale
Nadi <<>> Eda (13 vite më parë)
aha e prej ciles mosh lejohet me jau dhen femive edhe nga sa pika .. un e kam vajzen gati 15 muajshe....... edhe deshta me ju pyet nga sa ju kan peshu femijet kur kan pas 15 muaj se jam be marak mos e kam vajzen mbipesh sot e kam mat i kishte 13.800 kg... mjekja me tha shum mir esht po do te familjes me thojn qe eshte pak mbi pesh
Rita . A (13 vite më parë)
veq ne mengjes ja dho , njo 5 pika , nuk jom konsultu me kerkon , veq e kom lexu ne internet qe osht shum i mir
(13 vite më parë)
Ku e ke ble kete edhe sa po kushtojke?
Lena Berisha (13 vite më parë)
rita sa pika per afersisht ja qet edhe sa her ne dit qe sa koh ki fillu me ja jep
Lena Berisha (13 vite më parë)
nadi ja jepi veq per qef valla se osht shum i shendetshem e rrit imunitet e femis edhe ka shum dobi te tjera si per te rritur ashtu edhe per femije po vlora bon me ja jep edhe femive vetem ne doz te vogel
Rita . A (13 vite më parë)
Un e kom qiken 2 vjet e gjys , pak pika ja qes ne lang te pemve edhe ja dho , se kshtu mja jep veq vajin njeher e tani langun spo munet po terrqethet se pak i rand per fmi ..
Vlora . (13 vite më parë)
nuk paskam degju qe duhet me ju dhen femijeve vajine fares se zez
Nadi <<>> Eda (13 vite më parë)
lena e per qfar arsye ha jep..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?