Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Marrëdhënia pas lindjes

Pershendetje nena, doja t`ju pyesja per diçka. Pas lindjes se femijes para 5 muajve, bashkeshorti eshte ftohur me mua ne aspektin seksual, qe kur kam lindur vec 2 here e kemi bere... une kam pas lindje natyrale, ne trup jam ashtu siç kam qene, s`kam ndryshuar fare, kur e pyes me thote eshte psikologjike, per shkak te vajzes qe e kemi ne te njejten dhome me ne. A ju ka ndodh ndonjeres?

Dea (15 vite më parë)
Eda 1 (15 vite më parë)
Pershendetje Dea, une kam lindur qe 4 muaj me operacion, pas 10 diteve e kam pasur marredhenien e pare me burrin, tek une vetem me shume eshte permiresuar jeta seksuale. Kam degjuar per kete qe te ndodh ty edhe tek shume nena te tjera, edhe une mendoj qe eshte psikologjike, por provo ta heqesh bebin nga dhoma se paku per 10 minuta, zbukurohu dhe provokoje nese prape nuk ka rezultat atehere shprehu, pasi qe bebin nuk e ke lindur vetem per vete, por qe te beheni nje familje, dhe kete duhet t'a qmoj. Nje sygjerim, flirtimi behet gjate gjithe kohes jo vetem sa je ne dhome me te. Te uroj sukses dhe per qka do mund te me pyesesh :)
Donika (15 vite më parë)
Pershendejte, si duket gati te gjitha e kemi kete problem, une kam 5 jave qe kam lindur po nuk shoh tek burri im as nje deshire per te pasur marredhenie me mua... edhe pse ndoshta eshte pak heret per mua per te filluar marredheniet. Po desha qe t`ju pyes se a mundem edhe pse do te kem gjakderdhje edhe gjate 2 muajve te ardhshem qe jam duke u pastruar, a do te mundem te kem marredhenie gjate kesaj periudhe?
Fiona (15 vite më parë)
Përshëndetje nëna! Kuptohet se me lindjen e fëmijes jeta seksuale ndryshon, mirepo jo deri ne kete masë sa ka sqaruar znj. Dea. Mundet te jete psikologjike ngaqe njerëzit situatat e ndryshme i perjetojne ndryshe prej njeri tjetrit, andaj te keshilloj te diskutoni me burrin dhe te gjeni nje menyre qe ta kaloni kete gjendje. Me respekt!
Rita (15 vite më parë)
Pershendetje e nderuar Dea si dhe Rita, une jam Rita tjeter, une kam djalin 4 muajsh me 12 tetor i ben 5 muaj, une kam lind me operacion por jo nuk me ka ndodhur edhe duhen me bisedu per kete çeshtje nuk ka pse me i ftohe burrat kjo gje, sepse lindja e bebes behet me planifikim e te dy prinderve. Une ju sugjeroj qe me ta te bisedoni dhe mos ta leni kete gjendje me u keqesu sepse marredhenia dihet se ju afron shume me shume si çifte per me qene me te lumtur. Ju pershendes.
Rita (15 vite më parë)
Pershendetje Dea, s`je e vetmja, edhe pak behen 3 muaj qe kam lind, njejte si ti kam lind natyral, peshen e kom si ne fillim te shtatzenise, para lindjes kemi qene shume te lidhur, tash hiq, as un nuk e di arsyen pse burri nuk me afrohet , bijme ne shtrat, flejme dhe zgjohemi pa bo kurgjo, por une nuk e kom pyt burrin ende pse, dhe as nuk kam tentu ti afrohem. A thu pse po na ndodh kjo? Kalo mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?