Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

C`duhet te bej?

Te dashura nena kam djalin 2 muajsh mirepo ka 5 dit qe qan aq shume sa nuk di cti bej. kete gje ma ka bere edhe deri sa beri nje muajsh por pastaj ishte shume i qete.. tani prap i filloj dhe gjirin nuk po ma mer shume sa tia fus ne goje gjirin qan me te madhe... gjithashtu ka 3 dit qe ka nje kolle ,,cfare me keshilloni ti perdor pasi jam shume ne merak ,,dhe e stresuar njekohesisht

Adelina Halilaj (13 vite më parë)
Adelina Halilaj (13 vite më parë)
Fitesa eshte tamam ashtu si thua ti pasi qumeshti i gjirit me del me presion dhe ai ne moment fillon e qan..
Fitesa * (13 vite më parë)
Adelina sigurisht djali ka hundet e zena ose fytin e skuqur prandaj nuk mund te gelltit qumeshtin qe e pi dhe fillon te caje. Shiqo a te rrjedh qumeshti me presion te madh se edhe kjo ia pamundeson atij ta percjell mire rrjedhjen qe ta pije. Ne qofte se te rjedh qumeshti me presion, se pari pompoje pak deri sa te filloj te rjedh me ngadale dhe pastaj ofroja. Gjithsesi po me tingllon sikur duhet ta besh nje kontroll te fytit, vesheve dhe hundes tek pediatri fillimisht e pastaj ne qofte se te rekomandon te shkosh te specialisti, beje gjithsesi se keshtu vetem humb lengjet femiu dhe dehidrohet. Uroj qe sa me shpejt ti kaloj loqkes se vogel
Coco Chanel (13 vite më parë)
Adelina dhe une vajzen gati dy muajshe e kam I mbush per nje jave ..keto dite dhe Ajo ishte me kolle e te teshtitura...por shyqyr zotit nuk pati temperature...tani eshte mire ..nqs djersin djali nderroje sepse seshte mire ti thahet djersa ne trup...mundohu ta mbash ne ambient te ngrohte se I kalon dhe vere sa me shpesh ne gji
Mira Shabani (13 vite më parë)
dergoje te pediatri mbasi paska dhe koll se qenka dhe i vogel..sa per at qe qan mos u shqetso se te gjith femijet qajn kshu deri sa ti ba nja 3muaj dhe pastaj ja nis e qetsohet
(13 vite më parë)
mbasi po thu ka edhe koll ndoshta e ka prej fytit e mandej as gjiriin sta mer , konsulltohu me mjekun ..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?