Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

eko morfologjike ne klinika petal
pershendetje nena doja te dija nese ndonje nene eshte ndjek tek klinika e dr H.Kosoves,kush nga ju e ka bere ekon morfologjike atje dhe sa i ka zgjat,dhe me ate aparaturen qe ben ekot e zakonshme apo eshte tjeter?ka lidhje 3D apo 4D me ekon morfologjike apo jo?nese po duhet ta kerkoj vete apo me rekomandimin e mjekut?ju pershendes
Egla ... (12 vite më parë)
Alba Al (12 vite më parë)
Po egla me doktor juxhinin do bej edhe lindjen me te vertete me ka lene shume mbresa si doktor shume i komunikueshem dhe i pregatitur ka mbaruar shkollen ne rumani+ qe nuk ia vlen fare te shkosh ne shtet se kushtet jane skandaloze dhe pagesa te shkon aty-aty , shume nena ketu ne portal kane lindur me kte mjek dhe kane ngelur shume te kenaqura
Egla ... (12 vite më parë)
Ida edhe mua keshtu mkan thene qe eshte shperqendruar shume dr H.K une dua te ndiqem me doktor dritin sepse ai punon edhe ne shtet te i vjetri dhe une kam shume deshire qe me nje doktor qe te me ndjeke cdo muaj edhe te lind por me vjen pak turp varet si do reagoje sepse do i them qe mka ndjek dr H.k si mendon ti a do me mirprese nese kaloj me ate?
Ida Ida (12 vite më parë)
Sa per halimin nuk do ia keshilloja asnjeres, une shkoja aty prej Dritit I cili eshte mjaft I afte I duruesheme te sqaron ne detaje. Me halimin nje eko bera ne javen e 38 dhe mi beri lemsh te gjitha me nxorri me rrezik kur une vetem pak reduktim te ujrave kisha por sipas tij kisha rrezik dhe bebja nuk kishte marre peshe sa per 38 jave por sa per 35. Pas kesaj u shtrova dhe vetem u stresova se njeri thoshte ndrysge e tjetri ndryshe, vetem Driti dhe doktoresha qe me ndiqte me kane qetesuar.Shyqyr Zotit linda diten sapo hyra ne 39 me peshe 2.80kg. Une pata fatin e linda me ate qe me ndiqte. Sa per spitalet une linda tek materniteti I vjeter vetem per mjeket se kushtet jane skandal, ndersa materniteti I ri mund te kete kushte po ska mjeke te afte. Sa oer privatet kane kushte po skane mjeke te afte sepse nuk eshte e rendesishme vetem ndjekja e shtatzanise edhe momenti I lindjes eshte shume i rendesishem se cdo gje varet nga sekondat qe kalojne
Egla ... (12 vite më parë)
po pra na eshte kthyer ne makth edhe kjo ceshtje,po me fal se ndoshta po t ebezdis po tek amerikani ai doktor qe te ndjek me ate lind? ti po ndiqesh me doktor juxhinin tani ai qe te beri edhe ekon me kete do lindesh?
Alba Al (12 vite më parë)
Faleminderit egla gjithashtu edhe ty ,edhe mua s\' me pelqen fakti qe te kalojne shpejt e shpejt me dr halimin njesoj me ka zgjatur si eko e thjeshte si morfologjike dhe ne fund nuk e ben dot lindjen me ate doktor, kalofsh mire.
Egla ... (12 vite më parë)
eh ne fakt edhe mua kjo me shqeteson sepse ne kemi shkuar si me mire aty dhe duam vemendje te plote,por shum flm per keshillen edhe une nese nuk me kushtohet koha e duhur do ta perseris perseri smund te rrij e qete pa e pare me detaje,shtatzani te mbare te uroj Alba
Alba Al (12 vite më parë)
Egla une fillimisht kam shkuar tek klinika petal ekot e para i kam ber me doktor halim kosoven ne javen19 bera ekon morfologjike dhe nuk zgjati ne shume se 15 min kushtonte 3000 leke dhe nuk eshte 3d , 3d ose 4d duhet ta prenotosh me perpara dhe kushton 5000 leke behet me te njejtin aparat thjesht per arsye kohe nuk ta tregon ne 4d, une e bera prap ekon morfologjike 4d tek spitali amerikan2 me doktor juxhin gjoshen shume i kujdesshem dhe kam ndenjur 50 minuta duke pare cdo gje me detaja + mora dhe diskun me vete ekojo morfologjike kushton 75 € nese ke karten vital aplikojne 20% zbritje , tani vendosa ta ndjek shtatezanine deri ne fund tek amerikani pAsi ia vlen me shume
Egla ... (12 vite më parë)
shum faleminderit e dashur,se me kam shum ankth mezi po pres neser,edhe une tgjitha ekot atje i kam bere deri tani me dr haiimin po edhe dr driti eshte shum i mire tgjith mkan then,shum flm e ta kesh me jete gocen te rritet me shendet.
Ida Ida (12 vite më parë)
Se harrova sa zgjat eko morfologjike nuk e mbaj mend gjysem ore ose me teper por zgjat me shune se ekot e tjera se behen matjet e bebit dhe varet sa te levizshem e ke se mua me levizte shume goca dhe se lente te bente matjet. Me kete rast kenaqesh dhe ti se e sheh me teper se heret e tjera
Ida Ida (12 vite më parë)
Egla une te gjitha ekot atje i kam bere me dokt dritin, eshte shume i mire, eko morfologjike mbaj mend qe e kam bere me nje aparat tjeter dhe kushton 28 mije leke. Ndersa 3d dhe 4d nuk e di sa kushtojne por e di qe behet ne te njejten kohe vetem se kur te shkosh tek recepsioini duhet ti thuash ne menyre qe te presesh nje fature. Mua me pati thene doktor driti qe kur te vije radha e ekos morfologjike mund te besh edhe 3d e 4d ne te njejten kohe ne menyre qe mos te besh 2 eko dhe me pak shpenzine. Shtatzani te mbare

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?