Nena kam nevoje urgjente nga ju, si ta mesoj djalin me cucell?
Ju lutem me ndihmoni qfar te bej edhe pak dit me kan mbet qe ta lknd bebin tim te dyt por jam ne hall sepse ende e ushqej djalin tim 1vit e gjysem me gji e nuk po di si tia largoj si tia jap cucullen kur ate spo e merr spo pin asnje lloj qumshti tjeter as asgje me cucull vetem gjinin e kerkon e jam shuum ne hall qfar te bej kur te shkoj me lind sepse kam me lind me operacion e me bie qe te rri afer nje jave ne spital e si ta le djalin ne shtepi kur ende e kam ne gji qfar te bej ju lutem me ndihmoni si ta mesoj me cucull tpakten naten te mos qaj djali kur un te mos jem ktu...
Amin ishalla te lumt goja per fjalet e embla e lus Zotin qe femijeve tu tu fal gjitha te mirat e te rriten ashtu siq deshironi ju mga zemra te falenderoj e po te tregoj nje gje tani j duke e perkund djalin ne djep sepse eshte ne gjum e spo me pritet qe te zgjohet vetem ta perqafoj fort e ta puth sepse tani hoqa dyshimet qe kisha fal sjkrot tend e per ket gjith do i jap gjo e do ta puth fort sepse as me perqafu diten nuk guxoja se vetem me shum me kerkonte gjinin e vetem u fshehja ne nje qoshe e qaja nga zemrimi se pse po duhet me nda nga gjini po ja qee. Allahu me ka mdihmu e se ka lan gjinin edhe pse un ikja ndonje her ne menyr qe tpalten ta rralloj por fal mendimit tend un tani qdo ore do ia jap gjinit sa her qe ta deshiroj djjali kedhtu qe do jem shuum e lumtur per tgjitha....te falenderoj shuum e ishalla Zoti ju fal shendet juve e femijeve tuaj
Mi mbushe syte me lot... dolen dhe lagen fytyren time nga emocioni.. u mallengjeva shume. Lutem me shpirte qe gjithcka te shkoj lehte per ty. Ne fillim do te kesh pak veshtiresi deri sa te adaptohesh, por do t\'ia dalesh shume shpejte, jam shume e sigurte ne kete. vetem sigurohu dhe te kesh ndihme e perkrahje nga familjaret. Fjalet qe te dekurajojne mos i degjo, ato qete perkrahin mundohu ti degjosh sa me shpesh :).
Une qe disa dite e kam djalin me terapi se vertete ishte i ftohur ne fyt, dhe sot qe dola ne pune pas pushimit, ne 12:30 kishte dozen e radhes, gjate pauzes shkova ne cerdhe dhe ia dhashe ilaqin vet (edhe edukatoret iu japin femijeve, por e dija qe ky pasi ta merr ilaqin, do te pij qumesht gjiri dhe te fleje), dhe e futa ne gjume. Aq embel flinte saqe mezi ia ktheva shpinen. E fotografova, e shikoj here pas here sikur e shoh qe flen akoma..Fal Zotit ftohja nuk i gzjati shume, dhe eshte mjaft i forte dhe energjik edhe gjate ketyre diteve, mirepo terapine u dasht tia fillojme.
Sa here qe mundem gjat pauzes shkoj edhe ne cerdhe, i jap te pije dhe e vnoj ne gjume.. flen embel si nje qingj.. :). Rona, shpresoj qe te kesh lehtesi edhe gjate lindjes edhe gjat rritjes se dy loqkave te vogla qe do te rriten si bineq e uroj qe te kenaqen se bashku, te behen freski te shpirtit per ju prindet dhe gjithe familjen..
Finesa nga zemra te falenderoj me gjith shpirt lus Allahun te te shperblej per dyshimet qe mi hoqee shkrimim tend e jo qe e kam largu djalin nga gjini po as qe e kam ndermend ta largoj pasi lexova komentin tend sepse aq shuum kisha dyshime mos tani pasi te lindi mos nuk po kam mjaft qumesht gjini per djalin e dyt epo tani me binde une dhe tani kam mjagy gji keshtu qe ne dhasht Zoti do i ushqej qe te dy edhe pasi te lindi sepse djali aq eshte i dhanun pas gjinit saqe kur te bjen me fjet edhe pin edhe lun me te e naten ne gjum eshte e doren ma fut ne gji sepse nuk don qe tjem larg tij keshtu qe pasi Allahu me ka beku qe prap te lind femij ishalla me bekon edhe qe te kem shuum qumesht aa ti ushqej qe te dy theksoj qe pasi e kam ne gji djalin e par eshte gati 1 vit e gjysem e peshon rreth 14.5 kg ee thoni pra nena si tia largoj gjini e tia humb oreksin per ushqim e per gji....?!kurr nuk do ta bej sa te jem gjall deri sa ta lej vet un kurr sdo tia largoj gjinin frmijeve te mij e di e kam shpres qe i madhi Zot do me ndihmoj prandaj ju lutem nena ushqeni femijet vetem me gji sa te mundeni...ngazemra ju falendeoj te gjithave per komentet e me shpresen qe te shkruajm per te mire
Rona, imagjino cfare traume do behet per femiun po t\'ia ndash gjirin ashtu me metodat e \"frigshme\", imagjino si do ndihet edhe pa qumeshtin qe e do shume edhe pa mamin 24/7 qe do t\'a ndaj me beben qe vie :(.
Desha ta shtoj qe edhe une kam lind me operacion, dhe ne femiun e dyt kam qendru vetem 2 nete, nuk kisha nevoje me shume.. doja te jem afer vajzes sa me shpejt ashtu qe te mos adaptohet pa mua.. Dhe pa asnje problem vajti e gjithe procedura e sherimit.
Rona, dhe te gjitha ju nena. Ju Lutem me zemer, keni parasysh ndjenjat e femiut qe i beni per ta ndare nga gjiri. Si ndahet gjeja me e cmuar e juaja nga ushqimi me i dashur i tij ashtu me \"dhune\". Po po, me dhune eshte ajo. Kur nuk behet dicka sipas deshires se femiut, kjo i bie se me dhune largohet nga gjiri.
E dashur Rona, nuk ke nevoje ta ndajsh nga gjiri djalin. Cka ka ai faj qe ti ke mbet shtatzane para se ai ti mbush 2 vjet, apo para se ai te deshiroj ta ndal gjirin? Nuk eshte faji i tij aspak. te lutem mbaje djalin akoma ne gji, dhe mund te vazhdosh me te dy pernjeheresh edhe pasi te lindesh. Mos u frigo. Do te kesh mjaft qumesht, dhe keshtu do te lidhen me mire femijet e dashur. Do ndajne gjene me te dashur per ta qofte ne te njejten kohe qofte ndaras.
Une te dy i kam ushqy, ne te njejten kohe, kane kriju lidhje te cuditshme bashkarisht. Vajza e ka pi shishen njekohesisht por jo me qumesht tjeter, por me uje, ndersa qumeshtin e ka pi drejtperdrejte deri sa ka dashte vet. Dhe tani qe ka kohe qe nuk e pi, po te doje prap do ia ofroj gjersa te kem. A nuk po bejme ne cmos per t\'iu plotesuar deshirat?
femiu natyrisht qe mesohet te mos e pije pasi ti lyhet me gjerat qe i lexova me poshte, natyrisht qe mesohet, edhe po te vdesim ne nenat ata prap do jetojne, por dhimbjen kush do ua ndal?
Pompoje qumeshtin dhe ruaja qe nga tani, dhe fillo ta mesosh te pije me shishe me vrimat qe nuk deperton lengu pa e thithur. Merrja ndonje gote me ngjyra qe do ta doje, pompoje nje sasi qumesht dhe mesoje ta pije.. do te mesohet. Ne nderkohe gjersa je ne spital mund te ta sjell dikush qe ta ushqesh atje edhe ate.
Rona, mendo per ndjenjat e djalit, e di qe e ke edhe ti veshtire, por sikur ti kishe binjak, a do ta leje njerin me shishe e tjetrin me gji? Si do t\'ia kishe bere?
Ai ka te drejte ne ushqimin e tij, prandaj mos ia moho e dashur..
rona ndakoja mos ja jep une djakin e kam jek me kurgja se kam ly se me qka e lysha prap emerrte kshtu i thoja u prish as djali im ska pi asnje lloj qumshti tjeter as shish as mem mashtruse po derisa flente naten hante smoki me pas banane qka i tekej tash pin uj me tas me pira nalt ndoshta e din qfare jan largoja sa me shpejt se kur ta kindsh tjetrin do ta kerkon prap
Me duket nje nga nenat ketu, Fitesa, ka pasur te njejtin rast, dhe me operacion, besoj kur ta shofe do te te shkruaje, nese se sheh mund ti cosh mesazh :)
Rona, une ia ndava vajzes kur isha ne muaj te 6 te shtatzanise, sepse piva ilace te demshme.. As nuk e lyeva me gje, as e lashe ne nje vend tjeter.. Nuk ke pse tia shpifesh dicka qe e do shume, dhe po e le diku di bjere femija ne boshllek.. Une e vendosa qe do ia ndaja, dhe nuk ia dhashe. Ate nate i fillova qumesht lope me biberon, ditet e para se deshi shume, pastaj u mesua.. E merrjave perqafoja, e puthja, sepse ka shume nevoje per ngrohtesi.. Kur qante qaja me te, por nuk ia jepja.. Dhe per shume pak dite e harroi.. E nxirrja jashte gjate dites qe ta harronte..
O Rona po em habit se un e kam pas vajzen 9mujshe e kam met 7zan me djal po kurr qysh nuk kam mujt me I dhan gji vajzes se mas 4jave mu smu vajza e kam qua spital e qyren dr... E me than me ba vet analizat e gjinit e me tha me ja hjek fill ne moment,po un te thom lyje gjinin me huder ts shtypun qe te qisin lang,lyje majen qe ta djegun pak edhe era e I neveritet,edhe Ty te nimon me tu largua gjumshti, po a don me u pregadit per tjetrin haha te uroj gjith te mirat
ahahaha te shkretet kalamaj sidomos ajo metoda me spec djeges ufff..un skam eksperience ne kte gje por me ben pershtypje se ktej nga ne kur mbet shtatzene dhe ke femijen tjeter ne gji thone hiqja direkt sepse qumeshti prishet sben tja japesh me..
Rona une vajzes ja kom hek keshtu ... kom mar pak keqap te djegest edhe ja kom shti ne goj edhe ka kaj se shum djegst edhe nasabdej e lyjsha me karmin te kuq edhe qeshtu ja kom hek .... edhe qe teper zor oooo na bojke laje laje suphanallah sa zor shpirtin ma ka kput qashtu
(13 vite më parë)
Une kur e kam nda djalin prej gjirit skam provu asnje menyre tjeter,veq kam vendos mos me ia dhane,ka qajt 3 nete shume shume,ska flejt mire as ai as une,ta kuptoj dhembjen qe eki,por vendose edhe ndaje sa ma heret,netet e para kane me qene me te veshtira,por kalojne,kurse diten kur ti bie qefi me pi qumeshtin e gjirit.le ta merr dikush ta shetit edhe provoje nese se pin qumeshtin ne shishe embelsoja pakez qumeshtin me mjalte ose me sheqer vetem per fillim...mua naten me eshte dashte me qit ne djep se kerkojke gjirin edhe sa here qajke e kendojsha edhe e perkundja,per 3 dite e ka harru...ose provoje jepi qumesht ne gote,ka plot me figura per femije ndoshta e terheqin
sa pom qudit Rona shoqja ime esht shtatzen djalin e ka 9 muksh dr jaka rekomandu mja largu gjirin pershkak se sika ma ato vitaminat si para shtatzanis qumshti
Rona u emocinova nga djali jot qe e deshiron gjirin dhe pse ja ke bere me kafe(sikur eshte pis) dhe aj prap e deshiron...po fillo ta ushqesh nga pak me cucull, lenja gjat dites cucullen ne dore qe ati ti duket si loder ,kurse gjirin mundohu ta heqesh me pompe, dhe ja jep me cucull, te shkofte mbare Rona.
Jo leje le te qan jepja cucllen edhe qan qan mashtrohet se gjyna edhe djali edhe ti naten maje afer vetes por me cucell ushqeje mir diten mos te ket nevoj per qumsht naten. Spo di qka tthembse un skam pervoj por dua te pyes a e ke lind edhe djalin me operim?
Une Rona e pata provu me spec te gjeges po prap e merrke, e kjo me daktanol me pate funksionu, edhe nese ja ndan njeher mos ja jep prap te nesermen se ma keq ashtu eshte per djalin. Ose lyje me diqka si kuq me buzekuq edhe thuj gjak nashta gerditet, beso nuk po di tjeter qka me te keshillu.
Po e kam provu me daktanol qe eshte per gji kur tu behet varr por ai ka nje shije si te mire e ky prap e pin njejt e kote eshte veq me spec djekst se kam provu....nje dit e provova me kafe te idhet edhe aq ja filloi qajke sa ka dy par lot i dilshin edhe prap e pike se sdi eshte shuum i dhanun pas gjinit per ket spo di as qfar te bej saqe gjumi naten spo me ze nga meraku se si do ta le kur te shkoj me lind
Po djalin do e le te nena e babai im sepse po e lash me burrin nuk mundem sepse atij i bjen shuum her te vie tek un ne spital ne qfardo kohe per ate nuk mjndemi ta lem ne shtepi por duhet ta lem te nena ime
(13 vite më parë)
rona ni shoqe ejemja me llak te gishtav e ka pas ly... po a smunesh me ja sertu diqysh a psh me naj fafaron te sert nashta ma nuk e don.. ishalla ta len ma shpejt se zor e paske boll..
Rona une e kom ly gjinin me Daktanol krem qe eshte per goje te bebit edhe per gjii, edhe ja pata qite nje kese e kom pre si rrubullak edhe e lejsha ne gji , kur e prvoj vajza me marr u gerdit edhe qashtu naten ja bona nja 2 nate edhe tani e la meniher, provo edhe ti nashta te funksionon kjo.
Un kam femi por te parin e motra jem pö ket rast tngjajshem me tanin eka pas bile ajo vetem me burr ka jetu e dytin eka pas me operim e ish ne hall si me ja da qikes gjirin dhe egjet metoden ilyjke majet e gjirit me ksi tqerpikve e si eshike qika u tutke sja merke gjinin kjo ja bojke qe mini o ktu hahahah per pak dit ja heki ama si ta lyp lyje sahora ta len edhe pse kaj her ivjen me lyp pö gradualisht eharro shpresoj qe te ndihmova sado pak...
Rona me ke do rrijë djali?? Te kisha sugjeruar ta lije ndonje natë dikund tek motra a gjyshja e te shikoje si do reagojë, 1,5 vjec nuk është sh sh i vogël dhe besoj që do e mesoje dicka tjeter seshte e thene te jete qumesht. Besoj se java ne spital do ndikojë per mire se pastaj do te bëheshin dy femijë per tu ushqyer ndaj fillo largoje që tani, lindje te lehte
O tlutem kujtov me qka e ka ly motra gjinin mos rasissht po e len edhe djali jm sepse kam provu me gjithqka por prap e ka pi paramendo me te flen me gji ngoj edhe nuk e lshon sdisa doren ja qet prej tutes qe po iku un najkun sdi po jam shuuum ne hall spo di ma as si te veproj a qfar te bej ju lutem rast se dini naj mendim me shkruani
Rona lyji gjinjete me diqka, qe te gerditet djali si ta sheh gjinin, se shume problem e paske, se kur ta lindesh edhe bebin e dyte kur te sheh qe po e ushqen bebin tranohet. Merre ose do spec te djeges edhe qite ne gji nashta i djeg goja edhe nuk e don ma, beso se nuk po di as qysh me te ndihmuu.
Rona veshitr e paske po te besoj dhe te sygjeroj ti lexosh komentet e nenave ne linket qe do ti leshoj me posht se vete nuk kam eksperience me kete gja, vec duhet patjeter me ba dicka shpresoj tet vijn ne ndihme mendimet e nenave.lindje te lehte dhe shendet per te tri
(13 vite më parë)
Rona un akoma skam lind,, ama motra ime ka te njejtin rast me ty ajo ka termin me 10 me lind,, dhe e ka pas shum veshtir me hjek vajzen nga gjiri ama ajo e ka bo gjirin me diqka nuk me kujtohet sakt tha e ka provu vajza edhe u gerdit se shum shija e keqe ,, kurr ma se ka provu tash kur I thot a don me pi ajo bon kishe po vjelli,, gerditja diqysh edhe e len vet
Ju lutem me ndihmoni qfar te bej edhe pak dit me kan mbet qe ta lknd bebin tim te dyt por jam ne hall sepse ende e ushqej djalin tim 1vit e gjysem me gji e nuk po di si tia largoj si tia jap cucullen kur ate spo e merr spo pin asnje lloj qumshti tjeter as asgje me cucull vetem gjinin e kerkon e jam shuum ne hall qfar te bej kur te shkoj me lind sepse kam me lind me operacion e me bie qe te rri afer nje jave ne spital e si ta le djalin ne shtepi kur ende e kam ne gji qfar te bej ju lutem me ndihmoni si ta mesoj me cucull tpakten naten te mos qaj djali kur un te mos jem ktu...