Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Përvoja gjatë lindjes

Pershendetje nena, une e kam djalin 4 muajsh e gjysme, une e kam pasur nje lindje te veshtire se me ka rene uji 4 dite para lindjes se djalit, dhimbje per mu qel s`kam pas deri sa provun me koktej e me tampon se me shtinen ne miter atehere me dhimbje te medhaja kam ndejte 18 ore e ne fund u deshte me perdore vakumin. Po e falenderoj zotin se pari se pshtova kalova mire e me lindi djali si nje pllum, e se dyti se jetoj ne Ch se me pas qene ne Ks si kam ndegjuar raste me siguri kisha mbet me pasoja. Po ju lutem nena me tregoni pervojen e juaj gjat elindjes edhe per ne lindjen e dyte a eshte edhe me veshtire apo qysh? Tash e di çka eshte me lind e po kam frike me mendu kur t`me lind beba e dyte. Ju pershendes shume, Lindita.

Linda (13 vite më parë)
Evis (13 vite më parë)
Te dashura nena urime njehere per bebat tuaja. Une kam 10 dite qe kam lindur me operacion cezarian, pikerisht se nuk doja te hiqja keto dhimbjet e lindjes pastaj edhe mjeku me tha qe veshtire ta beja vete se jam e ngushte tek legeni. Gjate operacionit nuk ndjeva asgje per 5 min e nxorren djalin nga barku, si llokum... vetem se kur doli narkoza kisha dhimbje te medha barku e mesi por gjithsesi te durueshme... pas dy ditesh dola nga spitali dhe max pas nje jave e merr veten te kalojne dhe dhimbjet e mesit e barkut, gjithashtu edhe plaga nuk duket fare. Prandaj per mendimin tim juve qe ju ka zene frika per lindjen e dyte mendojeni kete alternative, dmth operacionin cezarian. Gjithe te mirat.
Mimoza (13 vite më parë)
Heheh Moki te burri tjeter pune nuk po kishte, vec punte mi bo edhe femije, hehehe hajgare. Valla flm shume, s`di nuk kam deshte me qene njehere shtatzene por fati e deshti keshtu. Edhe pi boj more femijet sa jam e re se kur t`plakna s`kom nerva mo me rrit femije.
(13 vite më parë)
mimoza urime per shtatzanin qe paske fillu lumja ti po shpejt paske vendos me ba tjetrin edhe pse lindjen e paskim pak a shum te njejt te uroj shtatzani te mbar.
Mimoza (13 vite më parë)
Lindja prej lindjes ndoshta ka dallim. Pershembull per mua lindja ka qene shume shume e lehte. Cdokujt kuna i kom tregu jone habit. Eshte mu me kaloj termini i lindjes 2 jave nuk kisha as dhimt as kurgjo. Heren e fundit ne kontroll mjekja me tha qe nese nuk lindi edhe 2 dite atehere duhet te shkoj ne spital. Ishte dite e marte dhe dola ne shetitje pak. Shetita gati 4 ore sa qe kembet nuk me punojshin qe te nisem per ne shtepi. Erdha disi te shtepia ime dhe hyra ne banjo. E mbusha  kaden me uje te nxehte teper te nxehte dhe u vendosa ne kade per 1 ore e gjysem. Pasi qe kam dal nga kada i vesha pizhamet ishte ora diku reth 22:45 dhe shkova ne dhomen e fjetje rash. Perderisa jam mbuluar me jargan me erdh uji dhe shpejt u qova nga krevati dhe pi thom burrit tim me erdh uji ai nuk me besoi tha qe ndoshta si ke ndejte ne kade tani te doket keshtu. Shkova ne banjo po e shoh ujin vetem me kishte plas e thirra vjerren teme dhe pi tregoj tha jo jo menjehere duhet ne spital me shku. Nejse jemi nis per me shku ne spital un burri dhe vjerra jem dmth u kon ora 00:00 kur kam hi nder te spitalit. Aty me kontrollun dhe me than qejam e qelne 2 cm Mjekja me tha qe duhet te eci qe te qelem me shpejt mirpo mua kembet nuk me punonin nuk mundesha te eci dhimje nuk kisha aq te forta. Pas pak minutash me erdhi qe te vjell. Kam vjellur shum shumm ndoshta edhe duke i dhen zor me vjell u qela tani me erdhen disa dhimt te medhaja por jo edhe aq sa me thoshin grat. Mjekja me kontrolloi per fundi her dhe me tha qe edhe 30 min do ta kesh femijen ne dor. ZOT nuk me besohej nuk kisha fare dhimt dhe mjekja me thot qe do ta kem femijen ne dor. e pamundshme. Erdhi momenti lindes Dhe beba erdhi. Me besoni NENA nuk e kom ndje kur ka dal beba. ju betohem qe nuk kom ndje fare fare asgje kur femija ka dal. dmth 00:00 ora jom shku nspital kurse ora 02:17 min e kom lind djalin. Ka qen nje lindje shume e lehte per mua Tani djalin e kom 5 muajsh dhe jam prap shtatzene 6 javeshe. Ju pershendes shume shume Mimoza.
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
tung linda dita edhe un jetoj ne Amman Jordan ketu mka linde djali dmth femija i apre para 8 muajve.lindja ka qen tej mase e shtir pasi qe mkaloj termini ne javen e 42 ne fund kam lind edhe jam shku spital pa dhimbje pa me plas uji atje as e qelun sisha as sen ata te gjitha ma plasen ujin mi shtun dhimtat ne 8 mengjes jam shtri spital ne 00:20 kam linde dmth prej ne ora 4 mkan nis dhemjet tu shku e tu rrit ,beba sdilte dote dhe kur e pane qe jam sterlodhun perdoren vakumin edhe mjaft kam hjek epreme 10 pej sepse beba me lindi 4 e 300 per ket shkak kisha veshtiresi e per beb dyte sguxoj me mendu jo qe sdu po njherit kam frik ju pershendes e klm tung mirudegjofshim te dashura
Jeta (13 vite më parë)
E nderuar Linda si duket une dhe ti nuk kemi pervoje te lumtur gjate procesit te lindjes ..une kam lindur djalin me 22 korrik te ketij viti shyqyr prej allahut edhe beba ime eshte shendosh e mire. Mua dhibjet me kan kapur dy dite para se te lindja dhe i kam pasur me gerqe, heren e pare kur shkova te linde ne oeren 5 te mengjesit nje mami u zgjua nga gjumi dhe vetem bertiste ,une u ktheva ne shtepi nga frika dhe ne mbremjeka ora 9 shkova perseri.hasa ne nje staf me te mire mu duk ashtu mua ju tregova qe jam me dhimbje qe nje dite e gjysme dhe jam pa gjuma fare e lodhur dhe dhimbjet i kam me gerqe.Ata si duket ishin mesuar me shume pacient dhe per ta asgje nuk ishte intersante.kah ora 11 e nates ma shperthyen ujin vet ata dhe filluan te bertasin uuuuu uji gjelber viron beba e ka pij .une nga frika nuk dij se si u stresova dhe beba sa vinte nalt e ma nalt ka gjoksi im .me lan ne tavoline vet une bertisja sa mundja ma vone me dhan edhe nje inekcion ne unfuzion dhe prap me lan vet ..une perpelitesha dhe kah ora 2.20 lindi djali im me vakum mirpo me infekcion sepse e kishte pij ujin e gjelbert.gjtihashtu me kan prere poshte dhe me kan qepur kam hequr te zite e ullirit dhe ende nuk jam sheruar plotesisht edhe une kam frike se si do te jete lindja e dyte apo sdo te kem lindje me fare.
(13 vite më parë)
pershendetje Linda.Une kam lind sot 4 jav edhe nuk kam pas ni lindje shum te veshtrir si thon shum gra se hekun edhe kshtu si ti qe paske hek shum.Une kam lind 2 jav mas tremini edhe mas 2 jave sme kan ardh dhimt vet po me infozion se ma ska ba me nejt beba mren ma shum kshtu edhe ujt ma kan derdh se vet nuk mu ka derdh pastaj me kan shti ne kad me uj sa e duron trupi te nxet dhe kam nejt 1 or a ma shum kam nis mu qel athre pak. pastaj me kan hek e mbas ni ore apet me kan shti dhe si jam hi per dyten here ne kad jam qel kerejt dhe pej kti momenti jan kan dhimt te mdhaja dhe ska shku as ni or tjetr kam lind, pak fundi i veshtir u kan ama fill e kam harru kur e kam pa beben qe esht mir e shnosh ooo jam shliruuu.qishtu ka qen pervoja imee.e sa per beben e dyt sdi qame than se edhe une sguxoj me menu nihre hahah

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?