Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Sa po ju besoni mjekeve?

pershendetje nena shpresoj qe jeni mir,jan ne hall me vajzen eshte 17 muajshe deri para dy muaje kurr nuk ka perdor kurgjo ka qen shume e shendetshme pernjeher filloi fyti ju skuq i kaloi pak ne vesh po brenda nje muaji mkan pershkru doktor 4 her antibiotik gje qe mu duk shume e tepert e mbram prap e rroki temperatura e ja ndrrova doktorin e ky u tranu pse kaq shume i kan dhan tha se ka gjendjen hiq te keqe edhe pse ka temp i jep shirup per temp e ski nevoj as me pru te mjeku se qika qaq energjike qe as nuk e like me kontrollu, tha kjo ska kurgjo ju ka skuq pak fytii po vet i kalon veq nje sirup kshtu ja dha...mfalni se e zgjata shume po shume jam deshpru prej mjekve sa te pakujdesshem

Lolaa ,.. (13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Loca,po duhet tash me u ba edhe mjek vet,5 mjek me i vizitu asnje ska me ta dhene diagnozen e sakte
Lolaa ,.. (13 vite më parë)
Emi te kuptoj si ndihesh dhe me vjen shume keq.me e keqja eshte kjo qe askush nuk te tregon pse ka ndodh kjo qe me pas kujdes tjera here po ishalla do Zoti e nuk i perseritet kurr,gjitha te mirat per juve....
(13 vite më parë)
O ketu per mjekesi mjere per ne e me shume per femijet tane,ndodhi qa ndodhi,por qe smunda ta gjej nje mjek qe ma spjegonte pse ndodhin konvulzionet,veq me do terme mjeksore ,sdi shume keq,eshte dashte vet me hy me lexu edhe beso se prap nuk e di pse i kan ndodh,nje mjek me tha preh temperature,po ate temp.qka e shkaktoj?se djali deri atehere ka qene shume shume mire,tani tu fol me motren qe e kam ne austri me tregojke per rastin e njejete qe e ka pas me vajzen edhe tani informatat qe ia kane dhane atje,mi transmetojke,e rreziku i perseritjes eshte deri ne moshen5 vjeqare,keshtu qe une jam ne ankth gjithe se here ka temperature edhe deri tash skam fol per kete rast por sa me shume po kalon koha aq me shume frigohem per atehere
Fitesa * (13 vite më parë)
eh moj Emi, shume po me vjen keq.. spo muj me besu qe qaq lehte ia \"gjen\" diagnozen edhe nuk e shiqon me ma shume kujdes.. :( Fal Zotit qe keni mujt me dergu ne spital edhe qe ka vazhdu pastaj mire..
Fitesa * (13 vite më parë)
Po bre loca, shume vshtire vajzave me ia marr urinen kur nuk dijne :(. Shpresoj te bej vajza sa ma mire..
Lolaa ,.. (13 vite më parë)
flm shume nena,veq pasqyren e gjakut ja bona qikes se urinen sun ja mora kurqysh e duhet me provu sot prap nese muj me ja marr urinen e tani mi kontrollu te dyjat te dr,ne baze te vlerave referente smu dok edhe mir pasqyra e gjakut valla po sdi mjeku e sheh ma mir...
Fitesa * (13 vite më parë)
Emi, me vjen shume shume keq per pervojen qe paske pas.. Te lutem na trego cili\'a pediater ka qene kur e ke pas ne kontrolle? Po te me ndodhte mua kshtu, as qe kisha hezitu ta publikoj emrin e tij/saj
*anika* *2* (13 vite më parë)
Seriozisht nuk u mbet mo me I besu kerkujt ktu te na ne krejt fushat ka neglizhenc ne pune korrupcion ama ma se shumti me nervozon shendetesia se po lujn me jeten e njerit e ju qe keni pas kesi pervoja te kqija pse nuk po I publikoni me emra te pakten ne tkerat mos te kemi pervoj me keta dr meqense shumica te njejt jane... loca ishalla I dalin mire analizat
(13 vite më parë)
Amo bash mjere na se tani mbas emergjence ne qat gjendje eshte dashte me dergu ne dore deri te spitali i femijeve,plus atje kur shkum skish mjek,deri sa erdh dikush,aiiiiii shyqyr qe i kam met nkry,,,kjo ka ndodh veren e 2011-tes
Ina * (13 vite më parë)
Kshtu si emi mua me ka thene e ka nga veshet djali kur e ndrrova dr dul qe mu kish ftof ne mushkeri perfundova ne spital..
Ina * (13 vite më parë)
Hic nuku besoje dr e kam humb besimin,sa e qojsha djalin te mjeku vec smut me rrike...
Lolaa ,.. (13 vite më parë)
Emi po me vjen shume keq per kte qe tpaska Ndodh po shyqyr qe koka ma mir djali e ishalla nuk i perseritet kurr,mosvet per ne ku po jetojm u bo kejt biznes shendetesia,un punoj ne barnatore o Zot gjynah qka shoh aty
(13 vite më parë)
Pa i ba djalu 10 muaj pat shume temperature edhe e derguam tek pediatria qe e kontrollonim gjithe,ajo ia mati peshen.gjatesine,temp. tha i kalon e ka prej dhembeve.ia shkrujti plot barna...u ndalem me i ble tek rrethi i spitalit,pernjehere djali vjelli,u nxi komplet.i humbi vetedija..une e kisha ne dore e skisha as nuk disha qka me ba,kanje kalimtar n\'a ka pa edhe tha shpejt ne emergjence,fat ne fatkeqesi qe e patem shume afer emergjencen.....nga temperatura e madhe ka pas konvulzione...e qeshtu nje jave nee spital..shume muaj me terapi..djali mire eshte tash..por une e kam humb besimin shume tek mjeket...ne e derguam per temp ajo thojke ikalon e ka prej dhembeve....
Fitesa * (13 vite më parë)
Qashtu,, waAllahi kur kam dicka edhe vet ndonje problem, e kur me thot burri a po shkojm te dr, i thom te kush me shku, as ski ku shkon as kujt i beson.. ani pak si te shohin qe ke sigurim 100 ethe ti shtijne veq me ta shfrytezu ne maximum sigurimin.. Hajr e boft Zoti se shume shume keq.. Shume kisha dashte me dijte a i lexon ndonje doktor keto hallet tona qe i cajme ketu.. edhe qysh ndihet kur ankohemi kaq shume ne ta.. :S Loca shpresoj qe i dalin mire analizat,, na lajmro ne kete teme ok?
Lolaa ,.. (13 vite më parë)
Valla ma shume po ja baj gajle kur po smuhet Qe po din njeri ku me e qu se qe po smuhet Fitesa tash ja dha ni Cetirizin sirup qe perdoret alergji po tha ja largon sekretin edhe me tha Me ja ba anslizat e urines dhe pasqyren e gjakut e ta shoh neser qysh pi dalin,flm shum dyjave qe keni gjet kohe mpuq
Fitesa * (13 vite më parë)
Loca mashaAllah per vajzen.. cfare sirupi i ka dhene? Edhe une e kam shume vshtire me fitu besimin te nje dok, por tani me pediatren e femijeve te mij jam shume mire dhe nuk besoj se e ndroj..
Mimi M (13 vite më parë)
Loca po ta besoje se edhe une djalin e pata me temp e qova ne spital aty qelloj nje mjek tha jo e ka fytin i ka veshtt i shkrujti djalit antibiotik 2 lloje.. Mu doke shume 2 lloje antibiotikesh dhe e dergova neser te nje mjek tjeter privat .. Aj me tha jo djali se ka as fytin as veshtt.. Me shkruajti vetem shirup per temp dhe djalit per 2\'dite i kaloje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?