Nena a keni perdorur ndonjera doppler ne shtatzani per tia degjuar rrahjet e zemres bebes dhe cfare kane thene mjeket per te. Se une e kam ndermend ta blej po spo muj te kontaktoj me mjekun tim.
Sot ma beri burri suprize ma kishte porositur mbreme sot me erdhi, vetem kur me erdhi nje pakete tek shpija, flm Hira une sot e pyeta mjeken me tha se nuk te ben dem fare vetem mos me perdor psh shume shume minuta se nxehet lekura....:)
jo vetem doppler por edhe ekografi mundesh te besh cdo dite pa asnje dem tek ti apo bebi.. kam pyetur disa specialiste per kete.. une kam bere nga 2-3 eko ne muaj per vete.. ne fillim nga qejfi pastaj cdo jave a me shume te kontrolloja peshen e bebit :) kurse dopplerin mund ta mbash sa te kesh qejf.. :) shtatzani te gezuar.. :)
Po po Rita me len mjeku me kqyr ne ultrazo krejt une qe prej javes 6shte ja kom pa rrahjet e zemres ne eko edhe e kom pa edhe 9 jave edhe 13 jave kur ka qene...tash po pres kur shkoj cka pom thote ose mujsha me vrejt vet.
Flm shume Fitesa une mund ta blej prej produkteve te clear blue qe ka edhe teste digitale te shtatzanise...edhe per kete doppler qe thua ti e pashe ne internet kushtojke 40 euro dhe njera qe ish dal e re kushtonte 90 euro ...flm shume qe me tregove dhe me heke merakun...qe mund ta perdor ish shume i mire edhe ky qe thua ti prodhim amerikan me duket qe ke mbreme shikoja ne net per ta porositur.
Lonass, une kam perdor ne dy femijet dhe jam shume e kenaqur qe kisha mundesine ti degjoj kur dua une e jo te vrapoj menjehere ne kontrolle vetem pse jam bere merak a po leviz apo jo. Kam degju rrahjet e zemres dhe levizjet e herpashershme ne barkun tim. Une e kam ble ne eBay, quhej Angel Sound doppler, dhe nuk ka cmim te lart. Mund te perdoret me gel apo edhe me uje e lag paraprakisht barkun ngapak.
Une e kam pyt dr time se a ka ndonje dem, me tha qe ska kurfar demi dhe u cudit qe kam ble dicka te tille se nuk kishte pa ma heret..me tha \"prej teje pritet gjithcka, veq kur ta blejsh edhe ultrazerin shtepiak nje dite :)\", heh e bash e kisha ble me kon qe del ndonjehere, isha knaqe.. :) . Lirisht bleje dhe kenaqu duke ia degjuar te rahurat e zemres dhe levizjet.. :). Madje mundesh edhe me i inqizu e pastaj me i degju vet fmiu kur te rritet :)
Lona e lexova pytjen dhe disa nga komenter , po quditna dhe pom vjen keq qe nuk mundesh mi degju te rrahurat e zemres e as me dit gjinin , na qe jemi ne kosov mendojm qe ngurbet osht mir , por nuk qenka bash ashtu .. Un nuk kom perdor doppler per arsye se ktu saher t shkojsh te mjeku i lshon degjuset
Qe e ndin beben , ta tregon n ultrazo qysh o beba , qfar gjinie osht . Ty a tlen me kqyr mjeku n ultrazo kur t kontrollon ,
aty munesh me vrejt zemren tu livrit , edhe gjinin munesh me vrejt nese e shikon me kujdes .. ?
Nuk e di pse e kane sistemin kesi lloji...njehere isha me dhimt te mdhaja te barkut pa qene shtatzene me lan 1 ore ne koridor ne fund tha shko ne shpi dhe pi paracetamol edhe dy dite tjera me ka dhimte barku dhe per ta asgje. Thirrja dhe asgje prap mu perserit mbas disa diteve. Dhe sme merrnin ne kontrolle.
dina une kam djalin e dajes atje ne suedi nusja e tij tash e ka lind femiun e dyt kurr si ka tregu per gjini deri e ka lind se ka dit qka e ka kshtu siq po tregon kjo lonass ka tregu edhe ajo se di tash qysh eshte atje ,ktu ne gjermani shum mir te kqyrin valla
O Lona sa keq Koka moj Ne suedi,pse mos me ta tregu gjinin e bebes per qfar arsye....rahjet e para te zemres ndihen qysh ne javen e 5 une sa her kom pas kontroll i kom ndegju levizjet e djalit dhe rahjet e zemres ne dy muajt e fundit 8-9 per dite kam shku ne Spital per ta bere ctg sa dallim ka shteti prej shtetit
Lonasss me vjen keq sepse kam te njofshem ne suedi dhe ashtu siq thua ti po tregojn per mjek ,une jetoj ne gjermani dhe shum eshte i mir mjekimi une jetoj me nje qytet te vogel por mjekja ime 2 here gjat shtatzanis me ka shiku me 3d dhe qdo here ultrashall dhe qka ka qen e nevojshem krejt mi ka ba shum me kan kqyr mir shum
Por askush se beson pa ardh ketu...nuk acarohem fare...une po te kuptoj plotesisht ty...dhe flm shume per keshillat tuaja ... nuk eshte asgje...por ne Kosove ka 3d e ketu vetem ne stockholm dhe vende me te mdhaja me duket qe ka kendej nuk ka askund. Kerkush nuk e beson pa ardh. Nje nene ishte ne 9ten jave dhe e humbi beben ketu ne Suedi per shkak te neglizhences se mjekeve.
Lona une e dhash mendimin tim nuk ka nevoje te acarohesh,
rrahjet e zemres priten deri ne javen e nente qe te ndegjohen, por normalisht se mund te ndegjohen edhe me heret. Nuk e di ne cilin shtet jeton, por te lutem mos me thuaj qe ne shtetet Skandinave na qenka mjeksia e pazhvilluar. Te kesh dy eko gjate nente muajve eshte teper e cuditshme.
Ketu a, mozvet mos u bofsh per ta se vet smuju e vet shnoshu ,,,jo per gjinekologji po ne gjitha lamite shume,shume te pazhvilluar....shpresoj ta tregojne gjinine....paske me shku ne kontrolle per nje dite kur e kam une ditelindjen....une do te provoj ti pyes nese me tregojne per gjini qe jo athere do te provoj privat nese ai me tregon.
(13 vite më parë)
Edhe privat me shku shum shtrejt 1200 kruna ni kontroll 5 min
Nuk e kam ndermend tia degjoj cdo dite sepse me rendesi eshte beba dhe nuk e di se a ka effekte anesore....Por kur i ke vec dy eko gjate 9 muajve pak eshte stresuese...Ndoshta femija i pare dhe mjekesia ketu e pazhvilluar na ben te shqetesohemi pak me shume...Po adnila njejte eshte ne suedi ,norvegji dhe finlande nuk ke faj cilen jave je ti adnila ?
Edhe ktu ne norvegji e njejta gje,,, mua me eshte dasht me shku privat per me e ndegju zemren e bebit sepse mjeku im vetem e prek barkun me duar asgje tjeter,,, isha shum ne stres se a eshte bebi mir a I punon zemra tani qe e kam pa jam me e qete
sipas meje shko te ndonje gjinekolog tjeter dhe tregoi drejt se deshiron tia ndegjosh rrahjet e zemres bebes tende pasi kjo nuk te eshte mundesuar deri tani. Ai ti leshon autparlantet dhe ti e ndegjon per disa minuta. E keshtu te kalon meraku. Por mendoj se nuk ia vlen te blesh nje aparat te tille, pas disa muajsh beben do ta kesh ne dore inshAllah dhe do te kenaqeni bashk. Nuk besoj qe ka ndonje efekt ansor apo ndonje ndikim te keq ndaj bebeit, por mendoj se nuk ke nevoje te ndegjosh rrahjet e zemres per cdo dite. Behu pak e durueshme, kur te nisish te ndjiesh levizjet e bebes, do te te zgjoje edhe naten bile :) Do te kenaqesh boll.
Po te kuptoj edhe une por po kam qef po edhe po kam frike se mos ka ndikim ndonje gje sepse prej javes 18te mund ti ndihesh edhe levizjet e kjo mjafton ndoshta...Nuk e di se cfare te bej? Jam ne dileme.
po une nuk e kuptova mire per cfare e ka fjalen ne pyetjen tende. Ke qef te blesh aparat per te ndegjuar rrahjet e bebes ne shtepi? Per shkak se dopleri ne mjeksi ka tjeter kuptm, eshe nje metode qe te jep pergjigje per punen e zemres dhe tregon udhtimin e gjakut kur hyn e del nga zemra bile edhe me ngjyra. Njekoesisht ndegjohen edhe rrahjet e zemres me nje ze tjeter pasi me shume eshte i koncentruar ne ecurin e gjakut. Por per mendimin tim, nuk eshte e nevojshme te blehet nje aparat i tille, mjafton ta ndjesh beben nonstop te levizi ne bark, dhe kontrollat e nevojshme me ultraze te gjinekologu jot. Por prap ti e din.
Po une e kam pare levizjet dhe rrahjet ne eko po si kam degjuar rrahjet... e me ndi hala se kam ndi se jam ne javen 17+3 dhe eshte shtatzania ime e pare...:) Se per ato gjana nuk po shqetesohem se i kam pa gjitha ne javen e 13-te...:)
Oj Lona rrahjet e zemres se bebes fillojne shume heret qe ne javen e nente, aparati i ultrazerit automatikisht i tregon a ka zemra rrahje a jo. Por qe ta ndegjosh edhe ti ao mjeku duhet ti leshoje autoparlantet, por ai aty ne ekran e sheh qe zemra e bebes punon. Mjeku punen e pare qe ben eshte te percaktoje a eshte bebja gjalle a jo, a leviz a jo (mvaret prej javeve) pastaj vazhdon me matjet tjera per te percaktuar rritjen e femijve. Mos u ber merak ti, pasi ke mberri deri ne javen e 20, sigurisht i ndjen edhe levizjet e bebes ne bark, bebja zhvillohet mire ishAllah.
per semundjet anomalit ato i bejn ne eko te japin rezultatin prit deri nkontrollen e ardhshme edhe ja ndegjon zemren e vogel shpresoj te shkoj gjithqka ne rregull me bebushin ten
Po per zhvillikm tregojne, per semundjet , anomalite, tensionin, diabetin e keto gjana por per gjini jo e as rrahjet e zemres ende smi kane bere kur e pyeta njehere me tha per rrahje ndoshta kontrollen tjeter dmth se sishte e sigurt. Tash ne javen e 19+3 sot dy jave kam kontrollen dhe me tha qe do te shikojme se a eshte zhvilluar bebja mire per ato jave. Tash me duhet te pres deri ne kontrolle.
aha nuk edi per suedi qdo shtet i ka rregullat e veta un kam lind ne franc po patjeter ish duft me tregu me zhvillimin e femijes dhe rrahjet e zemres per qdo gje per at pune jane mamit
Nuk po mundem ti them se ketu krejt i kane rregullat e tyre as nje minute nuke humbin me ty nese nuk e kane te shenuar ne leter...pervec kesaj as gjinine nuk ta tregojne ketu ne Suedi edhe po ti kerkosh te thojne se pozita e bebes seshte e mire dhe asnjhere sjemi te sigurta per ate...nje shoqe imja ka lind tani ne dhjetor dhee pyeta se a te kishin treguar per gjinine tha jo nuk me kane treguar as gjinine e as rrahjet me duket se edhe per rrahje me tha.
Ne Suedi dhe ne shtetet e tjera te jashtme ka me ble vec me porosit...prej markes Clear Blue ...me duhet ta blej dhe spo di sa eshte i rrezikshem sepse prej javes 19 me skam kontrolla me ultraze e si mund te rri pa ia degjuar bebes zemren.
Ju pershendes.