Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vidio denisa hasa news24

15 janar 2014 - 19:58 | lajme

Translate perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

Nëna e tre fëmijëve apel për ndihmë: për tre ditë duhet të liroj shtëpinë,nuk kam ku shkoj
Nga: aurora golemi
Nëna e tre fëmijëve apel për ndihmë: për tre ditë duhet të liroj shtëpinë,nuk kam ku shkojdurres-një nënë 30 vjeçe, e ve dhe me 3 fëmijë jeton pa asnjë të ardhur në bashkinë e sukthit. Mbijetesa sigurohet duke marrë bukë dhe rroba për vogëlushët nga të afërmit apo fqinjët.

Familja hasa zbriti me shumë mundime nga selishta e dibrës për tu vendosur në këtë komune vite më parë. Bashkëshorti i denises ndërroi jetë para tre vitesh në greqi kur dururët që punonte e zunë sipër duke e lënë familjen në varfëri të plotë dhe në mes të katër rrugëve. Vetë ajo është e pa punë.

Jeton me ato pak gjera qe i fal familja e saj në sukth. Mes një varfërie ekstreme dhe kushteve higjenike skandaloze, sot ata jetojne ne nje shtepi ku qiradhenesi i ka lene edhe pak dite te te banojne aty. Denisa nuk ka asnjë lekë për ta paguar qirane dhe banesa e prinderve të saj është shumë e vogël për ta strehuar. Kur me kamerën tonë shkuam në sukth në shtëpinë e saj ishte vetëm një thes me miell asgjë më shumë për tu ushqyer.

“ ne këtu jetojmë në shtëpi me qira. Na ka dhënë afat për tre ditë pastaj nuk e di se ku do shkojmë. është shumë e vështirë, nuk di çfarë të bëj, ku të adresohem. Jemi ku ngrënë e ku pa ngrënë. Edhe rrobat i kemi të falura. Kam ftohtë se nuk kam me çfarë ngrohem. Familja ime nuk mund të më ndihmojë sepse edhe ata fukarenj janë. Kërkoj nga shteti që të më ndihmojë.”- rrëfen denisa.

Darkave, të tre fëmijët jetimë mbështillen në një krevat pranë nënës së tyre. Pasi ngrohja iu mungon ne kete stine te ftohte. Shitësit e ushqimoreve afer baneses se saj nuk i japin më veresie se nuk ka me se të shlyejë borxhet.

Me para borxh, arrin të sigurojë librat e fëmijëve. Madje vajza e vogel anila e cila eshte ne klase te pare nuk shkoi ne shkolle kur kamera jone ishte aty pasi nena e saj nuk ka para per te paguar furgonin.

Denisa tashme do te perfitoje 49 mije leke te vjetra ne muaj ndihme ekonomike nga shteti. Ajo thotë se mungesa e parave ia ben jetën e pamundur dhe kërkon ndihmë që dikush të kthejë sytë nga vogëlushët e saj.

Numri ku mund te kontaktoni familjen
Cel: 0685550847

(a.N/balkanweb)
(13 vite më parë)
Kanun Ema Dinaa (13 vite më parë)
Zoti ju ndihmoft se shum fshtir me pa ksi varferie
(13 vite më parë)
Qfar shteti oshte aj qe nuk i ndihmon fmive jetim ose fmive se paku shteti me jav nda nje bugjeta nga 5o euro por me njeren an as shteti ska faj e shiqoja nje nate ne youtub emisioni edhe une jom kosov kusjtet katastrof skish ku ma keq e 7 fmi rend hej allah kur ski kushte mos te hi ne gjynah bone nje ose 2 e jo rend ktu tek ne qfar te ardhura jan ne krahasim me shtetin shqiptar dhe maximal i bejn 2 ose 3 ...Fmija don kushte e jo veq bone hajt se e rrit Zoti...Ishalla allahi ksej Denises i ndihmon e ja qel fatin

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?