ada e dashur e gjeta qet pytjen tane te njojtin problem e kom prej djehi jom per rrug tuju kthy ne gjermani per sa kohe te ka kalu a je shku te dr te lutem me trego se jom ka tutna shume ggoja si njanen ane syri qashtu spo muj e msheli ishalla e she pytjen e mu pergjigjesh
oj nena kesh ne spital kater or prita kur mkontrolloj tha shko ne shpi se tkalon as sme dha terapi se per neksjon zvike ne shprehje skish ide se qka kom njeri an e ftyres mukan paralizu muskujt veq dasht zoti e ishalla mu lirohen mas ni kohe un vet spodi qka me ba sakeza po ha pe maj me shishe nxeht me kan ks ta jepin terapin faleminderit shum prej juve gjithmon jeni te gaqme mena ndihmu per gjdo gje
Paraliza faciale ose paraliza e fytyrës është një sëmundje që vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës, i cili inervon muskujt e fytyrës (të ballit, të kapakëve të syve, faqeve, buzëve etj.). Dëmtimi i tij bëhet nga të ftohtit (korrenti prej erës), infeksionet (gripale, otitet, borrelioza etj.), shtypjet e nervit përgjatë rrugës së tij nga shkaqe të ndryshme, manipulimet e stomatologëve etj. Në shumicën e rasteve, dëmtimi i nervit të fytyrës, për pasojë edhe paraliza faciale, ndodh nga inflamacioni (mahisja) i këtij nervi dhe, në këto raste ne nuk arrijmë të gjejmë ndonjë shkak preciz. Në këtë rast, paraliza faciale emërtohet (Ex frigore) nga të ftohtit. Shkaqet e sipërpërmendura janë ato që japin të ashtuquajturën paralizë faciale periferike, sepse ka edhe një lloj tjetër paralize faciale, që quhet paraliza faciale centrale e që ka shkaqe të tjera. Kështu që mjeku fillimisht bën dallimin e paralizës centrale nga ajo periferike. Paraliza faciale periferike është patologji më e shpeshtë. Shenjat klinike të saj janë: vështirësi ose pamundësi për ta rrudhur ballin (nga ana e sëmurë), për të mbyllur syrin, për të fryrë faqet, për të fërshëllyer, si dhe vërehet tërheqje e këndit të gojës nga ana e shëndoshë. Mund të ketë edhe lotim të syrit, prishje të shijes në gjysmën e gjuhës, nga ana e sëmurë, si dhe dhimbje prapa veshit.
Muskujt
Lëvizjet e muskujve të fytyrës arrihen me anë të nervit të fytyrës që quhet nervi facial. Me urdhrat që vijnë nga truri, fytyra jonë merr pamje të ndryshme duke formuar shprehje të ndryshme. Nëse disa sëmundje apo probleme të ndryshme bëhen shkak që kjo lidhje të ndërpritet, atëherë edhe lëvizjet fytyrës humbasin plotësisht apo pjesërisht. Në mjekësi kjo gjendje quhet paraliza faciale. Nervi facial fillon nga ponsi dhe pasi kalon nga veshi i brendshëm, pastaj i mesëm, arrin te muskujt e fytyrës. Por ai, gjatë kësaj rruge, kalon edhe mes gjëndrave të pështymës. Përgjatë rrugës në veshin e mesëm ka pranë dhe nervin e dëgjimit. Gjithashtu, gjatë rrugës, nervi facial jep edhe disa degë që kanë detyra të ndryshme. Për shembull, një pjesë e shijes së ushqimeve, lotimi, pështyma realizohen me anë të degëve të nervit facial. Paraliza faciale mund të shkaktohet nga shumë sëmundje apo probleme që prekin zonën mes trurit dhe zonës pons apo mes kësaj zone dhe muskujve të fytyrës. Shkaktari kryesor në rrugën mes trurit dhe ponsit është hemorragjia cerebrale, e cila ndiqet në repartin e neurologjisë. Këto paraliza quhen paraliza faciale qendrore. Kurse dëmtimet pas ponsit deri tek muskujt e fytyrës krijojnë paralizën faciale periferike.
Shkaktarët
Shkaktarët e paralizës periferike janë të shumtë. Paraliza Bell është paraliza faciale më e shpeshtë. Shkaku nuk dihet plotësisht. Mendohet për një ënjtje në veshin e brendshëm. Dihet që ndikohet prej erës dhe të ftohtit. Nuk ka ndonjë shenjë tjetër veç humbjes së funksionit të nervit. Kjo dhe e bën të dallohet nga shkaqet e tjera. Në të shumtën e rasteve shërohet plotësisht. Sindromi Ramsay Hunt shkaktohet prej viruseve. Plus mosfunksionimit të mirë të nervit ka dhimbje dhe disa lezione (plagë) në rrugën e jashtme të veshit. Ka më pak mundësi të shërohet plotësisht në krahasim me paralizën Bell. Infeksionet e veshit të mesëm (otitis media) janë një tjetër rrezik për shfaqjen e paralizës faciale. Tek fëmijët otitis media akut, kurse tek të rriturit kroniku duke arritur tek nervi e dëmton atë. Sëmundjet sistemike si: tensioni i lartë, diabeti, neuritis, mungesa e vitaminave ndikojnë negativisht në paralizën faciale. Edhe tumoret që shkaktohen në zonat e rrugës ku kalon nervi facial mund të shkaktojnë paralizë. Mund të jenë të mirë (bening) ose të këqij (maling). Sidomos tumoret e gjëndrave të pështymës.
Goditjet nga jashtë që vijnë drejt veshit apo fytyrës janë rreziku i radhës për paralizën faciale. Së fundi, për sa u përket shkaktarëve të kësaj sëmundjeje tepër të rrezikshme, edhe operacionet e ndryshme që realizohen në kokë, vesh apo tek gjëndrat e pështymës mund të shkaktojnë pa dashje dëmtim të nervit.
Parandalimi
Paraliza faciale mund të parandalohet. Nëse e dimë se cilat janë shkaqet, paraliza faciale mund të parandalohet, duke evituar ekspozimin ndaj tyre, për shembull, duke u mbrojtur nga korrentet e erës, të ftohtit, kujdes gjatë manipulimeve dentare, ruajtje nga infeksionet sa të jetë e mundur më shumë. Paraliza faciale është më e shpeshtë në stinën e dimrit, pikërisht atëherë kur edhe mundësia për t’u ekspozuar ndaj të ftohtit dhe korrenteve të erës është më e madhe. Epidemitë dhe pandemitë virale, si dhe infeksionet janë më të shpeshta, duke ndikuar edhe në dobësimin e sistemit vetëmbrojtës (imunitar) të organizmit. Në këtë lloj dëmtimi të nervit të fytyrës, që është edhe më i shpeshti, ndikon një lloj predispozicioni natyral i vetë individit për t’u sëmurur nga kjo paralizë; në të kundërt, të gjithë do të pësonim një paralizë të tillë. Mjekët neurologë shpjegojnë se çfarë ndodh kur kemi paralizë faciale. Sipas tyre, së pari, vihet re se humbasin ose pakësohen lëvizjet dhe shprehjet e fytyrës. Për shembull: lëvizjet si të qeshurit, të ngresh vetullat, të frysh faqet, të tregosh dhëmbët. Ndodh pakësimi i lotëve, pakësimi i pështymës, humbje e shijes, rritet ndjeshmëria ndaj zhurmave.
Trajtimi i sëmundjes bëhet sipas shkakut
Nëse dyshohet për paralizën,Bellnuk ka nevojë për ndonjë ekzaminim. Por, duke qenë se ilaçet që do të përdoren, mund të shkaktojnë rritje të sheqerit dhe të tensionit bëhen matjet e këtyre parametrave përpara se të shkruhen ilaçet. Tjetër ekzaminim që mund të bëhet nëse nevojitet është skaneri ose rezonanca manjetike, nëse dyshohet për një tumor në kokë apo tek gjëndrat e pështymës. Mund të bëhet një EMG (elektromielogram), një test dëgjimi, një test për lotët (Schrimer). Apo teste para operacionit që testojnë përçimin e sinjaleve të nervit. Mjekët neorologë theksojnë se paraliza faciale është një sëmundje që duhet të kurohet sipas shkakut. Për shembull, tek paraliza Bell me ilaçe. Nëse nuk vuan nga ndonjë problem tjetër (stomaku, tensioni, diabeti) mund të përdoren kortikosteroidët dhe vitamina B. Përdoren krema me antibiotik, lotë artificialë. Edhe përdorimi i çamçakëzëve për muskujt, masazhi në fytyrë apo uji i ngrohtë janë të dobishme. Madje, mund të themi se trajtimet e mësipërme janë të nevojshme, sidomos nëse paraliza zgjat shumë dhe gjatë kësaj kohe muskujt e fytyrës nuk janë vënë në punë dhe mund të ndodh që edhe kur të riparohet nervi ata të mos funksionojnë pasi janë dobësuar. Pastaj, sipas shkakut, mund të duhen antibiotikë. Për shembull, për otitin media përdoret operacioni për tumoret apo ilaç kundër viruseve tek sindroma Ramsay Hunt. Edhe në rastet e paralizës Bell mund të ndërhyhet kirurgjikisht në varësi të përgjigjes së ilaçeve, gradës së paralizës apo testeve elektrofiziologjike.
Shkaktarët e paralizës faciale
Infeksionet e veshit të mesëm
Sëmundjet si: tensioni i lartë, diabeti, neuritis, mungesa e vitaminave.
Tumoret e ndryshme, sidomos ata të gjëndrave të pështymës. Goditjet nga jashtë që vijnë drejt veshit apo fytyrës.
Operacionet e ndryshme që realizohen në kokë, vesh apo tek gjëndrat e pështymës.
Simptomat qe ti ka shkru edhe Fitesa jane te gjitha si e ka pershkru ajo keshtu qe une sti shenova. Edhe mu ku me ka kap e kom pa se goja pom shkon njeren ane dhe nuk mundesha te mbylli syrin e majte.
O Ada une e kom pas kur i kom pas 17 vjet cka kom hek osht paraliza e nervit facial te fytyres thirret shkurte Pareza. Kur e veren qe eshte duke tu blloku fytyra se mu para nje jave me ndodhi e sguxojsha me pi hapa e di se thojne me shti kryt ne uje te ftofte direkt e me mazazhu pjesen e nervit te qafa dhe pastaj me akull nje ore e ben. nese nuk te kalon fare shko te mjeku se tash nuk po e di a je shtatzene a jo. Nese nuk je shko te mjeku sa ma shpejte sa sta ka mar anen ftytyra une kam heq shume se 4 muaj skam mujt me dal kerka vec ne shpi e kom pas te ndalume. edhe tash nuk guxoj me dal bile as veres kur eshte tu fry ere e madhe shpresoj te te kem ndihmuar.
Eniada, Izaura, e ka fjalen per shujen (Shuja), ne qofte se ahstu ju i thoni. Rrymimi i dy kahjeve te eres mund te shkaktoj edhe paracile te nervit facial (te fytyres), kjo eshte kur goja shkon kah njera ane nga e enjtja e kanalit afer veshit..
Ada, drejtohu te mjeku e dashur sa me shpejte.. shpresoj te marresh trajtimin e duhur sa me shpejt, ne nderkohe bej sa me shume ushtrime te gojes, te muskujve, buzeqesh, bej me sy, mundohu te fishkellesh, etj. Mos konsumo qumesht ne nderkohe
Mbaje nje lecke te ngrohte afer nofulles te asaj ane qe anon goja, dhe mbaje per 3 minuta, pusho 3 minuta dhe vazhdo prap..dhe pi shume uje.. por gjithsesi drejtoju mjekut
ja keshtu: http://www.aafp.org/afp/2007/1001/afp20071001p997-f2.gif
Ne anglisht quhet Bell\'s Palsy.
ka disa ushtrime qe behen, mirepo keto duhet te te tregopj mjeku si behen varesisht nga faza juaj.
Shiqoni ketu:
http://www.wikihow.com/Cure-Bell\'s-Palsy--Facial-Nerve-Disorders
Oj qik po pij naj hap a aj sen mer naj peshkir te nxeht qite ne ftyr pij antibiotik mos ri veq tu u anku po bon qare
(13 vite më parë)
Ada nuk besoj se e ke nga permaja , se nga permaja mund te kesh dhimbje por joo deformim te fytyres ose gojes, edhe un te keshilloj te shkosh urgjent ne spital
Ada me sa po kuptoj nga komentet je ne fazat e para te paralizes faciale ashtu si e tha dhe Besa..duhet te shkosh urgjent ne spital sepse sa me shume kohe te kaloj aq me keq mund te jene pasojat..ishalla eshte kalimtare..
Ndryshet i thohet shkuja Eniada...Ada nese e vren se po te shkon goja ne njeren ane menjhere lajmerohu tek mjeku se nenes time i ka ndodh shume kohe me pare edhe besom akoma i ka mbet pak ne njeren ane, duhesh me u parite qdo dite se perndryshe ashtu te mbetet...
ada,njera prej shkaqeve eshte mu la e me dla me flokt te lakta ne frym e jasht,kahtu thuhet,ama ne mjeksi njihet si paraliza e nervit facial,ka disa stade kjo,dmth nervi facial kur kalon afer kanalit tveshit eshte pak kanal i ngusht dhe aty ajet edhe shokon goja si me nie an,ajo trajtojet pak me terapi po ma shum me terapi fizioterapeutike me elektrostimulim
pse nuk thrret nje ambolanc..lajmero njerzit e aferm sa me shpejt qe te tqojn ne spital,,mos neglizho,jan gjera serjoze qe duhet te drejtohesh te spitali jo ne internet tani seshte koha te rrish..te uroj shendet...kshu mendoj une
As qe e kuptova fare pyetjen..ju lutem kur te shkruani mundohuni te jeni pak me te qarta ne te shkruar,pasi qe ne te shumten e rasteve nuk ju kuptoj edhe kur ktheni pergjigje..nuk e kam vetem per ty ada rejana..ju lutem mos me keqkuptoni..
Oj nena a dini bre dikush qame ba o bre pe vrej e premaja do mema mar njeren an te ftyrea un spodi qame ba adini ju dikush qka me ba