Pershendetje nena..pyejta ime eshte, a ju pengojn femijet kur ngasni makinen. A ju rrijn ne karriken e tyre,sa jan te durushem,a ju dekoncentrojn kur ata fillojn e qajn..dhe ne qfar moshe te femijes jeni nisur vet dmth vetem me femij per nje rrug me te gjat,perveq brenda qytetit. I kam prinderit 80 km larg dhe vajzen e kam 14 mujshe dhe asnjeher nuk kam mujt me shku veq vet me makin. E urrej kur jam e varur nga te tjeret. Vajza nuk rrin vetem mrapa ne rrug te gjata...si ja beni ju?
un voziti me djalin tim aj rrin shum mire ne karrigen e tij e lshoj muziken edhe veq bon ooopaa ahahahhaa kalojm shumm mire,edhe kur jam me burrin aj e din ku e ka vendin ne karrige nuk bon zoo
Po Fitesa edhe nese eshte ne karrike qe jan enkas per bebe dhe femij...bile i tha qe ne shum vende ne bote jan te lejuara por ne Kosove jo..dmth edhe ata e dijn kete gje,por e zbatojn ligjin...qka me bo ne Kosove kan pun ma te \"menqura\" se sa me mendu per kete qeshtjen e femijeve tone...se lloqikisht me pak e rrezikon komunikacionin nese e ke perpara,se kur eshte mrapan sa her qan ti automatikisht e kthen koken mi shiku femijen tend..ishalla po ndryshojn keto ligje najher per te miren tone...
Ju pershendes gjitha nenaveee...
Ina edhe une e kam pas kete problem kur udhetojsha me vajzen e shtisha me flejt dhe u nisesha per prishtin e u duhsha mu ndal ruges mi jep me pi edhe bojke vaki villke e gjdoher u duhsha mu ndal me ndru e mi jep me pi e tona flejke pak e prap u zgjojke uuuui deri ne pr 100 vjet mu doke rruga edhr dikure thash let qan e ndalet e u duhsha me fol me to kqyre zogun kqyre pllumin uuuuu inshaAllah te mesohet femiu se ska me veshtire
ina une voziti me vajzen perpara prej se ka qene 9 muajshe,be maxicos e kom vendose e kom lidh edhe kom vozite,asnjeher sme ka bere problem,ka shume femije qe qajne se dojne vemendje,po me mire me qajt se me i ndodh femiut diqka,edhe une gjdoher si fitesa e kam gjet kohen kur e ka pas kohen e gjumit.Tash vajza ime eshte 3 vjeqe dhe e ka ulesen 15-36 kg mu ule.
po Fitesa e ke shum me te drejt se sdo pak kemi nxjerr diqka shum domethanse qe duhet secili prind me i dit..shum faleminderit fitessa gjithashtu edhe ti kalofsh nje dark te kendshme ne gjirin e me te dashurve tu.. :)
valla ina ani kjo gje eshte vertet shum keq mirpo un po flas per vete nuk kisha mujt me ju permbajt rregullav te kosoves se psh un e kam vajzen 9 muajshe edhe qan shum nuk rahtohet ka ndodh edhe ka vjell..kjo me ka ndodh 2 her kam qen ne autobahn qe ske mundsi me e ndal veturen as kund deri ne parking.. e kur e ke fmiun perpara mundesh me leht me reagu a po me e mashtru.
Fitesa dhe tija une i pyeta policet ne ndertesen ku punoj,dhe ata ne prezencen time i thirren ca miq te tyre qe jan polic rrugor,dhe ju than qe ne kosove nuk vlen ky ligj. Nese te ndalin dhe femiun e ke perpara ateher pason denimi. Kjo eshte kosova jone....:(
Falemnderit shume Tija, te lumt goja, me vjen shume shume mire qe nxorem dicka nga ky postim. Vertete kenaqem kur arrijme te gjejm zgjidhje kur postohen tema kaq te rendesishme.. :)
Dhe une ty shume te pershendes e kalofsh darken e mire e me shume dashuri e lumturi :).. dhe une po pres ta kaloj keshtu :)
Ja dhe ky link ne anglisht: http://www.nhtsa.gov/people/injury/airbags/airbagFlr/Abgaflr.htm dhe me foto po ashtu.. Rekomandohet qe femiu te mos lidhet perpara kur eshte e leshuar air bag per ulesen e bashkeudhetarit. Ne qofte se eshte e domosdoshme te ulet ne ulesen perpara femiu me karrigen e vet perkatese, atehere duhet te kthehet me fytyre kah xhami dhe te shtyhet karriga sa me larg xhamit te jete e mundur. Me se miri, eshte te mesohet femiu qe nga lindja se duhet te lidhet ne ulesen e tyre dhe ne kete gje nuk ka kompromis. Mua sa here me bie te udhetoj dhe kane ndonej shqetesim femijet, e ndali veturen dhe shiqoj cka mund te bej per ti qetesuar.. Ndonjehere rruga Prishtine - Mitrovice mund te me zgjaste 1 ore e gjysem, ndersa tani qe jane rritur ndodh te mos ndalem asnjehere gjate rruges
shum e ki me drejt Fitesa se ka shum pak qe te kshillojn ne ket drejtim ama eshte shum me rendesi sidomos per ne nenat qe duhet me udhetu me fmi te vegjel e duhet me i lidh perpara.. shum ide e mire ajo qe e ndal \'Airbagin e bashkudhetarit mua kjo gje nuk mu ka kujtu.. megjithat je shum e mire fitesa je nje nen e mrekullushme dhe gjithon jep kshilla me vend. te pershendes.
Tija, ke te drejte, por kur instalohet karriga e femiut perpara, air bag duhet deaktivizuar.
Testet qe iu bejne veturave, me se shumti testohen karrigat e para, prandaj dhe femiu eshte me i sigurt aty
Tija, mire shume e ke cek punen e air bag.. e pashe qe ishte dicka mangu .. nuk me kujtohej. Ne veturen time qe ne start e ndali air-bag\'un per bashkeudhetarin, dhe ne cdo ulese te femijeve eshte shenja aty qe nuk ben te kete air bag vetura kur vendoset femiu ne ulesen perpara..
Ligjet tek ne jane gjithmone mangu dhe te lojne hapesire per veprim ne shume raste.
Ne nje rast pata pak dicka problem me veture, dhe u ndala, isha me femije. .. u ndal nje oficer i policise me m\'ndihmu.. e pyta a ka ndonje profesionist nder polic qe mund te bej kontrollimin teknik te instalimit te uleses se femijeve.. psh kur ndalon veturen per kontrolle..apo edhe vec per qef shkon drejtohesh en polici me kontrollu a ehste femiu i sigurt.. tha: \"fatkeqesisht jo\" :(
Fitesa perpara ka qen ashtu si thua ti u dasht femiu me u lidh ne ulse perpara me ftyr ka karrigja e jo kah gjami...Por tash kan ndrysh femiu nese lidhet ne ulse perpara duhet me u lidh me ftyr nga gjami se tash qdo vetur ka airbag dhe eshte rrezik shum i madh nese lidhet me fetyr nga karriga e jo nga gjami mundet airbag me mbyt femiun per karrige... Ndersa nese lidhet mrapa nese eshte femiu nen moshen 1 vjeq duhet me e lidh me fytur nja ulsja.
Ne cdo ligj te botes eshte e lejuar me karrige speciale te femijeve femiu te lidhet perpara ne menyre te kthyer mbrapa, jo me fytyre kah xhami.
Sikur te kishin shikuar ligjet e te mos lejojne femijet te ulen perpara pa karrige, dhe edhe ne preher te tjereve kish qene shume mire.. por ka dhe nga vet policet qe thejne kete ligj dhe ulin femijet perpara pa karrige.
Kur eshte femiu i vogel qe e zen karriga te kthyer me shpine kah xhami, lejohet, ndersa ne ato karriget tjera me te medhaja nuk rekomandohet.
Fitesa a eshte e leujar me ligj te Kosoves te ulet femiu ne ulesen perpara..une e ushqej cdo her para se te nisem,por rrall ndonjeher ndodh qe te bej gjum ne kerr. Ndodh qe 80 km mos ti bej as 5 min gjum. Nuk po muj mu nis se shum po me dekoncentron. E verej neper qytet sa me dekoncentron se fillon dhe qan pa arsyeje, me duhet te ndalem dhe prap qan si te kaloj une ne timon,keshtu qe nuk kam provu fare te nisem ne rrug me te gjate..:(
Ina, shume pyetje me vend..
Une kam bere rruge vetem me femije 60 km njeri drejtim, edhe kur e kisha vetem vajzen por edhe tani me te dy. Perpara kur e kisha vetem vajzen dhe ishte nen 6 muaj, ndalesha ne 2 vende e ushqeja me gji, dhe e vazhdoja rugen, ne nderkohe ajo flinte. Ndersa pasi filloi te rritej, sigurohesha qe te jet e ngopur para se te nisemi dhe ti ofrohet koha e gjumit ashtu qe ruges te jete kryesisht ne gjume.
Tani qe eshte rritur me shume, prap sigurohem qe te jete e ngopur, te ushqehet paraprakisht dtth, por ne qofte se jo, marr me vete ndonje kifle apo biskota...
Femijet i kam te dy moshave, vajzen 3,5 vjec, e djali 1,5.. te dy tani mund te mbajne ndonje kifle ne dore apo ndonje biskote gjate rruges, apo edhe ndonje loder dhe te dy rrijne shume mire ulur ne karrigat e tyre te lidhur.
Mua me bjen cdo dite te udhetoj dikun 15-20km i bie dhe nuk kam ndonje problem.. edhe ata jane mesuar e edhe une.
Ina, ti para se te nisesh ushqeje mire vajzen, prite te vije koha e saj e gjumit,, merr m evete ndonje loder dhe fute ne makine, lidhe mire, pa jakne, qe ti kete gjymtyret e lira e te mos ngushtohet shume.. dhe nisu, mos u frigo, merr me vete uje, ndonje kifle, ndonje biskote, dhe kudo qe e sheh qe te kerkon, ndale veturen deri sa te qetsohet.. Vajza 14 muajshe mund te vendoset perpara tek pjesa e bashkudhetarit dhe te lidhet me karrigen perkatese te saj ne menyre reverse, me shpine kah xhami. Kjo menyre eshte e sigurt dhe e testuar per femijet.
Ne kete menyre do te kesh casje vazhdimisht ne te dhe ajo nuk do te frigohet vet mbrapa
Pershendetje nena..pyejta ime eshte, a ju pengojn femijet kur ngasni makinen. A ju rrijn ne karriken e tyre,sa jan te durushem,a ju dekoncentrojn kur ata fillojn e qajn..dhe ne qfar moshe te femijes jeni nisur vet dmth vetem me femij per nje rrug me te gjat,perveq brenda qytetit. I kam prinderit 80 km larg dhe vajzen e kam 14 mujshe dhe asnjeher nuk kam mujt me shku veq vet me makin. E urrej kur jam e varur nga te tjeret. Vajza nuk rrin vetem mrapa ne rrug te gjata...si ja beni ju?