A e dini ku mund te gjej qumesht dhije ne Prishtine?
Pershendetje nena. Shpresoj se jeni mire dhe se vogelushet i keni mire. Mos rastesisht e dini se ku mund te gjej qumesht dhije ne Prishtine apo afer Prishtines. Pediatri po dyshon se djali im mund te kete intolerance ndaj qumeshtit te lopes dhe me ka sugjeru me ia nderruar me qumeshtin e sojes. Nje kohe i kam dhene, por kam lexuar qe 99% te sojeve jane gjenitikisht te modifikuara dhe mjaft te demshme dhe te rrezikshme sidomos per femijet. Keshtu qe po du me fillu me provu me i dhene qumesht dhije. Faleminderit!
Fittesa une ende e kam djalin ne gji, po nuk kam mjaftueshem gji. Mandej edhe gjendja ime shendetesore nuk eshte edhe aq e mire dhe nuk e di sa mund ta kem qumeshtin kualitativ.
Sara, uroj me zemer qe te gjesh sa me shpejt e dashur.. e kuptoj qe je ne hall te madh. Po te mundesh te gjesh dikend qe ka femiun ne gji, mbase nga nje gote ne dite do te mund te ta pompoje per djalin tend...
Si ka qene puna qe nuk e ke ne gji femiun? A e di qe mund te fillosh ta stimulosh furnizimin me qumesht gjiri?
Faleminderit te gjithave per komentet. Djali ka lind me peshe te vogel 2.270 kg dhe deri tash ka shtu shume pak. Mjeku dyshojke mos ka semundje metabolike dher ia patem bo shume analiza ketu e ne Shkup gjithashtu. Pothuaj te gjitha analizat i kane dale mire pervec nje elementi ne gjak qe e kish te ngritur qe normal po u ngritke kur ka naj alergji ne organizem. Testin per alergji ndaj dritherave ia kam bo dhe i ka dale negativ. Mandej me mjeku me pat thene mos me i dhene nje kohe qumesht te lopes po me i dhene te sojes. Qumesht te sojes per bebe ketu ne Prishtine nuk kam gjete pervec te vitalias qe nuk eshte per bebe.Ne Shkup menxi e kemi gjete nje paketim te fundit ne nje barnatore. I kam dhene nje kohe po nuk po shoh ndonje ndryshim. Plus kam lexu qe soja ne 99% te rasteve eshte gjenetikisht i modifikuar keshtu qe spo guxoj me ia dhane mo. Kam lexu se ne rast se femija ka intolerance ne qumesh lope ishte mire me i dhene qumesht dhije. Plus asaj eshte shume i shendetshem. Po problemi eshte se nuk di ku te gjej. Ndoshta tetrapak mund te gjej, po un po kam qef te fresket. E kam njofte nje njeri qe i ka pase mbi 100 dhi po shteti kur ia ka vaksinu krejt ia ka mbyte. Paramendo jo vetem atij po krejt kujt ia kish vaksinu kishte bo kerdi. Per Sofali kam ndi edhe un po spe di ku bash. Ishalla s\'i kane mbyte edhe aty.
Ahaaa eh tani po kuptohemi.. Po e dashur, atje sigurisht qe mbajne dhe ia dijne vleren, por ketu as me llup nuk mund te gjesh, ose dikund shume shume larg ose nuk te sjell kush ne treg as ne markete te fresket :(
(13 vite më parë)
Fitesa une jetoj ne austri , ndersa qumeshti i dhive e marrim ketu ne bjeshke te austris, sepse gjithandej austria eshte bjeshke,..por ka edhe ne kosov naper fshatra qe mbajn akoma dhi edhe kujdesen shume per to, bile njeher e pata pa ne televizionin 21 nje grua qe kishte mbi 100 dhi apo dele nuk mkujtohet mir,. por ka edhe atje shume..
Genta, mire shume, ku jeton ai njeri qe ka 150 dhi? Me gjithe qef e kisha marre, dhe te tehm dhe ty nuk eshte i rende qumeshti i dhise, eshte me i peraferti me qumeshtin e nenes.
Fitesa neper markete eshte i paketuar sikurse aii i lopes tetra pak, ndersa ne fshat kur e merrshim per babin pasi kishte semundje te rend, na i mushnin shishet e ujit 1 liter e gjys ose 2 litra, edhe eshte i fresket i trash por edhe cmimin se ka hiq me te shtrejt se te marketeve,,nja dy her kemi marr nga nje person qe ka 150 dhi, por vajzes nuk i kam dhen se u frikova se mos eshte i rend,,a une per vete deri vone kam pi qumesht dhie e kemi pas nje ne shtepi e kemi ruajtur vet e kemi ushqy me gjethe te ndryshme me shelqe nese e din cka eshte, por qumeshtin e ka pas shumm shum te mire
Qumesht dhie ke ne tetrapak ne secilin market te madh ne prishtine. E sa i perket qumesht te fresket, duhesh me shku ne sofali edhe me kerku se kam ndegju se atje eshte dikush qe mban dhi. Poashtu edhe qumesht pa laktoze ke neper markete, Alpsko pa laktoze ka nje kohe te gjate qe kane pru te ne
Sara, ashtu sic te ka thene dhe Magi, po te jete jo tolerant ne laktoze do te kete problem edhe me qumesht te dhise edhe me cfaredo tjeter. Por ne qofte se qumeshti i lopes duket se i ben dem, qumeshti i dhijes eshte me i peraferti me qumeshtin e gjirit te nenes, prandaj eshte shume i mire.
Nuk e di ku ka ne Prishtine jo te pasterizuar, dhe une kam kerku dhe jam ne kerkim e siper ende..
Genta_lorena, ku jeton ti? A ke mendu per qumesht dhie te paketuar apo e sjellin me shishe nga fshatrat?
Sarà besoj që problemèt djali per intolerancë duhej ti kish shfaqur me herët dhe kush është intolerante nga laktoza nuk konsumon asnjë produkt te qumështit i çfarëdolloj gjitari te jete ai bile as djath, as gjalp biles as veze asgjë te gjitha duhet te jenë vec te sojes... Ne shqipri ka te Conad produkte te sojes te certifikuara si dhe ne supermarkete te tjere por marka valsoja është me e sakta.... Sbesoj Qe djali ty te kete kete problemè por kete e zbulon me jané te disa analizave mbi alergjine. Parà se te kerkosh gjera te tilla do te thoja ti beje analizat me pas. Ishalla seshte se nese është do te duhet te jesh e kujdeseshme per te deri né nje moshe Qe e kupton vete djali se cdo haje.... E Ka djalin nje e afermja IME dhe vec kur e puth né faqe njeri djalin Qe Ka konsumuar produkte te qumështit ai fillon e enjtet. Djali është 5 vjec dhe ajo rri 24 ore me tr as punon e as e con nr kopsht.
Sara nese femiu yt eshte intolerant ndaj laktozes, ty nuk te kryen pune as qumeshti i dhise, e as ai i deles, sepse permbajne laktoze sikurse qumeshti i lopes. Ose duhet tevazhdosh me soja, ose nese gjen ne vendin ku jeton jogurt pa laktoze.
Bash edhe une e kom qet pytje si abesa qfar qunshti i ke dhen deri
Tash,o Sara po neper markete me duket ka qumsht dhie kshtu tetrap ne karton,veq jon ma shtrejt se kta tjert...
Sara e qfar qumshti I ke perdor deri tash qe ska pas problem... qumsht dhije sbesoj qe gjen dikun veq naj katund me porosi se perndryshe skom ndegju ose kqyr te tregu kta qe bijn qumsht mos rasisht maj edhe qumsht dhije
Sara ide e
Mir per qumshtin e dhis motra i ka dhen djalit per bronhit a beson se mjeku ka thon qumshti dhis esht teper teper i shnetshem inshallah gjon edhe ti e i jep djalit se zgjidhjen mat mir e paske mendu
A nuk paska ne prishtin qumsht pa laktoz a ,ktu jan te gjitha produktet e qumshtit pa laktoz nese don mi ble .. kqyr se edhe atje tash me duket qdo gje po gjindet ,une e kam kunaten ktu te gjitha produketet e qumshtit e blen me laktoze frei se nuk ja duron organizmi
Sara une isha tek nje frizere per me i rregullu floket, edhe ajo me tregoj qe bebit te saj qe nga mosha 2 muje po i jepke qumesht dhije, ajo ja kish ble nje te afermi nje dhi, edhee ai po jetojke ne katund dikun qe dhijat ushqehen neper male, Nese don shko tek ajo edhe mundesh me ble, se ne Prishtine nuk e di qe ka dikush.
Pershendetje nena. Shpresoj se jeni mire dhe se vogelushet i keni mire. Mos rastesisht e dini se ku mund te gjej qumesht dhije ne Prishtine apo afer Prishtines. Pediatri po dyshon se djali im mund te kete intolerance ndaj qumeshtit te lopes dhe me ka sugjeru me ia nderruar me qumeshtin e sojes. Nje kohe i kam dhene, por kam lexuar qe 99% te sojeve jane gjenitikisht te modifikuara dhe mjaft te demshme dhe te rrezikshme sidomos per femijet. Keshtu qe po du me fillu me provu me i dhene qumesht dhije. Faleminderit!