Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Floket e bebit
Me cfare ja keni prere floket per here te pare bebushave tuaj??? Une akoma nuk ja kam prere por dikush me tha qe kur ja rruan me brisk eshte me mire se i dalin me te forta. A e keni provuar ndonjera ne kete menyre? Ju persh
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Valentina Salihu (13 vite më parë)
Prsh Ola un per vete se kam ndermend me ja pre flokt djalit, ka lind me flok shum tash i ka 5 muaj si kan ra farer vetem sa ju kan shumuu duket shum i bukur si vajze haha , sa i perket qe i dalin me te mira nuk besoj sepse motra ime 2 vajzat i pat bere tulace sa ishin te vogla por floket si kan fare te mira tprshh e dashur
Laura N (13 vite më parë)
ahahaha nga ferizaji jam jo te na thojn kush tja pren flokt atij i ngjason kejt kan qef me ja pre bebes flokt per her te par qe mi ngja po un sdi shka kam mi pre kjo esht tullace ska hiq shum pak..motra e burrit ka qef me ja pre po epres qato pak shka ika qe sju doken ahhaah nashti i dalin kur tja heki se ska hiq eee qe mir eki llafe te kota po ma mir vet me ja hek
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Laura nuk e di nga je ti,por ne e kemi zakon qe per here te pare femijes duhet tja presi floket dikush qe nuk eshte I familjes dmth qe nuk ka lidhje gjaku me ty. Dhe ky behet nun gjasme dhe per cdo nevoje qe ka femija dhe prinderit nuk jane te afte tja plotesojne ai duhet ti pergjigjet. Po mendoj se keto jane thjesht formalitete se sot nuk po e vret mendjen njeri a je gjalle apo ke vdekur. Keshtu qe thashe me vete,nuk jam duke u mare me njerez te huaj kot se nuk kam per tja pare ndonjehere hajrin :) me mire ja pres vete se pervec meje askush nuk ka per ti dale per zot :)))
Laura N (13 vite më parë)
vajza ime i ka 6 muj pranveres kam me ja pre pe prees hallen nga gjermania me ja pre po ka qef hhahaha
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Eh mua me duhet te pres edhe 7 muaj e spo kam durim. Po ne fakt tani eshte pak ftohte per tja prere e kam hall se po me ftofet se ky nuk mban as kapuc. Sot sme doli koha se me hypi nje si frymezim per tja prere,kismet neser po nuk nderrova mendje :)
(13 vite më parë)
Ola me mir po degjoj llafet e plakave e po pres dhe dy muaj sa ti bej 1 vjec e tja pres.kjo e imja nuk ka hiç nfakt po dhe ato dy qime qe ka do tja pres.mir esht me big aman shum frik esht
Alba Al (13 vite më parë)
Hahahaha ishalla nuk po pendohesh dhe te thuash ç\'bera pastaj......
Besa Jana (13 vite më parë)
hahaha epo ska faj nese te thot ashtu
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Une sot po mar e po ja pres floket me makine qe kur te vije burri ta shofi tullac e s\'do kete cfare te me thote :))) por e di qe ka me thene \"me siguri ta kane mbush mendjen ato grate e portalit se me ato rri meresh gjithe diten\" hahahahahaha
Besa Jana (13 vite më parë)
po kshtu kam degju andej ka ju kahtu ja beni knej ka na jo kur dojm ja prejm bile sa ma i vogle fmia ma mir se kur rritet si rrin mir edhe ndihet keq kur femiu jupton a kshtu bebe edhe tullace tknaqin
*anika* *2* (13 vite më parë)
Ola un skom pervoj ket aspekt se qikes tem I kan ra edhe u kon tullace deri 1vit perkundrazi mua sme duken bebe gjynah bebet tullace po jane tamon bebe pa lesh qika jem me sy mavi u doke tamon si kukull me faqe bucko haha kur mbushi 12+ filluan mi dal sbesoj qe ka ndikim menyra e prerjes ne daljen e flokut rrenjet jane perfundi lekures ajo osht gjenetike te cdo njeri un kon shum flok shpresoj me ngja qika mu
Alba Al (13 vite më parë)
Ola mua me duket e rrezikshme me brisk gjithsesi keto qe thone forcohen floket me duken me shume si llafe plakash
Besa Jana (13 vite më parë)
heren e par kur ja preti burri me makin e kam vendos. e korit tu i qit uj tu e la tu ja hjek edhe lujke se ka pas gajle ashtu edhe me brisk ashtu jo me forc me mbaj lir krejt u habitke tu lujt se ka marr vesh bile per 2 min ja hjeku,pa hyn te fotot e mia e kam tullace hehehe pas nje jave mdoket
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Nuk e di nga e kemi te trasheguar neve shqiptaret nje zakon qe femijes floket I priten per here te pare kur ti beje 1 vjec dhe gjehet nje nun qe tja presi. Une cunin e kam 5+1 muaj dhe ne fakt dua tja pres sepse i jane bere ca si kore ne koke por mami e burri po me thone prit ti beje 1 vjec dhe pritja si gjithe dynjaja. Mesa shikoj une te gjithe ja paskan prere pervec meje :)
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Hahahahahaha, alba me shkrive. Po me mire qe e ka bere tulle se gjithsesi atij floket do i binin. Ne fakt sdi pse juve ju duken si gjynah ashtu tullac se mua me duken te lezetshem :))) besa dhe une po mendoja njehere tja rruaja me makine sepse me brisk kam frike se e pres ne ndonje vend.
Jetta S (13 vite më parë)
Ahaaa jo ne thikes i themi brisk edhe disa briskave qe mbahen ne xhep i quajm brisqe,ti paske Mendu per bic(zhilet) ne kshtu i themi:) ee se kam Iden A i behen me te forta a jo:( qethje te kendshme :))
Besa Jana (13 vite më parë)
dmth i ka ra me kan 7 muajshe o zot sun e kqyrsha qato dit i vendosja kapuq tab kohen se smujsha. me kqyr me sy si gjynah
Besa Jana (13 vite më parë)
ola un md nje janar ja hjeku vajzes me makin flokesh qe jan ne 0 e pas nje jave ja hjeku me brisk(zhilet) apo qysh i thoni ju spe di edhe i kan dal tmir ma te trasha po i duken,ashtu thuhet qe me brisk i dalin. at mira tforta,edhe ma te trasha un i mam floket e holla dhe kam qef qika mi pas te trasha bile nese ma nevoj ka me ja hjek edhe naj her tjeter po ta kqyri qysh pi dalin
Alba Al (13 vite më parë)
Ola une kur e kam pas djalin 4myaj e gjysem shkova bashke me burrin tek berberi qe ti priste pak majat pasi qe kur lindi kishte goxha floke, une prita ne makine e ai u fut ne djalin... Kur doli c\'te shoh!!!!! E kishte ber tulle .... Sa s\'me ra pika kur e pashe per nje jave nuk mesohesha dot me dukej si gjynafqar ia kishte prere me makine, sot djali i ka floket goxha te dendur por nuk besoj aspak se ka ndikuar e qethura ne zerro
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Haha,jeta brisk ne i themi atij te voglit qe rruan kembet ose sqetullat psh. Ose qe rruajne burrat fytyren. Sdi si i thoni ju.... Po me gershere kam hall se nuk mund tja pres te gjitha uniform
Jetta S (13 vite më parë)
Un me gersher ja kom pre vet,se di per brisk nese menon per brisk ksi thika tmdhaja se di qysh kishe mujt me ja pre me to

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?