Ju lutem kush ka informacion te sakt nje pergjigje!
Pershendetje, jam ne javen e 31 dhe sapo me lajmeruan nga puna per heqje, shkurtim posti.deri me dt 20 jam ne marrdhenie pune...
mesa di leja merret 35 dite para dates se lindjes, pra mua me takonte me dt 6 Mars ta marre...tani qe do shkeputem nga puna i bije ti bej vete procedurat,
kush nga ju i ka bere vete?cfare dkumentash duhet te paraqes?dhe kur ta filloje si procedur?dhe a me penalizon heqja nga puna tani?
Sa ke te drejte te marresh leje lindje kur nuk je e punesuar?
E Bona e, nuk ka per te zgjidhur gje edhe nqs i hedh ne gjyq se justifikohen me faktin qe po bejne shkurtime per arsye ekonomike. Ske cti besh....kjo eshte shqiperia...
Ehhh pyeta nuk perfitoj gje pasi per fatin tim te keq rinovimi me rastisi dy jave para lejes...e dija qe do ma benin dicka te tille edhe pse faktikisht ata nuk demtohen nga leja ime e lindjes,,,pasi une i perfitoja nga sigurimet e jo nga kompania. Hajtmooo rendesi ka qe sigurimet nuk me ikin dem por sdo ishte keq qe dhe vendin e punes ta kisha ...per pas lindjes. Sa te sistemoj dokumentat e do e shijoj shtepin duke pritur bebushen time te pare....:)
Faleminderiiit shume bona :) edhe ti ola,
Kam gjith mbasditen qe navigoj ne internet dhe kuptova qe e perfitoj :) neser do iki te sigurimet qe te di cfare dokumentash kerkojne.
Aman se na duhen kto leke :) plus kam 4 vjete qe punoj ne menyre te vazhdueshme e me vjen keq qe mos te perfitoja gje.Flm shume
Bona ka te drejte,ti e ke te siguruar vitin e fundit,nuk eshte e nevojshme te derdhesh asnje muaj siguracione vete. Kete e di nga experienca ime. Une shkova tek zyra e sig. Shoqerore ne korrik 2013 sepse kisha gjithsej 4 vite pune te siguruara por i kisha nga viti 2007-2011. Dhe zonja qe punonte aty me shpjegoi se nuk mund ta perfitoja lejen e lindjes sepse duhej se paku te kisha te siguruar 2012 (meqe ishim ne 2013). Keshtu qe nuk e perfitova. Por ty te takon patjeter,mos e vrit mendjen.
@ Ana, une edhe shkurtin sigurohem nga kompania ku ndodhem...me dt 6mars me takon leja lindjes.
Kam 4 vjete te vazhdueshme pune, them te bej kerkes ta marre lejen e lindjes qe tani...se kompania ime me dt 20 hskurt shkeput marrdheniet me mua.
Duhet qe te kesh min 1 vit pune dhe ne momentin qe merr lejen e lindjes duhet te jesh ne marrdhenie pune.
Keshtu,ti duhet ti paguash vete siguracionet deri kur te marresh lejen.
por duhet me pare te shkosh te ndonje firme private te regjistrojne ato ne listpagesat e tyre dhe ti paguash vet siguracionet dhe TAP-in.
Mami marsi kerkoje ne net mos gjen ligjin e punes, por edhe ola te paska keshilluar mire, megjithse ligji i punes ne shiperi vetem se ekziston se per ta zbatu nuk e zbaton njeri, fatkeqsisht :(
Marsi nuk jam e sigurt por me duket se jane te detyruar te japin 7 muaj leje gjithsej. Pastaj keto mund ti maresh ose 1 muaj para lindjes e 6 muaj pas lindjes ose si ta shohesh vete te nevojshme e alternon. Per kete pike nuk jam shume e sigurte e nuk dua te te informoj gabim. Me duket se nese con raport mjekesor mbi 1 muaj tepaguhen ditet e punes me 70%. Me mire lexoje tek kodi i punes qe te jesh me e qarte. Ose nese ka zyre te burimeve njerezore ne kompanine ku punon,ata e kane per detyre te ta bejne interpretimin e ligjit dhe te te tregojne se si veprohet.
Mami marsi ata nuk po te heqin nga puna,thjesht nuk po te rinovojne kontraten. Ata jane brenda rregullave dhe asgje nuk i penalizon. Por ti perfiton leje lindje nga shteti nese ke qene ne marredhenie pune dhe te jane paguar sigurimet 12 muajt e fundit. Atehere me librezen e punes dhe me nje formular qe duhet te ta japi ekonomoistja ku ti punon duhet te shkosh tek zyrat e sig. Shoqerore. Ata atje ta plotesojne kete formularin dhe te tregojne se si duhet te procedosh me pas. Me duket se duhet edhe nr i Nipt-it te firmes ku punon.
E dashur lexo ne kete adrese http://ligjet.info/kodi_punes/kreu_x/b._mbrojtja nese pundhenesi nuk e verteton arsyen pse nuk ta rinovon kontraten quhet e paligjshme. Te thashe me mire interesohu tek inspektoriati i punes ata do dine te pergjigjen me mire
Alisa e di kete, por ne kete rast i bije qe mua me mbaroi kontrata.....dhe sma rinovuan ata nuk e raportojne si heqje nga puna.
Une kam 2013 te plote.dhe dy muaj nga 2014....
E dashur sic te ka thene dhe xhesika me lart askush nuk ka te drejte te te largoje nga puna ne gjendjen qe je ti. Shko interesohu tek inspektoriati i punes ne tirane dhe ata do te udhezojne se si duhet te veprosh. Shefi yt rrezikon heqjen e licences me kete qe ka bere keshtu qe mos e lere pas dore. Te uroj shtatezani te mbare.
Leja e lindjes te takon nese ke 12 muaj te plote pashkeputje nga puna.
Mami Marsi hyr lexo ligjin e punes, mbase gjen pergjigjet qe kerkon me sakte. Une me sa di nje grua shtatezen nuk guxon te pushohet nga puna, vetem nese ka bere keqperdorime e shkelje te ligjit.
mesa di leja merret 35 dite para dates se lindjes, pra mua me takonte me dt 6 Mars ta marre...tani qe do shkeputem nga puna i bije ti bej vete procedurat,
kush nga ju i ka bere vete?cfare dkumentash duhet te paraqes?dhe kur ta filloje si procedur?dhe a me penalizon heqja nga puna tani?
Sa ke te drejte te marresh leje lindje kur nuk je e punesuar?
Flm shumeee