Te dashura nena, prej disa muajsh tashme kam ren ne gjendje stresi dhe sic e dini prej tij nuk shpeton dot kollai. Pediatria e djalit me tha qe eshte gjendje kalimtare dhe kalon me kohen por u ben 4 muaj tashme dhe un vetem po perkeqesohem. Djali po ben 6 muaj avash avash dhe spo ja ka qefi te behet i mbare. Shum po vuaj me te. Sa her me kap ankthi apo merzitem me vjen si gjendje te fikti dhe me mpihet gjysma e trupit (ana e majte) dhe bie ne toke, te zere ku te zere. Kete jave kam rene tre here dhe heren e fundit godita koken keq. Si mendoni ju cfar mund te jete. Do thoni ju drejtohu te mjeku po sinqerisht nena aq sa po shpenzoj me djalin, nuk ma mban xhepi te shpenzoj dhe per vete.
Ju faleminderit per kohen tuaj!
Skam fjale per tju falenderuar te gjithave, per durimin qe keni treguar dhe per zemermiresine tuaj. Do perpiqem me shume e vetme pasi per shkak te dokumentave nuk mundem te leviz nga greqia. Problem me vete ky.
Mbase kismet me vone na rregullohet pak gjendja e do kemi mundesi per ndonje vizite apo analize. Shpresoj mos te jete gje serioze. Ju faleminderit nga zemra, do kontaktoj me secilen prej jush edhe vetem per tju uruar nje dite mire.
Lori konsulltohu me mjek mos ki gjander teroide se ajo mundet met shkaktu nervoz .... edhe tisha une ne vendin tend kisha bisedu me psikiater edhe kisha perdor hapa per nje kohe edhe e kishe kalu ket faz te depresionit edhe del shetit sa ma shume e lirohesh nga kjo gjendje
lori ishalla sa ma shpejt ekalon ket stres un. kam lind vajzen qe tre muj nuk bejsha gjum deri ne ora pes te mengjesit vajza sme lejke te flej kishte ngerrqa masnej diten nuk hajsha mir buk mu prish orari i gjumit diten u dufke mu kujdes per vajzen burri npun skisha askend te aferm afer ku jetoj gati kalova ne depresjon un veq u smuva mu duft me ardh te familja beso jam qecu shum u mjekova ktu ne Kosov nena po me ndihmon rreth vajzes motrat krejt kan ndryshu permu gjumi ushqimin e ha me koh disponimi shendeti edhe vajza u urtu po shko edhe ti ni koh tek prindrit eke ma leht dr ma dha ni sirup per imunitet se mkishte ra pi vitamin b
lori me vjen keq per gjendjen tende...do te thoja te hyje e te beje muhabet me grat qe jan ketu ka shum nena te mira edhe kalon bukur hyr te tema e javes e bej muhabet edhe un pothuajse vetem jam dhe qe kur kam filluar te hyj ketu e ndjej me pak mungesen e shoqeris....ne cfar vendi je ne greqi??/ se edhe un ne gr jam
lori t\'kuptoj sh mire,edhe vetmija e ben te veten,mos kesh askend afer per tu ngushelluar,per te ta hjek nje merzi e per tet then nje fjale te mire,jeta te duken e veshtir,por mundohu qe lumturin ta gjejsh te femija,rri me te,une sdi si e ke djalin se ke then spo ja ka qefi te behet i mbare..edhe une kam hjek sh,me djalin sh i veshtir per ka ushqimi,mirpo gjithcka duhet ta marresh me durim,edhe jepi koh djalit,nese nuk deshiron ai qe t flej,lere,nese nuk han tash ofroja me von,une e marr shmb se spo di cka ben djali yt,por zakonisht femijet i bejn keto..dhe mos tento patjeter te besh dicka nese sdo femija,se gjith dita do te kthehet ne stres,sa i perket refluksit eshte mir qe ta lejsh tflej ne bark.
Lori e dashur ardhja e nje femije ne jete te gezon shume por ka edhe shume lodhje per me teper qe ti je vetem e spaske njeri afer qe te te ndihmoj qofte edhe nje ore bajatesh duke bere te njejtat gjera e stresohesh kur djali grindet e nxjerr ushqimin , veten mos e ler pas dore po shko e bej ndonje vizite, uroj ta kalosh Sa me shpejte kete gjendje
Lori mundohu te marresh situaten ne dore, dihet qe te pakte jane ata burra qe te kuptojne.....e nese i yti hyn ne kategorin qe ste kupton \"grapse ton\" kur te thote dicka qe te lendon. Shih veten qe ta kalosh kte periudhe te veshtire...e me vone sigurisht do vin momente te bukura.
Gjithsesi provoje njeher te flasesh hapur me burrin eshte i vetmi qe mund tet ndihmoj....uroj te ndihesh mire sa me shpejt
rrofsh marsi megjithese skam lene gje pa lexuar. Burri me thot \"nga keto po shkallon ti se nuk le gje pa lexuar\"
Perpiqem mos ti ve re fjalet po dhembin shume.
Shum faleminderit te gjithave per fjalet e mira, me ndihmoni jasht mase. Jetoj ne greqi e skam njerez afer, dhe si rrjedhoj skam me ke te dal e te bisedoj per te shlodhur pak trurin. mundohem shume qe te qetesohem po skam gje ne vije. gjumin e kam harruar e burri sben asnje biberon jo me ta mbaj nje ore sa te pushoj une. vec di tme qortoje per te gjitha. Eh nejse i ka jeta keto.
Shum faleminderit dhe nje here!
Lori mos u streso se gjithçka do bëhet mirë ngadal. Djali kunates time kështu ishte si djali yt alergjik ne laktoz dhe merefluks por gjitha i kaloi dhe tani është shumë mirë.Deri ne moshën 6 muajshe ka pas refluks,analizat për alergji i ka be vazhdimisht çdo 6 muaj dhe prej moshës 1.5 ha gjithçka dhe mund te konsumojë produkte qumështit normalisht.Ty këto i ke mga stresi dhe nga anemia...lodhsia qe te shkakton djali.Mundohu te qetesohesh dhe te pushosh me shumë kur është burri ne shtëpi.
Edhe un ekom djalin 9 muj dhe mekan than qe esht alergji nga qumshti po un jetoj jasht dhe ma pagun shteti se me tvertet ish i shtrejt ku jeton ti Lori
Lori un kom.lind qiken parakohes kur e morra ne shtepi peshonte vetem 1.690 lere qe kisha hallin tim si do ja bej me at krijes aq te vogel por nuk mujsha mi duru dot njerzit qe vishin me mpa edhe me thoshin kurr beba ma te vogel skemi pa ,veq Zoti po mujka me rrit kta, kur I takojsha mas 1jave e di qfar me pat thon njona thojsha per te mengjesi sdo ta qel po po mdoket don me jetu e zgjata pak po dashta mu lidh me ket stresin tond ne fillim edhe un I ndegjoja edhe si shkojshin qaja edhe I thosha veten ndoshta un spe shoh si kta qysh po shohin se mu kan msu syt e veq po mashtrohem se sdo te rritet kuuurr e dikur thash ok stoop edhe nese osht krijesa ma e vogel ma e shemtuar etj kjo osht e jemja edhe un veq per to kom.mu sakrifiku 5muj jom mbyll burg shtepiak veq ne oborr kom dal me marr qika air te paster eshe mengjeve germi edhe kush ka ardh me bo perhajr nuk ja kom kallxu mo mos me ndiku te un fjalet e tynve e sot e kom qikes 23muuj nuk dallon apsolut preh moshatareve te vet sot mburrna me to veq durim po dufke me pas shuuume edhe ti duro tash fillon me ushqime solide kadal kadal ai do te rritet edhe kto hjekat harrohen e di qe nuk e ki leht po qka me bo sjon krejt fmija njejt
Lori e dashur duhesh ndihmosh vetes te ushqehesh mir te flesh mir e dashur gjendjen si e pershkruan kam qen edhe vet kjo vjen nga stresi nervoza m3ndime qe te sillen neper koke po mos ti ndihmoja vetes do bija gjdo her se ulje tensioni kisha edhe smund arrija dot te rri ne kemb mendo pozitivosht leri anash negativet se asgje nuk pot sjellshin ndihm vetem shkatrrim e siper fillo bebiz nga pak ushqime qka i duhet qumshtin rralloja pakez se jeta financiare edhe kjo te qon deri ne ekstrem qe ti te biesh po dije se qaj femij don kujdesin tend leri gjitha me nje ane vetem vetes bebiit perkushtoju se ti futesh gjitha ndodhit ne kok beso se do psosh mos me keq e dashur ndihmoj vetes vetem vetes
Lori pershendetje.
Nuk.di qfar religjioni i perker por nese je muslim mundesh me shku me ba rukje per depresion per stres eshte shume mir..gjtha te mirat...
aha te kuptoj ama ti mundohu biles per vehten tende te jesh e qet siq ta ka cekur edhe ajo nena me heret dil relaksohu edhe nese ske moter apo shoqe te hjekesh merzi te shkosh per kafe dil ne natyr e mos u shqetso tash fillo jepi bebes ushwime qka kan vet supa e gjea tjeta keshtu qe qumesht mej dhan ma pak ai tash 6 muaj i han te gjitha e per te vjell disa fmi jan ashtu une i kam dy djem ma tmdhej e vajza tani esht nje vjeqe edhe kjo ka vjell nenstop thojsha qka po i rrin nbark po tepricen e qesin fmija veq ty tlutna tjesh ma e qet se ndoshta fmija i par e jan ato lodhja e pagjumsija edhe smunesh me kan mire po mundohu.
Mike shpresoj qe shqetsimi yt te kthehet ne nje te ardhme te mbare....stresi pagjumsia jane faktor te medhenje qe te te bejn ty te pafuqishme...ndersa do te kisha preferu te besh analizat e gjakut mos ndoshta je anemike ose ke zbritje te sheqerit ne gjak dhe te bie te fiket....ose ose ke tensionin e gjakut te ulet....kur je e stresuar ndihmoja vetit une numeroj deri ne 10,,pataj nese jam ulur ngrihe; ne kembe ose nese ne kemb ulun d;th ndroj pozicionin,marr lexoj diqka relaksuese merrem me foto unike me pejsazhe ...do ishte mire burri,ose dikush i familjes me te ndihmu rreth shtepis ose bbebit...Zoti ta befte te mbare e te knaqet syri me te te krenohesh per mundin qe e jep per te,...
Lori a ke njerez prane? Dil, argetohu(brenda mundesive) fol me njerez te besuar...e mundohu te buzeqeshesh sa me shume e sa me shpesh eshte ilaci i vetem per gjendjen tende.
Lute e kam alergjik prej qumeshtit e po i japim qumesht special. Ama shum i shtrenjt i uruari. Duhet me pas kujdes dhe me te gjitha ushqimet e tjera. Plus e kam me refluks, pak hopa ne krah e ta vjell krejt ushqimin. Pak te cirret e te berrtase e zen kolla e ja fillon te qarit pa arsye. Ka dhe me keq e di po kur ke e halle te tjera mbi koke te duket gjithca e zeze.
allen mushla(13 vite më parë)
Lori e dashur uroj qe mos te jete asgje serioze
Largoje nga mendja thuaj nuk kam asgje
Ndoshta eshte nga lodhja pagjumsia pagjaksia
Beje nje kontroll apo vetem analiza me mire te hargjosh tash pak se ta lesh me vone
Uroj te mos jete gje e dashur
Nuk kam pas rast te ndegjoj si rastin tend e thash vetem mendimin tim
Mbremje t bukur
Ju faleminderit per kohen tuaj!