Jam shum e merzitur moj nena spo di qa te bej me humba beben time te dyte mbas nje infeksioni te vogel mjeket menduan qe zgjidhja me e mire eshte berja e cerklazhes te cilen edhe ma ben mirpo mbas berjes gjithqka shkoi vetem keq pata shum gjakderdhje e shum dhimt gjate qendrimit ne spital nje net prej netesh pata shum gjaderdhje edhe pse une kisha ngapak edhe diteve te kaluara por at nate shum gjak gjithashtu shum dhemje shpine e barku me humjen e gjakderdhjeve un humba edhe ujin e femijes tashme isha e shkatrruar mjeket me than qe gati qdo gje me femijen mbaroi s smundet te jetoj pa uje por une mbaja shpres sepse ndegjoja rrahjet e zemres ashtu vazhdoi 3 dite te tjera gjersa thahej edhe beba pa uje bashke me te thahej edhe trupi im skisha me as gjak per analiza vazhdonin in fuzionet gjilpaerat gjersa ne e naten e 9 shkurtit femijen tim e leshoi edhe zemra e abortova me gjith ato dhimbjet e trupit e shpirtit tim qaja vetem qaja e shihja qe smund te ktheja asgje tashme e kisha humbur voglushin tim qe shpesh e thirrsha ylli im gjersa ledhatoja barkun tim keshtu gjithqka mori fund ne javen e 16 jam e shkatrruar totalish spo mundem as te ngrihem ne kemb prej marramendjeve spo kam kujt ti shprehem burri eshte lodhur me shum se un duke marr me mua nena ime vetem ne tel po rrin skish gje me te keqe se jeta ne gurbet ne keto raste me falni ju lutem qe e zgjata inshallah si ndodh askauj kja qe me ndodhi mua po i lutem zotit te me ndihmoj e ishallah na dhuron femij tjetr vetem kja shpres me ka mbet.
me vjen keq shum besa edhe ta besoj qfar gjendje se edhe vet jom qet gjendje para do diteve humba edhe une beben tim por behu e fort e ishalla sherohesh sa ma shpejt e sa ma shpejt e nis tjetrin e kalon mir me ndhmen e zotit,all ahu i shperbleft qdo nene per qdo lot te sajin qe e derdhin per femij e vet si ato qe i kan humbur si ato qe presin te ken nje bebush all ahu i dhuroft bebusha te shendosh e te gjitha qe i kemi jua ruajt a llahu.
pershendetje besarta me erdhi shum keq dhe mu mbushen syt me lot nga fjalt e tua dhe te nenave tjera Allaju ju bashkoft ne xhenet me yllin tend..porse te keshilloj qe para se te mbetesh shtatezen te konsultohesh em nji mjek te mir e rrezulltati eshte ne dot te Zotit, edhe ti don Zoti e dot kesh femij ne krahet e tu benu e fort dhe e kenaqur me caktimin e Zotit .edhe motra ime ka humur dy porse tash ika dy djem si drita.....
O zot sa keq pom vjen... Beso se kam mbet gojehapur e spo di çka me te shkru, teper po me dhimesh.. Ishalla kurre mo nuk provohesh me diçka te tille.. Uroj ta tejkalosh sa me shpejt kete dhimbje, edhe pse e di se eshte shummmmmee e veshtire, por duhet me u pajtu se asgje nuk eshte ne doren tone.. .. Zoti te gezofte sa me shpejt me femije!!
Besarta e kuptoj dhimbjen tende,dhe me vjen shum shum keq per humbjen e bebes.E di qe ska asgje qe mundet me te ngushllu tash,por uroj qe te sherohesh sa ma shpejt edhe fizikisht por edhe emocionalisht.Uroj qe heren tjeter te gezosh shtatzani te mbare dhe femije te shendosh.
pershendetje besarta me vjen shum keq per cka te ka ndodhur e dashur edhe une i kam pas 2 lindje parakohe ne javen e 21 shum keq e paramendoj far dhimbje ke por me kalimin e kohes dot te kaloje duhet te behesh e fort inshallah gezohemi se shpejti me nje bebe
Me vjen shume per keto qe tkan ndodhur se edhe paske pas kogja do jave ...po behu e fort keshtu zoti ka dasht mos me jetu kete jete bebi yt por te pret duar hapur ne boten tjeter ... ishalla zoti te gezon me femije tjere te shendosh
Pershendetje Besa,me vjen keq per ate qe te ka ndodhur ndoshta nuk po mund te gjej fjal qe sado pak ta lehtesojn dhimbjen qe ndjen sepse edhe une jam nene dhe mun ta di se si ndihesh ne keto raste.Eshte nje shprehje qe thot kur nje der te mbyllet nje tjeter der hapet,shpresoj qe per ty te hapet nje der e gezmit e hares dhe te gezoj zoti prap me nje engjull.Shpresen mos e humb sepse zoti ka per te gjithe e do ket edhe per ty moter e dashur.pres qe se shpejti te marr lajm te gezueshem nga ana e jote.
Oh Zot oh Zot keto fjal tua mi mbushen syte plot lot e dashut te kuptoj e dashur ne qfar gjendje je inshalla Zoti te gezon sa me shpejt me nje shtatzani tjeter te hajrit dhe sukeseshme e ke veshtir ti perjetosh keto momente por ndalu dhe mendoje Zotin se te atij jemi gjith vet na ka kriju dhe caktu fatin tone keshtu qe behu e fort e riktheju jetes burrit se me te vertet jeta ne gurbet ku jeni ju mir me qen eshte e merziteshem e leje mo ne keso raste por lutu tek i madhi Zot qe te gezoj serish sa me shpejt.Gjith te mirat sherim te shpejt dhe ju edhe gjitha femrat qe presin me u be nena Zoti inshalla ju gezon.
Besaa fjalet e Fiteses jan ato qka une smund tet them gje me shum kjo enderuara tpaska treguar gjitha dukurit ne fjal qka eshte vertet me bere te ndihem kecc se dy raste kshtu si ti kam pasur dy humbje bebash po kam qendru e fort edhe All ahu i madhrueshem me dha vajzen mos u dorzoo lufto per jeten tende e dashur inshall ah alla hu eshte pran teje per gjitha
Besa, me vjen shumë keq per humbjen e bebit tënd..besoj qe eshte dhimbje shume e madhe pasi mësohesh me javë te tëra duke e bartë si shpirt te dytë brenda teje..ishalla gëzohesh shpejtë me një shtatzani te re e të mbarë..Zoti te dhashtë durimin dhe forcen per ta perballuar kete humbje. Gjithë te mirat.
Zoti te dhurofte durim ne kete bote se Nenes qe i mirret femija dhe ka durim Zoti ka pregadite shperblim te madh per ate nene, xheneti inshalla dot pret, sprove e madhe per ty, por gezohu qe do te shpreblehesh per durimin dhe gezohu se ashtu siq ka thene edhe Fitesa e dashur do ta takosh, kur te nisesh per boten tjeter ashtu si dhe gjithe ne do te shkojme, ata qe do te presin para jane femijet qe i mori me pare Zoti, te Zotit jemi dhe padyshim se tek Ai do te kthehemi, Ai jep jete dhe Ai merr jete, duro e Zoti te dhashte femije te shendoshe se gjithqka ka zgjidhje tani me mjekesi ti do ti mposhtesh problemet e infeksionit ku po mendoj se nuk eshte diqka madhore dhe e mira eshte se ti mundesh, sa nena nuk e perjetuan kurr te qenit shtatzane, je e re
Besa zemer syt me lot mi ki mbush ishalla forcohesh se skom as fjal qka met thon se me preken nshpirt fjalt e tuja ishalla shpejt mbetesh e qon mir deri nfund
Me vjen keq per humbjen tende mike. Te besoj se tash je e shkaterruar shpirterisht por duhet te gjesh forca dhe te kujdesesh per veten. Zoti do te fale lumturi se shpejti.
Te uroj sherim te shpejte mike!
Besa, a thua a ka dicka qe mund ta them e qe mundet me te ngushellu ne keto momente? Pervc faktit qe bebi nuk te ka humb, tani jeton ne vendin me te mire te mundshem, ne Parajse, nuk besoj se ka dicka tjeter qe mundet me te ngushellu.
Ai, Ylli yt jeton atje, ne vendin me te mire te mundshem, atje per ku jemi nisur te gjithe dhe per ku enderrojme te gjithe te kemi nje vend.
Me vie shume keq per pervojen e hidhur qe ke pas gjate ketyre diteve; qaje deri sa te lirohesh, deri sa te forcohesh, eshte shume normale te qashe e te ndjehesh e pikelluar e te vije nje dite ku do ta gjesh veten duke buzqeshur. Krejt eshte normale. E kam kaluar edhe vet dhe e di sakte neper cka je duke kaluar.
Mbaj shpresat se nje dite do ta takosh vogelushin tend dhe do te jesh e kenaqur qe pa asnje llogari, pa asnje njoll shkoi drejt ne Parajse. Sado femije te tjere te lindesh, ky do te te mbetet ne kujtese, dhe te them mos e harro.. sepse ai te pret ty. femijet tjere kane vendin e vet qe do te vijne... shpresoj shume.. behu e forte Besa, jeta i ka keto gjera te cilat ndodhin pa e dijt ne pse ndodhin dhe a qenka keshtu me mire.
Zoti te dhashte shendet e force
me vjen keq besa arta per humbjen e bebes behu e fort e di se esht veshtir edhe une jam provu mbeshtetju zotit gjithqka bahet mire me.ndihmen e tij.turoj sherim te shpejt e se shpejti do ngelesh shtatzane perseri ama tkisha sygjeru qe mos ngel shtatzane pa u vizitu te naj mjek nkosov e di jasht jan tana kushtet po mjeket ktu jan ma tmire.edhe une nfillim kam pas aborte besa deri ne muajin 4-5 po ishin disa viruse qe spo i lejshin me shku maa gjat mas disa terapive jam sheru edhe tani kam fmi
Besarta te kuptoj shume mire , edhe une humba dy , te uroj qe te dalesh shpejte nga kjo gjendje edhe te forcohesh , jeta vazhdon dhe te duhet force qe ne heren tjeter te kesh me shume sukses , edi se sa e madhe eshte dhimbja jote , ishalla se shpejti te gezon Zoti .