Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Bebi shume poshte
Pershendetje nena! Jam ne javen 19 +3 dhe pas dhimbjeve ne fund te barkut qe kam pasur prej disa ditesh vajta u vizitova dhe mjeku me tha qe e kam bebin goxha poshte. Me dha mjekim dhe sa me shume regjim. Doja te dija nga ekperienca juaj sa e rrezikshme eshte kjo, pse ndodh dhe cfare mund ti ndodhi femijes? Ju lutem me ndihmoni se jam shume ne merak.
Dorina Shkurti (13 vite më parë)
Zana Erza (13 vite më parë)
Dorina une e kam te njejtin rast te njetn pyetje e kam ba para ca kohesh tani jam te java e 33 dh ende bebin e kam tepr posht ngaqe djalin e kam 1 vit e gjys dhe me duhet patjetr ta coj me ja ndrru pemparsin me e ul nkarrike me e cu normal jam vet ska kush me ndihmon,por shyqyr zotit bebi esht mir dr mka then sa tmunem.me pushu por i kam treguar qe skam koh mu ul e jo me pushu se ky tjetri esht shum aktiv sm len mu ul por kshu shtatzania.mir shkon te uroj edhe ty tet kaloi mir,por ruju mos ço shum pesh te prsh klm
Era 2013 (13 vite më parë)
Dorina une para nje jave isha ne kontroll per ekon morfologjike dhe dok me tha ke kontraksione dhe me dha spasmex,dhe me keshilloj te mos lodhem shume ....barkun lart e kam me duket se keto dite me e shte ngritur me shume ,,por nuk e di ...se kam dhe dhimbje shpine sikurse ti....Mendoj se dhimbjet e shpines i ke sepse ri gjithe kohen ulur ne pune,,,,edhe mua me ndodh te mos bej rehat kur fle nese kam ndenjur per nje kohe te gjate ulur.... Lonass edhe une njejte si ti i ndjej levizjet ,vetem se ka disa dite qe me duket sikur hera heres me godet bebi shume poshte sikur do te dale ,,ndoshta e kam nga kontraksionet qe me tha dok...Uroj cdo gje te na shkoj mire deri ne fund se shume ne merak jemi gjithe kohes.........
Lona S (13 vite më parë)
Une smund te qendroj ne shpind se po me dhem rri nga e majta dhe me dhemb kukat shume dhe kur eci me dhemb barku dhe shpinda do te pushoj edhe une...se sot jam ndier shume keq kur jam zgjuar nga gjumi.
Dorina Shkurti (13 vite më parë)
Gjithsesi Lona bej dhe ti keshtu si na kane thene neve sa me shume qetesi dhe pushim ske ca ben tjeter. Une e pyeta doktorrin edhe per kete brezin qe thone vajzat me poshte sepse kisha lexuar ketu me perpara po me tha qe sesht e nevojshme vetem duhet te pushoj ,
Lona S (13 vite më parë)
Dorina ti i paske simptomat sikur te mijat ..:( cfare te bej une kur me thone qe mire je dhe sme japin kurrfar keshille per rgjim shtrati. Era edhe une jam ne javen e 22 gati dhe i ndjej levizjet poshte barkut dhe perreth kerthizes ndonjhere prej javes 24 deri 26 do ti ndiesh me larte.
Dorina Shkurti (13 vite më parë)
Era para dy javesh isha ne kontroll dhe e kisha shum mire pozicionin e bebit. Para 5 ditesh mu bllokua mesi dhe me filluan dhimbjet dhe dje ne mengjes ndjeva shume rendes ne fund te barkut dhe kur e prekja shume i forte. Dhimbje masi kam shume saqe mezi flej naten nuk rri dot fare shtrir me kurriz edhe kur rri majtas ose dhjathtas duhet ta ndrroj pozicionin shpesh sepse me mpihen dhe me dhembin kembet. Dje me tha nje shoqaja e punes qe sikur e ke barkun poshte dhe vajta bera eko prape dhe ma vertetoj doktorri qe e kisha vertet poshte. Levizjet nuk i kam ndjer shume Me shume kur shtrihem i ndjej. Gjate dites shume pak . Uroj te mos e kesh kete problem dhe ne qe e kemi ishalla na shkon mire
Era 2013 (13 vite më parë)
Dorina mendimi im eshte te rish sa me shume shtrire gjate kohes qe nuk je ne pune,do doja te te pyesja mos ke pasur goditje te bebit sikur don te dale apo si rendese ne fund te barkut,per shkak se une jam ne javen e 22 dhe kam frike mos e kam poshte bebin. Dhimbjet e barkut i ke pas te forta apo te perballueshme
Lona S (13 vite më parë)
Une kur kesh ne kontrolle me tha mjekja se veza qe ka dal nga tubat eshte fekonduar me poshte mitres dhe me tha qe beba eshte poshte por sparaqet kurrfarr rreziku sepse me kohen shkon duke u rritur mitra dhe bebja shkon duke shkuar nga lukthi,,,me caktoj edhe nje kontrolle me vone. Prap bisedova me mamin time edhe ajo me tha qe veza seshte fkeonduar ne mes te mitres por me poshte.,,edhe une po behem merak por kesh para nje jave e pyeta me tha seshte asgje e rrezikshme...kurse te ne ne Kosove dhe ne Shqiperi te japin regjim shtratti,...te them te drejten nuk e di as cfare te bej as une. Mua me dhemb shpinda dhe dy anet kur zgjohem nga gjumi por po them qe po flej vetem ne anen e majte dhe pastaj ne te djathten. Ti me mire rri shtrire pasi qe te ka thene mjeku.
Lori M (13 vite më parë)
Zemer nuk eshte se ke bere ti ndonje gabim apo ku di une eshte fiziku i femres i tille. nuk varet nga kujdesi qe i kushtojme ne vetes. Dhe qendrimi ulur per shume kohe nuk ben mire. Se behemi si shoferat pastaj nuk dallohet shpina nga fundshpina. Dhe une si ty kam pas punuar dhe u bera me nje bark te tmerrshem. Kisha probleme te mbetesha me barre. Pak regjim ushqimor dhe ja dola. E kam djalin 6 muajsh tani. ti je e kunderta ime. Duhet te rrish shtrire sa me shume dhe te shlodhesh.
Kanun Ema Dinaa (13 vite më parë)
Dorina une e kam pas bebin shum posht 2 muaj e gjysme kom nejt ne Spital deri sa e kam Kalu rezikun per abortt d.m.th deri ne jeven e 35 pastaj kom ardh ne shpi edhe kom pas shum Kujdes qe bebin me lind sa ma afer terminit kshtu qe te kisha keshillu me vepru si te ka Thene mjekuu shtatzani te mbarr
Dorina Shkurti (13 vite më parë)
Nuk e di Lori sepse ja dhash direkt receten burrit qe do mi marre sot dhe nuk e pash. Problemi eshte se une kam nje pune ku rri 8 ore ulur para kompjuterit dhe nuk e di sa e demshme mund te jet kjo. Nuk kam ber asnjelloj sforcimi dhe ne maredhenie kam qene shume e kujdesshme dhe jam munduar ti shmang sa me shume qe para se te ndodhte kjo. Do doja te dija shkakun pse ndodh a eshte dicka qe ka lidhje me fizikun apo ka ndonje shkak tjeter?
Lori M (13 vite më parë)
regjim shtrati ne menyre absolute dhe shmang marredheniet deri ne nje kontroll tjeter mjekesor. une sdua te te frikesoj po ka pasur raste ku nuk kane bere kujdes dhe kane abortuar. Eshte shume e lehte ne keto raste qe placenta te shkeputet. Ndaj mjeku te ka thene regjim shtrati. Cfar mjekimi te ka dhene ?
(13 vite më parë)
Dorina mjeku ta thot me se miri, se sa e rrezikshme mund te jete, secila nga ne kemi pervoja te ndryshme, nese i ndodh njeres nuk do te thot se do i ndodhi dhe tjetres.. nese nuk ndjehesh mir, shko te mjeku jot

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?