Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Leukocitet e larta ne urine
Nena jam shtatzene ne javen e 22te.
Keto dite kam pasur shume dhimbje ne bark sidomos ne anen e majte dhe urinim te shpeshte gjithashtu dhimbje te shpines.
Kesh dje te mjeku dhe me tha qe ke ne urine leukocitet e larta dhe me tha qe te henen te bej edhe nje test te urines per shkak se urina e mengjesit eshte me e perqendruar.
A ka pas ndonje nene leukocite te larta ne shtatzani,,,desha te them qe perdor shampon intim zakonisht dhe nivelin e pastertise e kam ne nivel te duhur.
Lona S (11 vite më parë)
Rona Rama (11 vite më parë)
flm lonass shtatzani te mbar
Lona S (11 vite më parë)
Rona kur i ke leukocitet e larta ke infkesion une lexova qe mund te kesh infkesion te rrugeve urinare dhe 3 dite lexova per me pi lang te kacave edhe me pi shume uje mundesh me hek infkesionin vet une kur shkova pas 3 diteve te bej kontrollen me doli qe skam me leukocitet e larta. E per nivel te tyre sdi cfare te them se ketu ne Suedi nuk te japin rez. vetem te tregojne se i ke larte keshtu qe nuk di cfare te them puna nivelit te tyre.
Rona Rama (11 vite më parë)
jam 22 +3 jav
Rona Rama (11 vite më parë)
pershendetje lona shpresoj qe je mire sot e kam ba analizen e urines me ka dal 12-14 leukocide bakterie te rralla e trubullt , e te marten kom me shku ne kontroll te gjinekologja ama ty qa te ka than dr per leukocide se di qe infeksion tregojn le . ju lutem mtregon qa te tha ty dr per leukocide mpuq
Rona Rama (11 vite më parë)
Leukocidet jan qelizat e bardha te gjakut ku ato marrin pjes ne pergjigjjen inflamatore dhe imune. Lona dmth ti nese i ki shum te ngritura ki infekcion urinar ok mir qe ki me uu kontrollu te mjeku. Mirpo pi qaj brusnica ose uvin un jam ne javen e 21 dhe vazhdimidht po pi qaj brusnica 2ose3 gota ne dit. Uroj te shkoj mir shtz deri ne fund me nje bebush te mir
Gane * (11 vite më parë)
lona numri i ngritun i leukiciteve kur e bon analizen e hemogramit tregon se ka naj infeksion norganizem kudo qofte mundesh me pas kolle dhe sekrecione nfyt ose naj dhemb te prishun etj....e per leukocite ne urine skom pervoje.
(11 vite më parë)
uroj qe qdo gje te shkoj mir e shtatzani te mbar ishalla e te gezohesh me nje bebush te shendetshem..ntm
Lona S (11 vite më parë)
Hahah mire paske bo valla...jo une kom dhimt shpind e bark e menxi jom cu qe dy mengjese qe pi i boj me dhimt...po kismet ishalla vec pom dalin analizat mire...flm shume Elisa...:)
(11 vite më parë)
une jetoj ne gjermani po boll palidhje jon edhe ktu veq boll ju kopm shku pa termin si u bojsha merak diqka se jon kadalshem o zot edhe me than kejt e ki prej frikes qe po vjen kshtu hahah po i thash kur tbahet diqka ma e madhe athere skom qka vi ktu shkoj klinik po po du mos me kon ne merak gjith edhe derisa e kom lind vajzen boll shpesh ju kom shku hahahqef skishin po skisha qka me bo as vet pi qefi nuk shkojsha ..
Lona S (11 vite më parë)
Po dje ju bona te madhe shkova ...tash me duhet me prit dej te hanen kesh tu e lexu shkakun e leukociteve te larta ne urine...Ne cilin vend jeton ti ? flm shume Elisa..:)
(11 vite më parë)
lonass edhe pse je jasht shko kontroll se nese ke infeksion mos prit shko bile pa termin bonjav pak te madhe se ktu nime jon palidhje po edhe na po duhet me dit pak meja bo te madhe une si u bojsha merak pak shkojsha bile pa termin ,veq tel ja bojsha jom keq edhe skishin qare pa me maredhe ti edhe nese ke dhimbje barku e shpine bone pak te madhe e shkoata qat pun e kan ,te uroj shtatzani te mbar e bebush te shendosh..
Lona S (11 vite më parë)
Po Egla po te kuptoj po po frikohem se vec me uje te vaket qe lahesha me eshte shfaqur infeksioni ...se mjeku mi pat ndalu rrepsisht shamponat dhe sapunat qe kane ere...por tash po e lexoj se vec me uje te vaket qenka mire por mua me behet shume vesvese te lahem vec me uje...:(
Lona S (11 vite më parë)
Po Egla flm shume ...te isha ne Kosove do ta kishe me te lehte por ketu vetem kur ke dhimbje shume po te marin dhe te kontrollojne sa per sy e faqe deri sa te vjen koha qe e ke me termin ste marrin ne dore. Une qe po me dhem barku dhe shpinda tash me duhet te pres deri ne javen e 25 qe ma ka caktuar doktorresha qe i bjen me 10 mars ku do ti bej analizat e pergjithshme. Dhe kete analizen e urines te henen mu desh te shkoja urgjentisht ne spital nje ore nga qyteti im dhe me tha mjeku kryesor qe te shkoj te henen tek mjekja ime tia dorezoj urinen e mengjesit. Tani po me bjen vetem te pres. Gjithsesi do te shperlahem me uje dhe sode buke sic beja ne fillim te shtatzanise se ashtu ne Kosove edhe mua me pat thene mjeku qe beja kontrollat tek ai.
(11 vite më parë)
prsh.lonass mund ta pysesh edhe mjekun veq me sa di une bile ne shtatzani nuk osht mir me perdor asgje intime veq me uje ta vakt mu pastru mjafton e per ndonje infeksion me kamomil se kto tjerat si me parfum si pa te, nuk jon te mirra,leokocitat qe kan dal te larta pyte edhe mjekun po mos ke naj infeksion..
Egla ... (11 vite më parë)
edhe un e kam pas kete infeksion por mos e lej pas dore sepse eshte shume erendesishme sepse nderkohe ti merr ilace e lufton perseri te shfaqet nga perdorimi i tyre,nje keshille tjeter qe mka thene doktori ishte shperlarja me uje me sode buke shum higjenike eshte.edhe une perdorja nje intimo qe ishte testuar edhe tek femijet me kamomil por jo me tha doktori as tani as me vone me tha doktor halim kosova
Lona S (11 vite më parë)
flm egla une e perdor shampon qe eshte pa parfym per shkak se ph ime ndryshonte dhe kisha infeksion kepurdhave dhe tash me sa po lexoj kur ke leukocite te larta ke infkesion te rrugeve urinare..:( Gjithsesi flm shume do shoh se cpo me thote mjeku te henen do ta pyes me hollesisht se me shampon qe eshte me parfym sguxoj ta perdori. E breket i perdori nga pambuku po me vjen edhe cudi se e pyeta farmacisten kur kesh ne barnatore se a ben te perdoret tha se po ...se une jetoj ne suedi me tha perdore pa pike problemi. por gjithsesi do te flas dhe me mjeken time te henen.
Egla ... (11 vite më parë)
pershendetje lona ,sa per leukocitet nuk dij cte them sepse sme ka ndodh por lexova qe perdor intimo,mua doktoresha dhe doktori me kan thene ne asnje menyre intimot nuk duhen perdorur sepse prishin ph ne vagine dhe krijojne infeksione te ndryshme,,gjithashtu as peceta ditore linesat jo mundesisht te brendeshme pambuku dhe peceta te bera vet pambuk.ti ke zgjedhjen tende por asnje doktor nuk i rekomandon te perdoren sidomos ne shtatzani ,un jam 28 jav dhe i kam heq nga perdorimi,shtatzani te mabre

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?