Nëna, jam në shtatzanin e pare me 25. shkurt hy në muajin e 6, dhe mjeku me ka thënë që jomë pakë e ngushtë në fillimin e shtatëzanisë, desha te ju pyes nga përvoja e juaj si mund ta kuptoj që do lindi normal apo me cezarian, dhe kur ?
Nëse nga vlerësimi i situatës mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, vlerëson që përmasat e bebit korespondojnë me përmasat e bacinit, atëherë ai mund të sugjerojë lindjen normale.Megjithate shume prej nesh nuk kemi bere keshtu matjesh dhe eshte normale te jesh e ngushte.pastaj ne muajin e 9 kur te vijne dhimbjet shikon a hapesh apo jo per lindje.dhe nese hapesh mjeku te ndihmon per lindje normale.gjithashtu ki kujdes se ke mjek zgjedh se shpesh keto operacionet behen dhe per biznes ku mjeku te tille te fusin ne operacion pa qene nevoja dhe pastaj po pate lindjen e 1 me operacion veshtire te lindesh vete ne lindjet e tjera.te uroj nje shtatezani te lehte deri ne fund dhe te lindesh normal se si lindja normale nuk ka.
Uroi të jeni mire të gjitha !