Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Te qarat

Mirembrema nena si jeni ju dhe bebet tuaja. Kam 1 pyetje per ju ? Si i qetesoni bebet tuaja nga te qarat ? Djali im eshte 3 muajsh e gjysem pothuaj gjithe diten ka qare , i dhashe dhe kamomil por pa efekt .

Greta 27 (13 vite më parë)
Laura N (13 vite më parë)
un e shetis neper dhom dhe i kendoj te veshi ose me it me shetit me auto knaqet
Dona Jona (13 vite më parë)
e dashur, sigurohu qe nuk eshte i uritur, e ke me gji? mbaje sa te mundesh ne gji. Se dyti, sigurohu qe nuk i dhemb diku. Vereje se si vepron kur qan. I mbledh kembet kah barku? Mos ndoshta e shtrengojne akoma gazrat, apo mos ndoshta e therr barku nga ndonje shkak tjeter. Prekja veshet, mos ndoshta e therrin vesht. Me nje drite te vogel mundohu tia shikosh fytin, mos ndoshta e ka kuq. Mos harro edhe jashtqitjen. A e ka bere sot? Nese ka ndonje mundim qan nga dhimbja, pasi qan nuk mundet as te fleje, pasi nuk flen irritohet me shume dhe ne kete menyre hyn ne nje cikel qe e zgjat shume te qaret.Kjo u ndodh shume bebave. Kryesore eshte qe ti te mbesish e qete dhe ti rrish afer bebes tende por pa shqetesim. Mos harro se te qarat nuk i demtojne bebet. Por duhet ta zbulosh shkakun e kete nuk mund ta besh nese je e shqetesuar e nese ben panik. Filloje me masazhimin e lehte te barkut. Nese nuk ka bere kaken disa dite, ndihmoje ta beje (me keshillen e pedijatrit). Nese reagon ne veshet menjiher te mjeku. Nese e ka fytin kuq poashtu te mjeku. Nese nuk i ka keto probleme mbaje ne krah por jo shtrire por ne pozicionin vertikal dhe ngjitja koken te krahu jot e kendoi lehtas ne vesh. Ai le te vazhdoje te qarat, mos ia nderro pozitat shpesh, pas nje kohe qetsohet. Sa je ne kete pozite mund ti kendosh edhe sure, se mund te kete mesysh. Sigurohu qe nuk i vjen nxehte, mos e lejo te djersitet. Mos lejo shume stimule nga perjashta, shume njerez, shume bertitma, se ftyrat e huaja mund ta shqetesojne, Nese asgje nuk ndihmon disa bebe thjeshte kane nevoje te shfryhen. Nuk adaptohen lehte. Nese pedijatri mendon se ka dhimbje diku (mund te jene edhe dhembet), mund te te keshilloje ti shtish nje paracetamol mbrapa, qe ndihmon shume dhe i qetson bebet. Mund tia nderrosh pak ambientin, pak te dhoma tjeter, une bebes time kur ia hapja deren e frigoriferit qeshte shume, i vinte drita dhe shihte sende te reja. Mos harro, sa me shpesh gji. Nese nuk e ke ne gji, foli sa me shume, luaj me te apo rrokullisuni bashk mbi krevat.
Greta 27 (13 vite më parë)
E kam me qumesht formule , dhe une e nxjerre me karroce por sot frynte pak ere nuk e nxorra jashte ..
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Greta une zakonisht e vija ne gji sepse vetem aty qetesohej. E kur kishte raste qe e mundonte dicka thjesht luaja me te qe ti merja mendjen,i kendoja,i beja aerobi etj. Edhe kur e shetis jashte me karroce qetesohet shume. Varet,nuk jane te gjithe bebet njelloj....

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?