Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjumi i bebes

Pershendetje nena, desha te bej nje pyetje pasi e kam bere edhe tek pediatri por asnjehere nuk me kthen pergjigje. A eshte dicka problem te beba nese shume rralle fle ne shpine, ka shume deshire te fle ne krahe, e ze gjumi shume me shpejte se sa ne shpine, por une e kam nje brenge se nuk e di a paraqet ndonje problem kjo qe beba ime fle keshtu edhe gjate dites por edhe gjate nates? Faleminderit nena.

Pranvera (13 vite më parë)
Valentina Ademaj (13 vite më parë)
pershendetje pranvera nuk po e di sa i ka foshnja jote por sa i perket asaj se pse po fle ne krah e jo ne shpin nuk ka asnje problem e bile bile foshnjet deri ne 3muaj duhen me fjet here ne njerin krah e her ne tjetrin e jo ne shpin .thua ti pse.sepse ne shpin mundet me viil e mundet mu nxi e ne krah jo se te villmit e del perrjashta tung klm
Donika (13 vite më parë)
Mirembrema Pranvera, une jetoj ne Zvicerr dhe e kom pas vajzen time tek mjeku ne kontrolla e sa per gjume ketu ne Ch e preferojne ne krahe gjithmone femija te flej, ne shpine  o shume rrezik se mundet me nxon ankthi ama njehere njerin krahe pastaj tjetrin, jo gjithe njejte shume mire o ne krahe, ne shpine so hiq mire,  tungi.
Pranvera (13 vite më parë)
Pershendetje Diana, beba ime ka 7 jave, dhe gjumin me te rehatshem e ben kur fle ne krahe, vertete nuk di se cfare te bej.
Diana Z (13 vite më parë)
pershendetje pranvera,nuk po e dim se sa muajsh eshte bebi yt,por beba ime krejt 6 muajsh fle me shum ne te dy krahet se sa ne shpin,tani esht 13 muajshe dhe fle ende keshtu,nuk e di a eshte per tu brengosur por kshtu nuk sho qe ka ndonje gje per tu shqetsuar,sepse shum mir fle gjat nates,te pershendes shum
Erza (13 vite më parë)
Pershendetje Pranvera une mendoj qe nuk eshte edhe aq mire qe femiu te flej cdohere ne krahe e sidomos gjate gjumit te nates, kam degjuar keshtu se nuk eshte mire per shendet te foshnjes, per frymemarrje. Tung i uroj fat bebit.
Pranvera (13 vite më parë)
Natyrisht qe me keni ndihmuar e dashur, cdo keshille dhe mendimi i juaj per mua eshte ndihme. Faleminderit.
Ardiana (13 vite më parë)
Pershendetje Pranvera, nuk mendoj qe eshte naj problem vetem qe duhesh ta mesosh te flen ne te dy anet here djathtas here majtas shkaku qe mos ti shtypet koka me nje ane, shpresoj te kem ndihmuar, bebit rritje te shendetshme, kalo mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?