Pershendetje nena, tash lexova nje artiklull ne internet rreth femijve te semur me leukemi ne spitalin e prishtines ku fatkeqsisht ishte numri shum i madh :( ... un jam kurreshtare te di se cilat jan simptomat kur nje femij smuhet nga leukemia si mundet nje nene me dallu femiun e saj...ju pershendes te gjithave.
Edhe une jam shume e interesuar te di ma shume reeth leokemis mos na sprovoft zoti me kete smundje...Po qka vie deri te semundja e leokemis ku eshte shkaktari pse vie deri te kjo semundje e mallkuar se edhe une e lexova nje artikull se sa shume femije i ka prekur..a mund te parandalohet..
Si të gjitha qelizat e gjakut, edhe qelizat leukemike po ashtu udhëtojë nëpër trup. Simptomat e leukemisë varen nga numri i qelizave leukemike dhe ku këto qeliza mblidhen në trup.
Njerëzit me leukemi kronike mund të mos kenë simptoma. Mjeku mund ta kuptojë sëmundjet gjatë ndonjë kontrolli të zakonshëm të gjakut.
Njerëzit me leukemi akute zakonisht shkojnë te mjeku për shkak se ndjehen të sëmurë. Nëse preken edhe truri, ata mund të kenë kokëdhimbje, vjellje, konfuzion, humbje të kontrollit muskulor ose kriza. Leukemia po ashtu mund t’i prekë pjesët tjera të organizmit si traktin digjestiv (tretës), veshkat, mushkëritë, zemrën ose testitet.
Simptomat më të zakonshme të leukemisë kronike ose akute mund të përfshihen:
Nyja të ënjtura limfatike të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje (në qafë ose sqetull)
Ethe ose djersitje gjatë natës
Infeksione të shpeshta
Ndjenjë dobësie ose lodhje
Gjakosje ose nxirje të shpejtë (mish i dhëmbëve që gjakoset lehtë, njolla ngjyrë vjollce në lëkurë, ose shenja të skuqura nën lëkurë)
Rënie në peshë pa ndonjë arsye
Dhimbje në eshtra ose nyjë.
Shumicën e rasteve këto simptomat nuk janë si pasojë e kancerit. Ndonjë infeksion ose problem tjetër shëndetësor mund t’i ketë shkaktuar këto simptoma. Vetëm mjeku mund t’ua tregojë me siguri se ku qëndron problemi.
Kushdo me këta simptoma duhet t’i tregojë mjekut, ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më herët që është e mundshme.
Pershendetje nena, tash lexova nje artiklull ne internet rreth femijve te semur me leukemi ne spitalin e prishtines ku fatkeqsisht ishte numri shum i madh :( ... un jam kurreshtare te di se cilat jan simptomat kur nje femij smuhet nga leukemia si mundet nje nene me dallu femiun e saj...ju pershendes te gjithave.