Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Avokado
Nena ju lutem me jepni ndonje recete si e gatuani avokadon per bebushet tuaj...e zieni apo ja jepni ashtu te fresket? Ju pershendes...
***ola*** Sa (13 vite më parë)
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Flm shume ummi ruvejda dhe rajana. Ju pershendes
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
Pure dardhe dhe avokado Pure dardhe dhe avokado Përbërësit: • 1 avokado mesatare • 100g dardha, të freskëta apo komposto Përgatitja: 1. Nëse përdorni dardha të freskëta, hiqni lëvoren, pritini dhe vendosini në tigan. Mbulojini me ujë të valë. Ziejini në temperaturë të ulet derisa të zbuten. Nëse përdorni dardha kompostosh, kullojini mirë. 2. Priteni avokadon përgjysmë dhe largojini bërthamën. 3. Me një lugë merrini frutin dhe copëtojeni. 4. Kulloni dardhën dhe shtojini avokados. 5. Bluani gjersa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet.
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Amalia edhe une e kam pare me dhjetera here kete pyetje por nuk e kam hapur ti lexoj komentet sepse e ate kohe djalin e kisha vetem me gji dhe nuk me kane interesuar keto recetat e gatimit. 10 dite kam qe i kam filluar ushqimin dhe po provoj ti bej receta te ndryshme. Askujt nuk i vura kusht te harxhoje kohen me mua,thjesht bera nje pyejte dhe kerkova ndihme. Kush ka mundesi te me ktheje pergjigje ja di per faleminderit jo vetem per kohen qe shpenzon por edhe per eksperiencat qe ndan. Gjithsesi flm e dashur. Tuana flm edhe ti. Une kerkova tek recetat por nuk e gjeta.
(13 vite më parë)
Gjysme banane gjysme avokado 2 luleshtrydhe kos i skremuar nje filxhan caji.
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Flm magi...Po ja bej vetem me banane se dardha nuk kam per momentin :*
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Ola prej qe jam ne portal, noshta 50 here eshte bere kjo pyetje! Perdorne pak aty ku shkruan kerko, dhe hulumtoni nga pak vete, sepse secila nene e ka kohen e arte! Avokado nuk zihet, gjysme avokado dhe gjysme banane i mikson dhe ja jep!
Erza F (13 vite më parë)
Qe sot e tutje hapim nje rubrike fantastike me komente te kthyer ne receta dhe variacione ushqimesh per femije nga facebook-u. :-d ju falenderoj te gjithave per frymezimin!  1. Avocado + banane + qumesht formule 2. Avocado + drithera (cereali)  3. Si supe: avocado + patate + karrota. (mami fior) 4.  avocado + orizi me qumesht ose sultiashi ndryshe (mami holta) 5. Avokado + banane + qumesht (te bere me mikser),  6. Avokado + dardhe (e zjere) e perzien ne mikser + qumesht (per tja hequr shijen). Keshtu ja beja ne fillim, kurse tani ja perziej te treja bashk, ose me banane dhee molle, ose me fruta tjera   7. Avocado + biskota te bluara per ta embelsuar (mami nasia)  8. Avocadon une i kam dhene dhe vazhdoj here pas here ti jap bebi riso te plasm..It. Me te ja bej dhe sultiashin, por edhe oriz normal nga ai qe eshte per supe. E zjej orizin me qumesht me pak gjalpe derisa te trashet dhe i hedh dhe pak mjalte. Meqe e ke te vogel besoj do tja bluash tja besh krem. Une keshtu bej dhe pasticion per cunin. Zjej makaronat e bebeve( te plasmonit) me qumesht dhe i shtoj djathin plasmon. Kur nuk e mbaron ky bukuroshi im, sulem ta lepij une pjaten hahahaha ( mami holta)  9. Avokado + biskota + fruta te tjera te grira nese del shume e thate! (mami iva)  10. Avocado+ biskotat e bluara e kisha fjalen + frutat (se vetem avokado me biskota nuk ja kam provuar, kam pershtypjes behet shume e thate) (mami jeta)  Ju falenderoj te gjithave per idete :-) 
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Ola te freskët vec te jete e pjekur e gerryen me lugë e hedh ne blender i shton pak banane e dardhe te zbutura ne vale lehte dhe bëhen sh te mira e kremoze. Une bej nje dardhe nje banane e gjysëm avokado

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?