Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një prind e ka denoncuar çerdhen ku linte fëmijën, pasi vajza e tij kishte shenja dhune në fytyrë. Sipas policisë shtetasi Alban D., 33 vjeç dyshon se vajza e tij është dhunuar nga një punonjëse e çerdhes private “Sirenat”, e cila ndodhet në “Don Bosko”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, kur babai i vogëlushes ka shkuar ta marrë vajzën nga çerdhja dhe ka konstatuar shenja të gishtave në faqen e majtë të vajzës. Ai i ka kërkuar shpjegim punonjëses dhe ajo i ka thënë se mund të jetë vrarë kur është rrëzuar, duke luajtur. Ditën e djeshme 33-vjeçari është paraqitur në ambientet e komisariatit të policisë nr.3, për të denoncuar ngjarjen. Burime nga policia thanë se Alban D., deklaroi se dyshon që vajza e tij është marrë nga kopshti “Sirenat” me shenja dhune në fytyrë. Ai kërkoi nga policia që të zbardhë ngjarjen, pasi pretendon se vogëlushja e tij është qëlluar nga një punonjëse në çerdhe pasi qante. Pas denoncimit të prindit, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë se pritet raporti i ekspertizës së mjekësisë-ligjore, si dhe marrja në pyetje e punonjësve të çerdhes ku dyshohet se është dhunuar vogëlushja 14-muajshe. Mësohet se ngjarja ka tronditur prindërit e vajzës së vogël, të cilët nuk mund ta dërgojnë në çerdhe dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.
Qysh guzojn more me bo ne fmi ket gjest a jon normal ato kur sjon ne gjendje me punu me fmi le ta lshojn punen...nuk oshte veq pare me marr po me dasht profesionin kur e don profesionin i don fmit i don apo ku di un qfar profesion kan..oshte turp nje femen mi thon vetes eeukatore e me bo dhun ne fmi
Zana, shume shume po me vjen keq qe keshtu qenka puna.. spo mundem me besu qe ka femra te tilla. Jo qe nuk po te besoj ty, por spo mundem me logjiku qe dikush edh epunon ne ate vend edhe ka sjellje te tilla :(. Tmerr. Une vertet do i kisha fotografu dhe i kisha publiku emrat e tyre. Ato kur punesohen aty duhet ta dijne qe do te punojne me femij eme te cilet duhet durim dhe vetem durim e jo te shfryhen ne ta me dhune. Qofte edhe bertima per mua eshte e papranueshme se lere me dicka tjeter.
Zana, a keni provu te shkruani ankese? Apo tek e fundit edhe ti beni publik emrat e tyre, se perndryshe keto duhet te marrin mesim vetem ne kete menyre.
Krenare, e kam parasysh kete fjalen se cka nenkupton ne pergjithesi, dhe edhe disa jam e bindur qe e kan kuptuar drejte, mirepo mediat e dijne shume mire mentalitetin tone dhe kuptimin e termeve si behet, prandaj specifikimi i termeve do te ishte me e drejte te behet sesa te shpikin nje titull qe do te bej BUM dhe te ken klikime/shitje me shume. E di si funksionojne keto gjera, prandaj dhe reagova. Dhe po te ishin pak me te mire, nuk do e kishin ngaterruar lajmin nga Tirana ne Prishtine.. ketu shihet kjarte serioziteti i tyre.
Me se shumti me dhimti qe prinderit tani pervec dhembjes qe e kan per te zbardhur rastin, tani do ballafaqohen edhe me pyetje se a vertete kishte \"dhunim\", dhe eshte paksa e gjate procedura deri sa te sqarohen te gjitha gjerat. :(
O zot sa ne stres jam qka do te bej pas 3 muajve me djalin, po me duket zgjedhja me e mir me lon punen krejt derisa ti rriti femijt edhepse eshte femiu i pare ky . Punojm e gjithe familja se di si tja beje? Cdo dite e kujtoj kete
Tmerr edhe pse kjo gje ndodh edhe ne shtetet e jashtme, po pa marr parasysh qysh munden me perdore dhune fizike tek kaq te vegjel ? :-( , Te kopshti i vajzes time ka kamera jasht,mbrenda,ne te gjitha dhomat. Shyqyr qe din me fol vajza edhe me pas diqka me tregon. Tjetren ane nganiher edhe ca prind jan te pakujdeshem , Kur e shef qe femija po i afrohet kopshtit duke qajt,e merr prej kopshtit duke qajt , duhet me ja rrok qe diqka nuk eshte ne rregull pa marr parasysh qka thot edukatorja. Ose edhe ne qoftese nuk eshte femija i saj po e shef ndonje fmi tjeter tu qajt shume me lajmeru prindin e femiut pa dijen e edukatoreve.
Fitesa nuk eshte keqinterpretim i akuzes nga mediat, sepse dhunim nuk nenkupton vetem dhunen seksuale ky eshte keqkuptim te pupulli qe kur thuhet dhunim menjehere e mendojne dhunim seksual.... Dhunim nen kupton ate fizik, ligjor etj perfshin kuptime te ndryshime.
Zana a e ke largu vajzen prej asaj qerdhe,,un nuk e kisha lon as nje minut me ne at qerdhe,,,edhe mua me ka ndodh me vajzen e kam cek ne komentet me heret por un i kam lajmru edhe at edukatore e kan hek menjeher pas 2 dite nga puna,,,un kam dasht ket rast me qu deri ne gjykat por burri nuk donte me shum telashe...ktu ne ket kopshtin ku eshte tash te gjith e din rastin se si me ka ndodh me vajzen a beson se teper mire e kshyrin po un prap e kam at frigen se mos po perseritet se nuk i besohet askujt.
Lea fale zotit qe nuk e kam degjuar nje rast te tille para nje viti kur fillova ta dergoj vajzen ne qerdhe, se asesei nuk do te hyja ne pune as nuk do ta lija ate ne qerdhe, kam pasur shuuuume dyshime se cka te veproj, gjithmon kam menduar se po ia degjoj vajzes zerin se si qan se si e rahin, mirepo fale zotit kam qelluar ne nje qerdhe shume te mire ku kujdesen shume mire per te, te mjeret ne se ku jetojm dhe te mjeret ata qe nuk kane meshire ne femije 14 muajsh.
ah moj ina kur degjoj keto raste me rrenqethet trupi.. un vet e kam zen edukatoren duke i bertit vajzes me te madhe ne tualet at dit kam shku me marr me heret se ditve te tjera se ma ndiente zemra se diqka nuk eshte ne rregull me vajzen se qdo her sa e qoja ne kopsht qante nuk donte te rrinte...tash ja kam ndrru kopshtin vajzes shkon me qef mirepo un gjethmon e kam at ndjenjen e keqe se mos po ndodh prap..
Shume mire bere.. Une se kisha pare hic si lajm :( une kam nje rast te nje shoqeje, me dadon biles. Ta tregoj shkurt, kjo shoqja ime bashke ne burrin, nje mengjes po conin vajzen ne kopesht, kurse djalin e lane me dadon.. Dados i kishin lene edhe nje tel, por qe nuk mbyllej pa e mbyllur ana tj, dmth spunonte mire.. Kur ishin rruges e marrin dadon ne tel per ta pyetur si ndenji djali, ajo i tha mire, dhe e mbyllen..por ne fakt tel nuk iu mbyll, dhe babai i djalit nuk e mbylli vete tel por degjoi se cfare do ndodhte, kur dadoja filloi te shante djalin e ti thoshte do te te hedh ne plehra, etj etj. Te alarmuar te dy prinderit lene vajzen ne kopesht dhe kthehen ne shtepi pa lajmeruar dadon.. E hapin deren me celesin e tyre pa i rene ziles, dhe kur hyjne shohin dadon e shtrire ne divan me ngrohesen perpara, kurse djalin ne dhomen e gjumit, vetem dhe te ftohte akull, sepse dhoma skishte as ngrohese, as gje.. Sigurisht qe u tmerruan, dhe burri i shoqes sime, me zor mbajti veten se eshte tip nevrik.. Dhe dadoja ishte me sa mbaj mend te te 60.. Per disa dite nuk e kemi marre veten nga kjo ngjarje.. Pastaj shoqja ime i kerkoj nje dadoje tj qe kishin pasur per vajzen te kujdesej per djalin, edhe pse nuk ishte mire fizikisht, se femijet e donin shume..
eh moj nena nuk ka mbet me i besu askujt me ja lon femijen,, nje gje te till e kam provu un me vajzen edhe at ne midis gjermanije ne nje vend ku te gjith i frigohen ligjit po ja qe bejn shum gjera perderisa femija nuk di te tregoj..
ke te drejt Ina kopshti ishte ne Tirane se un kurr e mora artikullin shkruante qe ne Prishtin..tash kerkova ne google dhe e gjeta..keq edhe per gazetaret qe nuk i japin lajmet e sakta :( por si do qe te jet as nje lloj dhune nuk lejeohet me ju be femijve..per ket e pash te arsyeshme me postu
Nana, ne lajm eshte bere keqinterpretim i akuzes se prindit. Vajza ka qene e rrahur, jo e dhunuar sic po e devijojne mediat, duke aluduar te dhunimi seksual.
Si ashtu edhe keshtu natyrisht qe eshte e dhembshme dhe e tmerrshme, mirepo dhuna fizike dallon nga dhuna seksuale.
Ne kemi shume prinder qe edhe vet i rrahin femijet se lere me edukatoret. Sidoqofte, asnjera pale ska te drejt ta rrahe nje femije, dhe per mua eshte e pafalshme.
Jo frigoje bo vno pernime kamera valla n dhom t nejes t bebes n kizhin edhe n banjo tjeter kund mos t guxon me hi edhe e kshyr si mu kon i vetii se ka qare pa e kqyr se ju hahen paret. Edhe rreje thuj njo para teje e kom qit pi punes edhe m ka pagu 5000 euro se sma ka kqyr beben mir. Thuj ajo se ka dit qe ka kamera e me ty po bona e mir pot kallxoj hahahha
Uu sa e dhimbshme nena, une kam djalin 2muaj e gjysm jam shum ne halle cfar te beje kur po degjoj keso raste po tmerrona, me te aarsyeshme po e shoh ta le punen krejt derisa te rriti femijet sesa te ia le gjithkujt ... Edhepse ne ks.. E dim sa veshtir eshte me gjet nje vend pune si duhet
14.Muaj me i mshu ku aj koka kan shume i urt baba i vet..Se burri jem mu kan per flok i kish ngreh e i kish qu ne polici..Ncncn ishalla zbardhet ky rast...Ku me dit sa e sa heri ka mshu shpirtit te vogel..Une per qeta spo guxoj qiken me qu ne qerdhe..Se si besoj kerkujt kjo sdin me kallxu
e moj nana sa e sa rasti eshte keshtu plus te femijet edhe me te vegjel...qe sjane te afte te flasin e te tregojne meqe jane te vegjel, une per vete ne qerdhe sdo ta dergoja vajzen edhe nese rrezikoj te humbas punen deri ne ate moshe kur ajo di te tregoje,,,
ishalla denoncohen ata qe e kan kry kit veper.... e ishalla sosht e vertet qe e kan dhunu ni sabi cncncn ..... ishalla familjarve ju nimon zoti e ju jep forc se shtir spe dim ne dor te kujt pi lajm fmit .... :(((((
Po ashtu, me vie tejmase keq qe mediat kan shtremberuar akuzen e prindit nga \"dhuna fizike\" ne \"dhunim\" vetem e vetem per te rritur shikueshmerine e lajmrit/leximin. Kjo eshte shume shume e dhembshme po aq sa vet lajmi
E tmerrshme. I lumte Albanit qe ka denoncuar rastin, keshtu mbase do te mbledhin mend disa punonjese qe mendojne se sapo te dorezohen femijet ne cerdhe, tani jane prone e tyre. Shpresoj qe te zbardhet rasti dhe te dalin ne shesh te gjitha rastet tjera ne qofte se ka aty dhe kudo. I uroj vajzes tvogel sherim nga traumat qe ka perjetuar :(
Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një prind e ka denoncuar çerdhen ku linte fëmijën, pasi vajza e tij kishte shenja dhune në fytyrë. Sipas policisë shtetasi Alban D., 33 vjeç dyshon se vajza e tij është dhunuar nga një punonjëse e çerdhes private “Sirenat”, e cila ndodhet në “Don Bosko”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, kur babai i vogëlushes ka shkuar ta marrë vajzën nga çerdhja dhe ka konstatuar shenja të gishtave në faqen e majtë të vajzës. Ai i ka kërkuar shpjegim punonjëses dhe ajo i ka thënë se mund të jetë vrarë kur është rrëzuar, duke luajtur. Ditën e djeshme 33-vjeçari është paraqitur në ambientet e komisariatit të policisë nr.3, për të denoncuar ngjarjen. Burime nga policia thanë se Alban D., deklaroi se dyshon që vajza e tij është marrë nga kopshti “Sirenat” me shenja dhune në fytyrë. Ai kërkoi nga policia që të zbardhë ngjarjen, pasi pretendon se vogëlushja e tij është qëlluar nga një punonjëse në çerdhe pasi qante. Pas denoncimit të prindit, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë se pritet raporti i ekspertizës së mjekësisë-ligjore, si dhe marrja në pyetje e punonjësve të çerdhes ku dyshohet se është dhunuar vogëlushja 14-muajshe. Mësohet se ngjarja ka tronditur prindërit e vajzës së vogël, të cilët nuk mund ta dërgojnë në çerdhe dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.