Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jam kureshtare...
Pershendetje nena te dashura, deshta me ju pyet se pse nuk ben me ju dhan mjalt femijeve te vegjel mendoj femijeve ende pa i mbushur 1 vjet.E kam kunaten kur i lindi djali ajo shuuummm shpesh ja linte cucllen me mjalt qe ta qetsonte.Cfar pasoja mundet me pas nje femij i vocker?? Me falni nena qe e parashtrova ket pyetje sepse ska te bej as per mua as per femiun tim pasi qe skam un ende femij.Po ndoshta u ndihmoni edhe nenave tjera...
Erza F (13 vite më parë)
Erza F (13 vite më parë)
Nena ju faleminderit te gjitheve,ma shuat kureshtjen qe kisha, besoj se shum nena nuk e kan dit pergjigjen e ksaj pyetje, tash shpresoj dhe besoj se do te ken kujdes reth konsumimit te mjaltes ndaj femijeve nen 1 vjet. Kaloni mir
Fitesa * (13 vite më parë)
Tuana, te paskan shkru pergjigjet nanat me poshte. Zana, nuk eshte e thanun qe te gjithe femijeve i behet alergji vdekjeprurese, por kur dicka eshet e dyshimt duhet ti iket dhe te mos eksperimentohet. Tani qe djali eshte mire, ske nevoje te brengosesh e shpresoj te vazhdoj e te behet sa me i shendetshem e i mbare. Mami yt qe te ka kshillu ti japesh, natyrisht nuk e ka dijte sikur qe nuk e kan dijte as shume te tjera.. pra ne familjen e juaj nuk keni ndonje histori alergjive, prandaj edhe nuk u frigu.
Zana Erza (13 vite më parë)
O zot aq me hyri frika tani,por ja kur nuk e kam dit vet mami im mka then mi dhen e ben tfort palidhje gjith i kam dhen por shyqyr prej zotit qe esht mir tani jam ne javen e 38 dhe pak do m lindi tjetri ju flm shum juve per kete informat manjolla flm shum njeri gabon kur nuk pyet por shyqyr qe lexova ta dij flm flm shuum juve
(13 vite më parë)
Nën 1-vjeç Foshnjat nën një vjeç: dhe kjo është më e rëndësishme se rastet e mësipërme, pasi që zorrët e foshnjës nën një vjeç janë një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve të dëmshme, sidomos bakteria e quajtur “closterdem botelenm”. Vetëm për këtë moshë duhet siguruar se mjalti që i jepet nuk e përmban këtë lloj bakterie
Manjola M (13 vite më parë)
Zana jo te krejt femijet mundet me ndodhe,, ama tpakten deri ne nje vit nuk asht mire me I dhan mjalte,, zbesoj se asht nevoja me I ba analiza per kyt Pune kur djalin e ke mire,, un e kam vajzen e dajes ajo djalit ja ka dhen mjaltin qe kur I ka pas 8 muaj por e ka mire ,, kshuqe nuk eshte e thene qe mundet me ndodhe tek te gjithe femijet,, por Mir nuk asht me perdor para moshes 1 vjecare,, un per vete akoma sja kam nis mjaltin vajzes
Zana Erza (13 vite më parë)
Manjola te lutem me trego une i kam dhen fmis te mema ngaqe se kam dit kete dhe te çaji gjithmon e ka pij me mjalt tash esht 19muajsh por kshu duket shendosh dhe shum i fuqishem por te lutem me thuaj nashta duhet mi bo nej analiz extra per kete ose??ac jam shqetsuar tani vertet se kam dit e ky e ka daash shum
Manjola M (13 vite më parë)
Agjencia britanike për standarde ushqimore (FSA) ka paralajmëruar prindërit që të mos ushqejnë foshnjat më të vogla se një vit me mjaltë. Paralajmërimi vjen pasi në Britaninë e Madhe janë shënuar disa raste të rralla të sëmundjeve të rënda – botulizmi te fëmijët, i cili manifestohet me dobësim të muskujve dhe frymëmarrje të rënduar dhe mund të jetë edhe vdekjeprurës. Foshnja e vogël me këtë sëmundje mund të preket nëse fut bakterin, i cili brenda trupit prodhon toksinë që shkakton dobësimin e muskujve dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa vetë sëmundja mund të duket tepër e frikshme. Sëmundja kryesisht godet foshnjat më të vjetra se një vit dhe nuk është e shpeshtë, por mund të jetë shumë e rendë, madje edhe vdekjeprurëse, andaj është e rëndësishme që të njihet me kohë.
Erza F (13 vite më parë)
Flm shum valmira,baby girl
Valmira Valmira (13 vite më parë)
Pershendetje, une kam lexuar qe mjalit tek femijet para nje viti nuk guxon kurrsesi ti japim shktakton helmim ne do e do raste edhe helmim vdekjeprures.
(13 vite më parë)
Un nuk i di arsyet ama kshtu kom ni prej grave qe nuk duhet me ju dhan.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?