Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A mund të dal me vajzën time?

Pershendetje nena te dashura, e kam pas vajzen para 3 dite me temperature dhe hundet shume te zena, sot behen dy dite qe ska me temperature dhe hundet i ka pak te zena jo ashtu si ne diten e pare, desha te ju pyesja a guxoj me dal tash jashte me te, sepse po frikesohem qe mos po i kthehet gripi, por eshte koha shume e mire sot prandaj spo di qa me bo, ju pershendes shume.

Diana Z (13 vite më parë)
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje nena, ju faleminderit shume per pergjigjjet e juaja, ne tani edhe e kam qit vajzen time, dhe mire eshte vetem se nuk po han asgje, do te doja shume qe te kishim nje park te mire me shume lodra ku mund ti qesim femijet tane, sepse ketu ne Prishtine shume pluhun, shume vetura, ajri shume i keq, nejse ju pershendes shume.
Mimoza 1 (13 vite më parë)
Nese qendron femija vetem mbyllur atehere mund qe prape ti bjen gripi. Une per vete edhe kur e kom djalin me hundet e zena dhe me temperature e qes vetem 5-10 min. me shume jo, eshte mire qe te thith ajrin e paster. Por mbasi qe vajzes tende i ka kalu gripi mund te dalesh me te per pak qaste. Te pershendes.
(13 vite më parë)
pershendetje diana,me vjen mire qe vajza yte tani ndjehet me mire.edhe une pajtohem me donen qe edhe kur nuk ndjehemi mire te dalim ngapak ne ajer te paster,une mendoj qe edhe femijet nuk duhet ti mbajm mbrenda ne shtepi kur nuk ndjehen mire,qofte edhe 5 minuta duhet ti nxjerrim se paku ne oborr edhe nese ka bore.une e di se vetem kur eshte koha me mjegull duhet te i ruajm femijet pershkak mushkerive.keshtu diana edhe kur eshte ftoft edhe nuk ndjehet mire mendoj se duhet ta veshim mire femijen dhe ta shetisim per nja gjysem ore.mbeteni te pershendetura te gjitha ketu ne beba ime
Anoda , (13 vite më parë)
Pershendetje Diana! Fatkeqesisht tek ne ne Kosove praktikohet qe kur kemi grip marim ilaqe,shtrihemi ne nje dhome te erret dhe mbulohemi me shume batanije. Ajo qe duhet te bejme eshte te dalim sa me shume ne ajr te paster dhe ne nje temperature te ulet,prandaj mendimi im eshte qe te dalesh me vajzen sa me pare sepse ka nevoje per ajr te paster. Cdo te mire per ju dhe vajzen tuaj :)))
Valizake Thaçi Celina (13 vite më parë)
Diana, nese eshte forcu vajza dil, sipas mendimit tim i bon mire edhe ajri i paster. Vetem mos e mbaj shume kohe jashte. Klm.
Diana Z (13 vite më parë)
harrova te ceki se vajza ime eshte 13 muajshe

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?