Bebi im i dashur, une qe po te shkruaj,jam NËNA yte,engjulli mbrojtes,personi qe do te falte me se shumti dashuri ne kete bote. E di se ti prej ne paraj me ndegjon dhe shikon per cdo dite saher qe mendoj se si do dukeshe tani po te ishe tek une. Do riteshe pak,çapkën,e di, por un prap do te thoja,te fal shpirti i mamit.Dhimbjen qe e ndjej per ty,nuk ja shpreh askujt, nuk dua, jo, eshte dhimbja me e bukur ne jeten time,me djeg, me pervelon shpirtin,por eshte nje pjese qe me mbeti nga ti, dhe do e ruaj me shume fanatizem.Une doja te te shihja,si dukesh, si qesh,si qan,si me therret NËNË,por........:( :( Kete ndjenj e ndaj me shume nena ne bote,ata kan femij shum te bukur qe i ndjen me gjith qenien e tyre,dhe une te dua po aq fort,edhe babi, ahhh Babi,ai ende cdo mengjes puth vendin ku qendroje ti,duke te dhuruar dashuri nga djepi yt i paralindjes. Mos qaj bebi im, as un sdot qaj, e di qe nje dit do vij tek ti,do jemi perseri bashke. Te don fort,Nëna dhe Babi. Na mungon :( :(
Merd(13 vite më parë)
Merd(13 vite më parë)
Nëna e dini çfarë? Më kanë ngushëlluar shumë fjalët e juaja dhe për këtë u jam shumë falenderuese. Unë kam një ditar që e mbaj për gjitha momentet më të rëndësishme të jetës sime,disa i kam nxjerr në disa faqe,mirpo janë keqpërdorur,janë përvetsuar nga persona dhe kjo më shtyu që më asnjëher mos postoj. Por teksti më lart është me i bukuri dhe më i veçanti nga të gjithë. Ka dashuri,dhimbje,emocion, është jeta ime aty. Nëna Zoti ju bekoft....me dashni Merdija
loreta(13 vite më parë)
E dashur Merd,me preku shume ky shkrim.Te lutem largoje dhimbjen nga zemra,behu e forte,mendo dhe te jesh e sigurt se bebi yt eshte engjell,eshte shume i lumtur atje ku ndodhet tani,ju shikon dhe sdo donte kurre te te shihte ne vuajtje.Uroj te te gezoje Zoti me femije te tjere plot shendet!
jona jona(13 vite më parë)
Oh moj nane e dashur ma pervelove shpirtin po e ndjej dhembjen.
(13 vite më parë)
shum emocionale Merd po mos u merzit behu durimtare se bebi do vij prap tek ti inshA llah ti vetem duhet te jesh aty dhe e fort duke e pritur bebin te vij e mos u merzit se kshtu do ta merzisesh dhe bebin se te don shum bebi dhe ka shum mall per ty dhe do vij shpejt tek ty por ji aty duke e pritur :( kam lexu shum per bebit por jo nje shkrim te till me se shumti me emocionoj kjo pjesa : ahhh Babi,ai ende cdo mengjes puth vendin ku qendroje ti,duke te dhuruar dashuri nga djepi yt i paralindjes. Mos qaj bebi im, as un sdot qaj, e di qe nje dit do vij tek ti,do jemi perseri bashke. Te don fort,Nëna dhe Babi. Na mungon :( :(
Ah Merd po me duket sikur keto fjal i kam shkruar un ,sepse i mendoj cdo dite , eshte nje dhibje qe nuk ka fund. Per 8 marsin un shkova te vorri i djalit tim , aty kishte cel nje lule qe sa here e prekja leshonte nje ere qe te kenaqte shpirtin.. Mu duk sikur me kishte bere nje dhurat te bukur. Zoti na lehtesoft dhimbjen dhe na falt femije te hajrit dhe te shendosht .
(13 vite më parë)
:-(:-(:-(me vjen shumë keq merd..Ishalla zoti te gëzon sa me shpejtë me një shtatzeni dhe fëmijë te shëndosh.
meni po qfar ndodhi pasi lindi vdiq apo gjat lindjes mos u merzit sepse ke shum shoqe e nuk je e vetmja qe te ka ndodhur ty in sha alla egjan ne gjenet e knaqesh me ta esa me shpejt te dhaft zoti femi te hajrit
Me mblodhe nje lemsh mu ne gryke...uroj me shpirt qe zoti ta plotesoj sa me shpejt deshiren dhe te perjetosh momentet me te bukura me nje bebush seshpejti.... :\'(
Eh, cme bere me lot...::( do zoti te fal femije sa me shpejte...:s
Merd(13 vite më parë)
Te dashura Nëna,ju kuptoj shume mir kur thoni qe ndani dhimbjen me mua,dhe njekohesisht ju faleminderoj.Arsyeja pse e shkruajta kete pjesë te shkrimeve te mija,eshte ndergjegjja ime qe duheshte ti pergjigjem shum nenave ne kete portal qe me kan dhene perkrahje shum te madhe gjat shtatzanise. Ata me kerkuan qe tu shkruaj se si do vazhdoj 7zania ime sepse e kisha me probleme,dhe menyra me e mire mu dok ky dedikim per engjullin,sepse femijet jan engjuj. Kerkoj ndjes nese kam shqetesuar ndokend, edhe un besoj se Zoti na sprovon,bile dhe ne femij,sprova me e madhe per nje femer,dhe une nuk humb shpresat, por ne jemi qenie e but,e ndishme, e dhimbshme dhe nuk e perballojm dot. Dikush e manifeston me menyra te ndryshme dhimbjen,un zgjodha fjalen. Nena ju kerkoj ndjes dhe ju faleminderoj edhe njeher shuum nga zemra....
o zot me beso se mu mbushen syte lot ,,, me humben edhe fjalet, me fal qe sdi cka te them me shume e te te ngushlloj por me zemer te uroj ta kalosh me lehte , engjullin e vogel ndoshta zoti e deshti per vete
(13 vite më parë)
Me vjen shume keq e dashur, por pas cdo pikellimi vjen edhe gezimi..uroj me gjithe zemer te gezohesh sa me shpejte..
me fal me komentin e dashur por perse po shenoni ksi gjerash me preku shum shkrimi yt por nuk duhet te merzitesh all ahu esht i madh aj fal kuj te doj dhe kur te doj dhe ja merr kujt te doj edhe kur te doj edhe un ekam abortuar nje femi edhe per mua ka qend dhimbje sepse ka qend shtatzanija e par por ja qe jam kthy te all ahu