Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Për shuajbin tim?
Përshendetje nëna, si jeni? deshta të di dicka nga përvoja juaj. Sa herë në ditë e keni (apo jeni duke) ushqyer fëmijët tuaj, sepse, në kohën e fundit shum po kam probleme me djal, shum po han, cka të sheh ka qef me kërku, bilemi sonte edhe ka viell që sme ka ndodh kurr kështu me viell duke qenë shnosh e mir, sot 5 her ka honger ne ditë (që i kom pergatit vet, përvec gjirit), sa mundohna mos me i dhon, po kan, e pom dhimbset.. nuk po e di se cka me bo me to, shum ka oreks... nëse dini dicka nga përvoja juaj, pres mendimet tuaja...?
(13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Fitore, mua nuk me duket peshe e tepruar.Femijet e mij brenda javes ndonje dite hajne shume mire, e ndonje dite aty ktu dicka..dhe kur e shoh se e plotesojn nuk behem shume merak. Ti ne mes shujta jepi dicka ne dore, ndonje peme, domate apo karrote. Po ashtu edhe ushqimet drekat darkat beja me perime te ziera.. shfrytezoje kete kohe dhe ofroja te gjitha shijet, dhe natyrisht pa sheqer e pa krip.
(13 vite më parë)
mu ma shum pom shqeteson se po e mundon, prom ka viell qaq shum qe ka honger... qaty dikun 10 nuk jom e sigurt te nana qka jom mat tregova edhe me posht jom mat me djal edhe veq vet mandej i kom zbirt kg ..... djali i bon 11 muj me 14 prill, se apet ma mir qe han veq orarin spo di se ky nuk ka orar qka ti jepsh han, met pa tu honger apet han.. kat sillet po eshte shum i levizshem kurr ni vend nuk rrin , nashta edhe po e shkrin me gjith ate levizje, shum shkon zhag, prap po them , per neve nonave zor me honger zor mos me honger, hahaha... hajer qoft... ;d
(13 vite më parë)
fitore mua mu kish duk shqetsuse mos me hanger se qe han djali esht shum mir esht i shendosh ka oreks jepi sa her te ka deshir , kit temin veq dueht me lut me hanger me plasi kaniher keshtu qe ski qka mu bo marak jepi le te han , sa muj i ka djali? te pershendes.
(13 vite më parë)
lere moj djalin te haj sa her te doj... un ku ta gjeja te me hante vajza po i lutem gjith diten
*shtrengata* * (13 vite më parë)
O fitore i imi 9 muajsh është 11kg i joti10 kg sme duken tepër oj gru..... Sa është i gjate????
(13 vite më parë)
Fitore me mire qe han....Une i kam dy femije,djali gjithmone ka hanger mire e qika derri sa ia ndava gjinin mka plas qe thone se nuk hajke.Drini edhe perkundet qe ka hanger shume .mire ska shtu peshe shume,pasi e paske djalin qe han mire e ke kohen me te mire me e mesu me hanger peme edhe perime e nese i pelqen keto ke me ia pa hajrin shume,e kam nga pervoja.Shendet per ju
(13 vite më parë)
Rajana jo nuk po hec ma para don me fol se me ec hahah, shum pak i ndrron hapat :S... kshtu eshte shum i takatshem edhe shum i livritshem kun ni vend nuk rrin tu u zhagit. une ne shumicen e rasteve kur ha vet i jepi edhe ktij se mem pa tu honger apet lyp, por mvaret edhe prej kohes qe kom, nese mundem niher i jap djalit pastaj ha vet, apo edhe e kunderta,,,
(13 vite më parë)
Xhesika flm, Anika nuk jom e sigurt nese i ka sakt 10 kg qaty dikun, tek dr. moti nuk e kom mat, veq ne matese shtepiake, e kemi njo te nana ajo peshon vetem pesha te ronda, e me qata niher jom mat me djal i kom pas 94.800 edhe niher pa djal 84.200, edhe i kom zbrit normal por nuk e di sa eshte e sakt ajo, megjithate qata thash qaty dikun 10 kg.. flm shum prej jush nena do te mundohem me i bo orar..
Xhesika . (13 vite më parë)
anika njesoj edhe une gjithmone i jap para se me henger vet hahaha pastaj e lirshme ha edhe pse ajo ulet te tavolina jone e fillon edhe ha edhe luan me buken :D
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
Fitore fmija i kesaj moshe duhet mi honger 3shujta te plota dhe dy mesvakte .. Nuk e di pse koke bo shume marak po ku me gjet ksi femije qe han e mos mi shku mas me luge ne dore... Ndoshta kto dite lodhet dhe i hahet me shume .. Nuk e di a ka fillu me ec po kur fillon krejt ushqimin e shkrin to vrapu
Ada Rejana <3 (13 vite më parë)
M a sh a ll a h shum mir koka me pesh
*anika* *2* (13 vite më parë)
Fitore bonja orarin e ushqimir mengjes drek dark dy mes vakte edhe normal gji.. un e kom ushqy qiken tem para se me u ul me honger vet ashtu jom ndi ma rehat se e kom ngop qiken e maanej jom ul ne tavolin per veti normal ajo osht fmi edhe ka kerku diqka qka kwmi honger na ja kom dhon ne dor.. djali yt spaska kg shume per moshen qe e ka qika jem ka lind veq 1kg e gjys edhe 11muj I ka pas 10kg e lere mo ky qe ka lind me kohe edhe qika jem u kon ne extrem eshe osht e levizshme po me peshe u kon gjithe mire
Xhesika . (13 vite më parë)
Fitore cfare moshe ka djali? Une te sugjerova duke u bazuar ne ate qe bej me vajzen time, edhe kjo han mire edhe ne dore i jap kshtu se kur pergatis sapo me shef ne dore karroten bertet do me ja dhene. Une e kam 19 muaj + dhe e ushqej keshtu: zgjohet ne mengjes nga ora 9-10, atehere sa zgjohet e ushqej me gji, pas nje ore diku i jap ndonje frut ne dore, nga ora 11:30 ose 12 i jap gjellen qe ja bej me zerzavate te ndryshme + kos natyral, nga ora 4:30 i jap banane, ne 7 i jap darke prap i bej nai gje te lengshme me zerzavete, por mundohem qe mos te jete sikurse ajo e paradites + kos natyral prap, nga ora 8 -9 e coj ne gjume per naten. naten nuk i jap asgje, edhe po u zgju e kapi pak ne krah edhe flen. Por nuk dmth qe pervec ketyre vakteve qe kjo nuk ha, kjo ulemi ne ne tavoline ulet dhe kjo nuk eshte se ha shume por fut nai gje ne goje, edhe gjate dite i jap ne dore nai karrote, se i ka shume qef ose nai frut tjeter sa me mashtru edhe ajo ha pak. Mua keshtu me ka sugjeruar pediatri per ushqimet. Tashti orari nuk eshte gjithmone fiks se varet si zgjohet e kshtu porse nje rend e ka cdo dite.
(13 vite më parë)
Ada rejana amin per duat, dhasht zoti qe i kem shendosh e mir .... i bon 11 muj i ka dikun 10 kg, moti nuk e kom mat tek dr, veq me matese nshtepi,, nuk e di sakt sa i ka ...
Ada Rejana <3 (13 vite më parë)
Fitore se kom mat gati qe ni muj po dikun ika 7 kg e gjys sbesoj qe ka ma shum po djali i juaj qfar moshe ka sa peshon
(13 vite më parë)
Xhesika flm shum, djali im ne mengjes zgjohet ne ora 9 apo 10, e qes me flejt gjithashtu ne ora 9 apo 10 ( qaty dikun ) gjate nates pin dy apo tri her, kur zgjohet psh per sot po tregoj sepse zakonisht nuk i dho ushqim te njejt qdo dite, ne mengjes i kom pergatit sup, kur e kom qit me flejt ne mesdite patate, kur eshte zgju eshte nje produkt baby king thiret eshte me oriz edhe pem, kur e kom qit me flejt per se dyti her mas dite, keksa me banane, kur eshte zgju pem prej dardhes, molles, edhe bananes.. edhe messhujta gji ka pi edhe i kom jep diqka ne dor nese jom kon tu honger vet... nuk e di mu apet shum pom duket, do e provoj me orar, veq tutna qe tani gjate nates jo dy tri her po ton naten ngji duhet me majt :S hajer in shaa ALLLah han po zaher qe livrit e po ju tretet ushqimi... Xhesika demek han shum e shum e mandej behet i mvarur prej ushqimit dmth qe nuk ngihet qka do qe han ...e ju rritet lukthi une kshtu e kom kuptu...
Ada Rejana <3 (13 vite më parë)
Faleminderit Fitore po qikjo esht ne foto mashalla oaq jo ski qka bon smun enin tu kajt kur e din qe per buk qa me ba ushalla veq si dhem najkun e ikena tshnosh
Xhesika . (13 vite më parë)
Fitore e mund te ma sqarosh kete qe te kane thene i rritet lukthi?
(13 vite më parë)
mash alllah i koft, sa peshon vajza, a eshte qikjo ne foto, si rrush te koka Zoti e rujt... shumica mkan thon mos i jep me honger se ju rritet lukthi, po spo di qysh me ja nal vec mos te mundon se skom qka i boj perndrysh, veq me lon tu kajt :S.. edhe pse han eshte shum i levizshem, se me kon qe rrin e nuk livrit, qysh han ky skisha mujt me qu hopa hahahhaha...
Xhesika . (13 vite më parë)
Fitore djalit beja nje orar per ushqimin baze qe ja pergtit dmth gjelle e cka i jep, pervec mengjesit edhe 2 here tjera jepi ushqim me orar qe ulet ne tavoline dmth per tu ushqy, ndersa qe i hahet kur te shef ty duke pergatitur, ose uleni ju per te henger i hahet edhe atij, jepi, ne dore, psh qeroja nje karrote, nje cope moll e keshtu ai e kalon, gjithsesi mos u bej merak fare, shyqyr qe han. Ne vaktet kryesore jepi gjelle me shume jo shume buke. Ada Rejana nese e ke ne gji eshte normale, se edhe vajza ime bene keshtu, por une e kam ne gji.
Ada Rejana <3 (13 vite më parë)
qashtu mir eke kuptu ama me biberon e kom Fitore pom qudit se knej han knej pin njesoj ml sa kur nuk han edhe ty djali per mashalla veq edhe mus ele jasht mase mu trash i rritet lukthi masnej
(13 vite më parë)
Ummi Ruvejda, po po mir po han veq neve nanav sun na bjen kush ne fije hehehe, sot qe vielli qata u bona ma shum merak, pem po se po, pemt nuk i refuzon hiq haha, zakonisht ja boj karroten me dardh, moll, por sonte nuk ja bona me karrot hiq, veq dardh, moll edhe banane, mendova thash mos per qita mka viell, :S ... Ada Rejana hallall e ke, me sa e kuptova une ti vajzen e ke ne gji, i jep ushqim te pergatitur nga ti, pastaj e fut ne gji, pin edhe gji, mu pom duket normale perderisa shton ne pesh, vec inshallah nuk e mundon
Ada Rejana <3 (13 vite më parë)
oj nena se pju pyti qitu masi esht tema te ushqimet nashta ma bon hallall Fitorja masi qe e ushqejna beben vajza ika gati pes muj e ushqej me ushqimin qeja pergatiti psh po mejher pin qumsht njesoj sikur mus me hanger ushqimin a esht nermale
(13 vite më parë)
mashA llah Fitore ti edin se skam pervoj po aq sa di me mir jepi pem si te paska than edhe nje nen me posht se nuk ke qka i bon se ka apetit loqka vogel :) do fmij hic skan apetit plot ankohen per mos apetit e ti per apetit po ankohesh hehehe :p leje let han po inshA llah nuk eshte e tepert A llahu inshA llah e ban hajer se smundesh as me ndal me hanger as me i dhan pak se elhamdulilah djali paska apetit beja ni kontroll per merak sit kesh mundesi vetem me shiku shendetin e djalit si po shkon jo per tjeter ok moter gjitha tmirat mpuc per shuajbin
(13 vite më parë)
Dafina per qata spo di se sa her ne dit me ushqy po tutna po jet unt, se shum ka qef me honger bile sonte qysh thon i ka jep vule deri mo sa e qiti vielli,... Ina qito dit e fundit po han qishtu se para ni kohe honke veq jo qikaq shum, e po e verej mash alllah edhe rratht ju kan bo, kaniher po mundohna mos me i jep, po veq kan, mu gjuhet ne gjyks per me i jep me pi gji tani pom dhimbset tybe e po i jepi... Lena zor me honger, zor mos me honger hahaha
Lena Berisha (13 vite më parë)
valla moj fitore e lumja ti mos u anko nga e mira let han sa te don une duhet me njek ton diten e me habit diqysh per me mujt naj grim me ja jep se le mo me kerku ky se ska ndodh asniher as ne dor nuk han send i gjun fill po qka me bo krysorja me kon shendosh qajo se me honger hajn sa tju duhet amo per ne nenat zor shum mos me honger fmija mir vlora e paskem rastin e njet sa ti ka djali ty
(13 vite më parë)
Vlora mir me honger, po shum pom doket, 11 muj i bon 10 kg qaty dikun i ka.. te dr. moti se kom mat, te nana e kan nje matese, e qaty jemi mat, ajo eshte per pesha te medhaja e jom mat me djal edhe pa djal mandej i kom zbrit..
Ina * (13 vite më parë)
Fitore,spo di cfare moshe ka djali,veq i jem deri 6 muaj ka pas Teper apetiit e 1 muaj hic,veq met thon qe skish ma keq se mos met honger,apet ma mirr qe han,jepi pem ato ma nuk e ngarkojne...
Dafina A A (13 vite më parë)
Me e tepru nuk bon valla, me ja hek prej dores (zot mos e bon) nuk mundesh... Ishalla te ndihmon dikush, se une skam pervoje ala..
Vlora . (13 vite më parë)
Valla fitore bash mir qe paska apetit se une e ndejku tan diten me ja dhan nga do lug e menxi i han kurr me qef ska hanger prej qe ka lind as kurr ne dor asgje nuk merr me hanger ,po shyqyr prap mir eshte shum me shendet ,sa ti ka djali yt dhe sa peshon?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?