Përshëndetje të dashura,
Jam në javën 19 +5 të shtatzënis time të parë. Sot kesh te mjeku për kontroll dhe më tha se beba është më e zhvilluar se sa duhet dhe se lëngu amnial është i shtuar. të gjitha analizat i kam bërë dhe më kan dal mirë, por mjeku më tha që të shkoj pas 10 diteve prap në kontroll vetëm për të rrahurat e zemrës së bebit. jam bër shum merak. Pyetja ime për ju është se a ndikon lëngu i shtuar amnila për zhvillimin e bebës, apo të bjen deri te ma e keqja. Ju faliminderit
A mund të vie gjer te zvogëlimi apo rritja e sasisë së lëngut amniotik?
Çrregullimet e sasisë së lëngut amniotik mund të jenë në sensin e rritjes apo zvogëlimit të sasisë së lëngut amniotik në raport me atë që zakonisht shohim në periudhën e caktuar të shtatzanisë. Të dy llojet e devijimit nga normalja, mund të jenë kalimtare apo mund të përkeqsohen gjatë kohës.
Rritja e sasisë së lëngut amniotik, mund të jetë rezultat i problemeve të caktuara të cilat i ka foshnja – mund të ketë anomali koke, anomali të traktit tretës të ushqimit, kurrizit, gjymtyrëve apo problemeve që mund ti ketë nëna – sëmundja e sheqerit, probleme me placentën etj.
Zvogëlimi i sasisë së lëngut amniotik mund të jetë rezultat i ënjtjes së lëngut amniotik, problemeve me placentë apo problemeve të lidhura me foshnjen – kur foshnja ka anomali veshkësh, apo devijim të llojit të caktuar nga normalja në bazë trashëgimie.
Çfarë do të bëjë mjeku nëse vëren çrregullim në ultrazë?
Kur në ultrazë shihet devijimi nga normalja e lëngut amniotik, pa marrë parasysh drejtimin, mjeku do të bëjë kontrollimin e foshnjes më detalisht, do kontrollojë çfarë rrjedhje ka placenta dhe çfarë analizash duhet të bëjë shtatzëna.
Zakonisht, kontrolla bëhet për 2-3 javë, që të shihet ndryshimi i gjendjes.
Mjeku do të bisedojë me ju, se çfarë ndikimi mund të ketë në ju rritja apo zvogëlimi i sasisë së lëngut amniotik, dhe cilat janë parashikimet për foshnjen, cili është shkaktari i çrregullimit të lëngut amniotik, sa është kjo sasi dhe sa shpejt po përkeqsohet…
Nora a ke bere te gjitha analizat? Psh trizomi 21? ka raste kur uji shtohet, dhe nuk mujd ta gjejne arsyen, ama ne shume raste me bebin nuk eshte dicka ne rregull
Nora un e kam pas beben e madhe per mashallah dhe lengun amniotik me shum se normalja dhe qdo gje ka shku shummm mir kam lind ne javen 39+2 lindje normale dhe beba ka qen shendosh e mir flm nga allahu , uroj dhe ty te te shkoj mir deri ne fund te pershendes.