Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si sherohet morthi?

pershendetje nena desha tju pyes morthi nese keni johur si sherohet qe shkaktohet ne duar me skuqje qarje te lekures etj... a ka sherim natyral apo jo

Ymranja (13 vite më parë)
Erza F (13 vite më parë)
Një ilaç tjetër natyral është rrika, me fletët e të cilës, ashtu si edhe me rrepat, mund të fërkoni pjesët, të cilat i keni problematike nga i ftohti apo lagështira. Mund të përdoret gjithashtu edhe duke i fashuar fletët e rrikave mbi këto pjesë. Limoni është i mirë pothuajse për çdo gjë, madje edhe për morthin dhe plasaritjet. Mes ilaçeve më natyrale për këto raste është ai që të lyeni gishtat e këmbëve dhe të duarve me lëng limoni. Specialistët këshillojnë edhe pataten, pasi është një nga “ilaçet” më të praktikuara për të lehtësuar skuqjet e shkaktuara nga djegiet e diellit. Por janë edhe shumë të dobishme edhe në rastin e lëkurës së irrituar nga i ftohti dhe nga lagështia, morthi. Aplikimi i tyre është shumë i thjeshtë: merrni feta patatesh dhe vendosini ato te pjesët me probleme: veprimi kurues do të kuptohet nga dalja e niseshtesë së zhardhokut në këto pjesë. Por dhe qepa renditet në një nga këto bimë çudibërëse për morthin. Kështu në mesin e përfitimeve të ndryshme shëruese të qepës është edhe veprimi i saj i vërtetë si “antibiotik natyror”. Për të kuruar morthin, ju duhet të merrni lëngun e freskët të saj, por gjithashtu mirë janë edhe fetat apo copat e qepës.
Erza F (13 vite më parë)
Veshët duhet t’i mbuloni me një beretë që t’ju mbajë ngrohtë apo me kufje të posaçme veshësh që ju mbajnë ngrohtë. Por, ndërkohë, nëse nuk i keni marrë masat e nevojshme dhe tashmë këmbët dhe duart tuaja janë të plasaritura dhe me morth sugjerohen disa mjekime natyrale. Kështu këshillohet përzierje bimore të posaçme për morthin, të pasura me taninë, resinë dhe vajra esencialë. Kështu, speci i kuq është një ndihmës i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut. Piperi i specit duhet të aplikohet në pjesët e prekura nga morthi, por kurrë tek ato, të cilat janë të plasaritura ose të plagosura, për të mos rritur ndjesinë e djegies. Ndërkohë që rrepa po kështu është një tjetër bimë e mirë kundër morthit. Dy janë zgjidhjet e mundshme: të fërkoni me një fletë rrepe pjesët me probleme ose në alternativë zhysni pjesët e prekura nga morthi në ujë me një çiban me disa feta rrepë.
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Vec te mjeku e di uné.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?