Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth alergjise ne frutat e thata
Pershendetje nena, uroj te jeni mire te gjitha ju dhe familjet tuaja.Nena kam disa pyetje per ju.A keni ndonje njeri qe eshte alergjik apo femijet ne fruta te thata si arra , lajthi, kikirike etj.Djali im 21 muajsh eshte alergjik ne veze .Nje dite i dhame pak fare arra dhe u be shume keq.Per fat une kisha nje ilac shurup ne shtepi per alergji dhe ia dhashe e shkova ne urgjence dhe me thane qe me siguri ka alergji nga keto frutat e thata ( nuts).Ia bera testin para 2 ditesh me doli qe eshte alergjik edhe ne keto frutat e tjera dmth lajthi, kikirike etj edhe pse nuk i kam dhene akoma nga frika.Me dhane ilac dhe nje lloj lapsi me ilac ne rast se i bllokohet frymemarrja etj qe duhet ta marr kudo me vete se femijet edhe mund te fusin ndonje gje ne goje.Une i rri gati po prape eshte stres .Nena une doja te dija nese njihni ndonje rast qe i eshte larguar alergjia me kalimin e kohes? per vezen nuk po shqetesohem aq shume se edhe mund te kaloje nga mosha 5-6 vjec po keto te tjerat sikur nuk kalojne,Doktoresha nuk me dha shume shprese qe i kalon por gjithsesi doja te dija ndonje rast ( sa per tu qetesuar pak ).Iu pershendes te gjithave,
Eraa Era (13 vite më parë)
A. U (12 vite më parë)
Era, te falenderoj shum e dashur per sqarimet, edhe une po lexoj shum, jam parapergatit per sfiden qe po na pret, shpresoj ta tejkalojm sa me lehte.
Eraa Era (12 vite më parë)
Pershendetje Ena,uroj te jeni mire.me fal per vonesen po nuk po futem shpesh ne portal.nuts allergy eshte nje nga me te rrezikshmet dhe ka raste shume te rralla qe mund ti kaloje me ritjen e femijes.une jetoj ne amerik dhe i kam bere testin e alergjise dhe me doli ne lajthia,arra,kikirike dmth quhet tree nuts allergy.cdo 6 muaj i bej takimet me doktoret.ne fillim kur hengri arra u skuq dhe iu be gjith fytyra me pupla te medha.ai ka alergji dhe nga veza po kjo ishte shum me e keqe.Une kisha nje shurup qe i lehteson dhe ndalon kruajtjet dhe ia dhashe direk e ika ne emergjency.Mua qe heren e pare dmth per vezen me dhan ate shurupin ,quhet benadryl dhe ketej e mbajn te gjith neper shpia se te liron tubat e frymemarrjes nese ndodh.por ky nuk eshte as kur as antibiotik .une nuk e di pse duhet te te japin terapi pasi jepet vetem ne rast frymemarrje e veshtiresuar.Mua me dhan 2 lapsa me ilac brenda ti mbaj gjithmone me vete ne rast se i bllokohet frymemarrja por thjesht per skuqje e kruarje me dhane benadryl.Ena une kam lexuar shume per alergjite dhe vertete jam stresuar por duhet te kemi kujdes sa te jene te vegjel se pastaj ruhen edhe vete.kam takuar nje femije shqiptare ne park i cili ishte 7 vjec dhe i thoshte mos me prek me duar se sapo hengre cokollate snikers .duhet tia besh ate testin se mundet me pase alergji edhe ng nuts e tjere.Heren e pare qe ekspozohet trupi ndaj nje ushqimi alergjik nuk eshte aq e rrezikshme por heret e tjera trupi reagon shum shpejt dhe duhet pase kujdes.nese ke njeri te aferm ketej i thuaj te te sjellin ate shurupin se nuk kushton shtrenjte ndersa epipen (lapsi ) kushton me shtrenjte.Me shkruaj per cdo gje .gjith te mirat.
A. U (12 vite më parë)
Era, perderisa po lexoja per alergjite ne nuts, e pash postimin tend. Jam jashtezakonisht e shqetesuar ngaqe djali im 13muajsh pat reaksion mga lajthia. Po ta shpjegoj pak si ndodhi: nje biskote ja lyva me pak nutella dhe ja dhash, ne kafshaten e pare reagoj me pika te kuqe te cilat per disa sek u perhapen ne gjith trupin. Ne spital me than eshte alergji me dhan terapi, por as nuk me keshillun as nuk me rekomandun asgje. Une jam ne hall sepse lexova qe kjo alergji eshte shum e rezikshme. A mundesh mem tregu si ka reagu djali yt? Qfar hapa ke ndermar??? pu
Eraa Era (13 vite më parë)
Ina faleminderit per pergjigjen e nderuar.Ne fakt jam stresuar pak se frutat e thata jane shume alergjike dhe madje nuk duhet konsumuar as ushqime qe jane prodhuar ne te njejten makineri me frutat e thata.Ketej ku une jetoj e kane me ligj te shkruhen ne ambalazh perberja e ushqim it por edhe nje shirit qe tregon nese ka perberje alergjike si veza, frutat e thata, qumeshti, soja, dhe nje lloj gruri.Por shqetesohem se djali do shkoje ne shkolle , do provojne ndonje gje me shoket etj.Te pershendes,
Ina ** (13 vite më parë)
Era, po lexoja edhe une nje dite per frutat e thata, dhe thoshte sidomos arra, lajthia, bajamet, kikiriket, jane ushqime qe mund te bejne shume alergji.. Dhe sipas doktoreve, koha e pershtatshme per ta njohur femijen me frutat e thata eshte 12 deri ne 36 muaj, qe ne fakt eshte nje hapesire kohe goxha e madhe.. Thoshte nese keni nje femije alergjik(qe djali duket te jete meqe ka edhe nga veza) me mire provoni ti jepni pas 24 muajsh.. Pra mesa kuptova une frutat e thata jane vete ushqime goxha alergjike, kshu qe shpresoj ti kaloje djalit.. Une di femije qe ka pasur alergji nga domatja dhe veza, dhe pas viteve te para i kaluar.. Sdi cte te them, shpresoj ti kaloje sepse eshte gjendje e sikletshme, se mund te gjinden kudo, sidomos embelsira, cokollata, etj

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?