Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqerja me gji dhe qumesht artificial
Pershendetje nena!
Kam nevoje per mendimet tuaja ne lidhje me ushqerjen e bebave.
Femija im eshte 4 javesh. Kam lindur me operacion dhe qumeshti me erdhi me vonese. Gjithashtu kokat e gjoksit i kam te sheshta. Kam punuar shume me gjoksin dhe tani jane me ndryshe, me te formuara dhe femija arrin ta kapi sadopak, por prape nuk pi shume tek une. Pediatra me tha jepi gjoks sa here te grindet dhe me pas pas 3 oresh jepi biberonin. Por femija me duket i corientuar, pa orare.
Cfare me sygjeroni ju? e kam te veshtire te kuptoj sa pi tek une, se pi pak e ze gjumi. pas 30 min ose 1 ore grindet,qan,do te pije akoma dhe nuk di cte bej.naten po ashtu qan,do te pije
Kam merak se mos nuk ushqehet,se e kuptoj qe ne gjoks nuk ngopet. nuk di sa duhet te pije ne dite
ju lutem me ndihmoni nese keni pasur ekperience te tille
ju faleminderit
Dejza Sina (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Dejza e dashur, urime per lindjen e femiut. Per mendimin tim fillo e redukto ushqyerjet me biberon, pasi qe tani qe ke majat e forumara mire, edhe furnizimi do te behet shume mire dhe femiu do ngopet plotesisht. Ti mundohu te jesh sa me e qete dhe ti marresh gjerat me qetesi. Fute bebin sa me shpesh ne gji, edhe qe grindet ai keshtu vetem jep sinjal ne trurin tend pe rte prodhuar ti me shume qumesht gje qe po shkon mire besoj. ketu ke nje liste ushqimesh qe rekomandohen dhe qe nuk rekomandohen: http://www.bebaime.com/pyet-nenat/51688, pastaj hyr tek temat Kerko dhe shkruaj Gjidhenja, qumeshti i gjirit, apo tema ngjajshem do gjesh shume informacione lidhur me gjendjen tende. Shpresoj se do te triumfosh ne kete sfide. Tani jam pak me ngut se me duhet ti marre femijet, por do degjohemi dhe neser shpresoj, Ju uroj gjithe te mirat
Nëna Berkinit (13 vite më parë)
Dejza mos ndoshta nuk ke qumesht te mjaftueshem,apo thithkat i ke vogla smund ti kap bebi,sdi ku jeton se jon do goma sikur thithka me ja bo me te leht bebit un keshtu gjith i kom dhon.Pediadtri i djalit tim me ka rekomandu gjo 3 or me i dhon me pi nga 40min 20min ne njeren ane 20min ne tjtren.Edhe un kom lind me operacin menjeher me erdhi qumshti para 4 mujve kom lind.Shendet bebit

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?