Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me tregoni shkurtimisht per semundjen arthritis reactiva!

Pershendetje nena. Nese ka mundesi ju qe e dini mire gjuhen angleze te me tregoni shkurtimisht per semundjen arthritis reactiva . Une e kerkova ne google por smund ta kuptoj plotesisht . Nese nuk pritoni vetem ne pika te shkurtera per simptomat, mjekimin.....Ju pershendes dhe ju deshiroje dite te mbare :)

Nela 1 (13 vite më parë)
Nela 1 (13 vite më parë)
Lea une kam mendu qe keto smundje shfaqen vetem tek pleqt, runa Zot, edhe mu me tha qe kam kete diagnoze, tash jam duke perdore barna :(...mtha qe eshte semundje kronike.... Majlinda flm eshe nihere ;)
T L (13 vite më parë)
Sanella krejt ti paska tregu Majlinda,,ka raste qe prej arthirits preken edhe femijet prej moshes 2-5 ka 2 raste qe un i dije,vajza e nje shoqes e ka prek ne gjunje ndresa edhe nje e aferme e ka dajlin qe e ka prek ne gishtrinje te dores dhe te kembes,.
Majlinda ... (13 vite më parë)
Sanella me vjen mire qe te ka ndihmu se kjo mu duk ma e kjarte, ate tjetren e fshiva se ma shume terme mjeksore qe ne si kuptojm...
Nela 1 (13 vite më parë)
Majlinda shume faleminderit per mundin dhe kohen. Kjo koka shume ma e kuptueshme :)) t pershendes dhe uroj gjitha t mirat per ty dhe familjen
Majlinda ... (13 vite më parë)
Sanella e mora kete shkrim nga burri sepse eshte mjek edhe besoj qe kjo me teper ishte e sqarueshme...
Majlinda ... (13 vite më parë)
Artriti është një sëmundje e cila mund të prekë të gjitha artikulacionet e organizmit sidomos gjunjët, këllkun dhe shtyllën kurrizore. Shpatulla preket rrallë nga kjo patologji e cila shkakton erozionin e kërcit që mbulon kockat e artikulacionit apo edhe shkëputjen e copave të kërcit të cilat mbeten brënda në artikulacion. Shpatulla fryhet, bllokohet dhe ka dhimbje ndërsa kapsula artikulare preket nga infiamacioni kronik. Kjo patologji mund të shfaqet në të gjitha moshat por është më e shpeshtë në personat e moshave të mesme ose të avancuara. Kjo sëmundje mund të shfaqet spontanisht ose si rrjedhim i traumave, frakturave, luksacioneve apo i sëmundjeve infamatore si artriti reumatoid. shpatulla Simptomat: Shpatulla zakonisht bllokohet, lëvizet me vështirësi, ka një ndjesi rëndese dhe lodhet shpejt. Dhimbja mund të jetë nga disi e lehtë në shumë e fortë në varësi të shumë faktorëve si shkalla e sëmundjes (në shumicën e rasteve bëhet fjalë për artrit mbi bazë degjenerative dhe në disa raste mund të jetë artrit reumatoid) ose nga faza e akutizimit të sëmundjes. Diagnoza: Bazohet në simptomat, egzaminimin klinik dhe laboratorik si dhe në rastet më të avancuara është e nevojshme edhe radiografia e shpatullës. Në rastet e artritit reumatoid këshilohen edhe analizat e gjakut. Terapia: Trajtimi i artritit të shpatullës varet nga fakti se sa e dhimbshme është patologia dhe sa e pengon ajo pacientin në jetën e përditshme. Në disa raste është i nevojshëm konsultimi me reumatologun për të përcaktuar një terapi mjekësore. Shpesh janë të dobishme dhe efikase fizioterapia dhe rehabilitimi në ujë, sidomos për të ruajtur lëvizjen e plotë të artikulacionit dhe për të forcuar muskujt e shpatullës. Nëse artriti është në fazë të avancuar me dhimbje dhe kufizim të lëvizjes së shpatullës, mund të merret në konsideratë një nderhyrje kirurgjikale e cila në rastet jo shumë të rënda mund të jetë me artroskopi. Me këtë operacion kirurgu heq kapsulën sinoviale të infiamuar dhe fragmentet e kërcit të dëmtuar. Sigurisht ky lloj trajtimi nuk zgjidh përfundimisht sëmundjen por kufizon simptomat për një periudhë të gjatë kohe. Në rastet më të rënda të sëmundjes mund të jetë e nevojshme një protezë e shpatullës me të cilën zëvendësohen sipërfaqet artikulare të cilat janë dëmtuar në mënyrë të pa-riparueshme. Operacioni i protezës së shpatullës paraqet të njëjtat rreziqe si çdo operacion tjeter si: infeksione, rreziqe anesteziologjike, dëmtime të nervave ose enëve të gjakut të shpatullës, ose falimentimin e operacionit. Rehabilitimi: Pas operacionit të protezës, shpatulla duhet mbështetur në një tutor për gjithë kohën e nevojshme për cikatrizimin e tendineve dhe muskujve. Ushtrimet e rehabilitimit pasiv mund të fillohen menjëherë pas operacionit dhe konsistojnë në lëvizjen e bërrylit, të pulsit dhe të dorës. shpatulla Brënda pak kohe mund të kryhen ushtrime pendolare të mobilizimit pasiv të shpatullës. Ushtrimet e forcimit të muskujve mund të fillojnë pas muajit të parë dhe pasi të jetë hequr tutori. Rekuperimi i funksionit artikular do të zgjasë rreth 5-6 muaj pas operacionit. Pas kësaj periudhe një rekuperim i mëtejshëm i funksionalitetit të shpatullës mund të jetë shumë modest, megjithëse ka raste kur rritja e forcës dhe e lëvizshmërisë së artikulacionit mund të vazhdojë të rritet edhe deri një vit pas operacionit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të vazhdohet një program rehabilitues i personalizuar mbi bazën e llojit të operacionit të kryer.
Nela 1 (13 vite më parë)
Lola me perkthy saktsisht nuk po di as une, vetem eshte semundje reumatike
Nela 1 (13 vite më parë)
Majlinda shume shume faleminderit...
Lola 82 (13 vite më parë)
Qfar smuje esht kjo shqip

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?