Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vrime ne zemer te bebi 14 muajsh
Prsh nena, djalin e kam 14 muajsh dhe e pata te ftohur, i bera nje grafi per ta vertetuar doktori dyshimin e tij dhe aty pa qe kishte nje vrime te vogel te pambyllur ne zemer. Faktikisht kur ka qene 4 muajsh e kemi vizituar dhe i kemi bere eko dhe dr na ka thene qe e ka shume te vogel por ejani pas 1 viti per kontroll sepse mendoj se do ti mbyllet krejt. Kam frike mos ka ndonje problem dhe pse nuk i eshte mbyllur akoma. 1 vit i behet ne korrik nga data e vizites por jam pak e shqetesuar, gjths leme nje takim tjeter me 13 maj po jam shume ne ankth.A ka pasur kush ndonje problem te tille?
Eda Bejtja (12 vite më parë)
Eda Bejtja (12 vite më parë)
Faleminderit te gjitheve, e vizitova dje dhe shyqyr ishte cdo gje ne rregull, faktikisht djali qau shume dhe dr tha qe nuk u realizua vizita 100% ne kushte optimale po nuk shoh gje, per siguri sille per kontroll me tha pas 5 vitesh. Jam shume e lumtur qe cdo gje ka shkuar mire! Elhamdulilah
Megi ???? (12 vite më parë)
Ja te ta shpjegoj me mire pasi un vete po studioj mjekesi: zemra eshte organ muskulor ( pompon gjak ) ,eshte e ndare ne kater dhoma 2 atriume dhe 2 ventrikuj .ndodh qe te ket hapesire midis atriumit te djathten dhe atij te majte,ose midis ventrikulit te djathte nga ai I majte asnjeher nk ka hepesire midis atriumit dhe ventrikulit eshte hapesira Vetem te se njejtes dhome dhe Kjo hapesire e krijuar quhet vrima ne zemer.por sic thash zemra eshte organ muskulor dhe muskuli lidhet qe do te thote ajo hapesira e krijuar me kalimin e kohes do te mbyllet,nese nk I eshte mbyllur tani do ti mbyllet per pak muaj bebushat tend..ne rast te defekteve septale te ventrikujve vrima mbyllet me rriten e Moshe\'s se bebit.ne rast se vrima eshte e permasave te medha kerkohet nderhyrje kirurgjikale qe ne momentin e pare qe verehet ky defekt
Eda Bejtja (12 vite më parë)
Megiana doktoresha kur e vizitova heren e pare ma shpjegoi se ne momentin e lindjes (une kam lindur me operacion) normalisht dy pjeset e zemres duhet te ishin mbyllur por nuk jane puthitur krejt mire dhe ka mbetur nje boshllek krejt i vogel qe nuk ka asnje problem dhe do ti mbyllet dhe eja pas nej viti, po tani te grafia i kishte dale dhe kjo me shqeteson se pse nuk i qenka mbyllur akoma.
Eda Bejtja (12 vite më parë)
Lola une jetoj ne shkoder
Lola 82 (12 vite më parë)
Eda ku jeton ti
Megi ???? (12 vite më parë)
Eda mos u bej merak zemer ,sepse do ti mbyllet ... Vri ma ne zemer nk eshte asgje tjeter vecse nje muskul I palidhur mire I paformuar mire ..ka dy mundesi ose mbyllet vet me Kalinin e kohes deri ne moshen 3 vjec ose me nderhyrje kirurgjikale...te uroj te dali mire djali!
*anika* *2* (12 vite më parë)
Eda ka shume raste qe mbyllet djali i shokit tburrit e ka pas ju ka mbyll po ka edhe qe duhet nje intervenim i vogel per me e mbyll qika e qikes te agjes e kan operu kur i ka pas 2 vjet tash i ka 20 osht shnosh si molla
Eda Bejtja (12 vite më parë)
Faleminderit per komentet, shpresoj qe cdo gje eshte mire.
V F T (12 vite më parë)
http://www.bebaime.com/pyet-pediatrin/2577
Majlinda ... (12 vite më parë)
Eda edhe vajza e tezes e ka pas kur ka qene e vogel...d.m.th, ka linde me ate vrime mirpo iu eshte mbyllur vetvetiu me kohe...,mos u bej merak se shume femije lindin me kete anomali...
Fitesa * (12 vite më parë)
Eda, shume pak kam dijeni per keto gjana.. vec me sa kam lexuar ketu eshte proces qe kalohet dhe nuk eshte perqindja e vogel e femijeve qe lindin keshtu. Femiu yt si duket akoma eshte i vogel dhe pritet edhe nje kohe deri sa te mbyllet. Shpresoj et vijne nena tjera te t\'a lehtesojne me informata te tjera.
Dona Dona (12 vite më parë)
Eda vajza e vllaut e ka pas nje vrime ne zemer po kur u rrit ju ka largu mos u bo marak

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?