Pershendetje nena, si jeni po bebat si i keni? A mund te me thoni se kur bebat rrine ulur dhe si ta kuptoj qe bebes sime i ka ardhur koha qe ta ve pak nga pak ulur
un e kam vajzen 6 muajsh tash ka fillu me ndejt ulur ngapak po i vendosi jastek ne te dyja anat edhe e laj pak shtrir jo bash ulur e vendosi me ni qoshe te krevetit
Pasi te kete bere 6 muajsh. Si fillim e le te mbeshtetur ose te rrethuar ne jasteke. Nese e shikon qe nuk ka ekuliber te mire, qe i iken trupi para apo anash, mos e sforco shume se nuk eshte gati. Mjeku me ka thene me mire pak me vone se sa ta lodhesh ne shtylle kurrizore duke ja imponuar qendrimin ulur.