Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Info per grat qe do lindin..
Gratë shtatëzëna shpesh herë tremben kur dallojnë një si “tapë” të trashë, të përzier edhe me copëza gjaku t’u dalë nga vagina, pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të jetë ditën ose natën.
Kjo nuk ka përse t’ju trembë, por tregon se për 24 ose 48 orë do fillojë aktiviteti i vërtetë i lindjes dhe quhet “tapa mukoide”.
Përveç kësaj tape, gratë shtatëzëna, në ditët e fundit para lindjes kanë një ndjenjë rëndimi në fund të barkut, ndiejnë shpesh nevojën të shkojnë në tualet, urinojnë shpesh dhe në sasi të pakët, dhe ndodh të bëjnë gjumë të çrregullt.
Është shumë e rëndësishme që nëna në këtë fazë të numërojë lëvizjet e bebit të saj gjatë kohës që ajo është zgjuar. Nëse këto lëvizje numërohen më pak se 12 për kohën që u përmend më sipër, kjo përbën shenjë alarmi dhe ju duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut apo mamisë që keni më pranë.
Plasja e ujrave
Fëmija juaj rrethohet nga një cipë brenda mitrës, e cila përmban ujë, i domosdoshëm për rritjen normale të bebit. Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes, ky xhep ujrash çahet dhe gruaja ka rrjedhje uji nga organet seksuale, pa ndjerë kurrfarë dhimbje, madje mund të jetë në gjumë. Ky nuk është moment për t’u alarmuar, por sidoqoftë duhet të vihet në dijeni mjeku (kjo shprehje ka vend kur bëhet fjalë për fundin e shtatëzanisë).
Një grua mund të qëndrojë edhe 24 orë, me ujra të plasura, pa pasur kontraksione, dhe pa ndonjë rrezik, nëse përdor peceta sterile.
I vetmi rrezik është mundësia e infeksionit nga poshtë-lart, gjë që mund të ndodhë në rastet kur mungon higjiena vetjake. Pra mund të pritet deri në 24 orë, pa pasur nevojë të shtroheni ne spital, por gjithmonë kur ka mundësi të kontaktoni me një personel shëndetësor.
Nëse kalojnë këto 24 orë dhe nuk fillojnë kontraksionet, duhet të drejtoheni menjëherë në spital dhe të kërkoni ndihmë të kualifi kuar.
Kontraksionet
Do t’i quajmë kontraksione dhe jo dhimbje, për t`ju dhënë idenë e mirë që këto nuk përjetohen vetëm me dhimbje. Kontraksionet mund të fillojnë si një forcim i barkut, i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në fund të tij, apo edhe me shtrëngime të mesit.
Ato perceptohen mjaft të durueshme nga gruaja dhe kanë karakteristikë që mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. Ju mund ta matni vetë kohëzgjatjen e tyre dhe sa është intervali ndërmjet tyre.
Në këto momente partneri apo një njeri i afërt i familjes mund t‘ju japë një ndihmë të mrekullueshme duke ju fërkuar mesin, nëse kjo gjë ju lehtëson.
Mënyra e frymëmarrjes gjithashtu mund t‘ju ndihmojë mjaft. Në fillim të kontraksionit filloni të merrni frymë thellë, rrallë, duke marrë frymë me gojë dhe duke e nxjerrë po me gojë, ose të njëjtën gjë mund ta bëni me hundë, ka të njëjtin efekt.
Kjo lloj frymëmarrjeje ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit, sepse e kalon dominancën e trurit në tjetër qendër, dhe në të njëjtën kohë i jep më shumë oksigjen bebit, i cili në momentin e kontraksionit ka më shumë nevojë për të se në çdo moment tjeter.
Me kalimin e kohës kontraksionet afrohen me njëra tjetrën, zgjasin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi), muskujt e barkut forcohen më shumë, dhe perceptohen më të dhimbshme nga gruaja.
Këto kontraksione bëjnë të mundur hapjen e qafës së mitrës, gjë që ndodh shumë gradualisht (norma është 1cm hapje në orë) dhe janë të pavullnetshme. Sado mirë të jeni përgatitur për lindjen, ndjenja se trupi juaj është përfshirë në një proces që ju nuk e kontrolloni dot vetë, mund t`ju bëjë të ndjeni frikë dhe pasiguri.
Ky është moment kur prania e partnerit ju ndihmon mjaft dhe ju bën të ndiheni më mirë. Edhe frymëmarrja e bërë në mënyrën si u përshkrua me sipër, ju ndihmon në kalimin më lehtë të kontraksionit dhe sidomos nëse edhe partneri bën të njëjtën frymëmarrje me ju.
Pozicioni që mund të mbani
Jeni të lira të zgjidhni pozicionin në të cilin e ndjeni veten më komode dhe ndjeni më pak dhimbje. Në fillim të kontraksioneve mund të qëndroni ulur “në bisht”, ulur në karrike, në këmbë, apo shtrirë anash. Mundeni edhe të vendosni gjunjët në krevat dhe kokën në një pirg jastëqesh. Mund të qëndroni të mbështetur te partneri dhe ai t`ju fërkojë mesin apo shpatullat. Pra çdo pozicion që ju bën të ndiheni mirë, është i favorshëm.
Në fazën kur kontraksionet bëhen më të afërta (deri çdo një minutë), nëse ndjeni nevojën për të urinuar është mirë të shkoni në tualet, se boshatisja e fshikëzës së urines ndihmon daljen e bebit (ose nuk e pengon atë). Ndërkohë nëse lëvizni në këmbë gjatë intervalit, kjo bën mirë për të shtyrë poshtë kokën e bebit.
Gjatë kësaj faze gratë mund të jenë më të shqetësuara, të kenë ndjenjën e të vjellit dhe humor të keq. E përsëris që prania e partnerit e lehtëson gjendjen dhe duhet të dini që kjo fazë zgjat 30 minuta ose pak më shumë.
Nëse në këtë moment ndjeni nevojën për të shtyrë poshtë, mos e bëni pa marrë mendimin e mjekut. Është ai që do të vendosë kur është momenti që duhet shtyrë. Po u bë më parë se duhet, aktiviteti i lindjes mund të zgjasë më shumë.


(12 vite më parë)
Sumeja & Esma Twin (12 vite më parë)
Su bhana llah pom dalin edhe mue tre hahhahah masha ll ah sa interesant bash pom qudit fakti qysh se ka vrejt dr.ne ultraza qkas ka...
Esma&sumej(hanna)a .......... (12 vite më parë)
Amin!Ummmu esma omer mbeshtetju a llahut se ndoshta ke me e kalu aq lehte inshaa llah sa qe ke me u qudit edhe vet!S`ke qka me u frikesu pasi ke me qene e mpire nese lind me op.Nese jom hajr sidoqofte!Ajo femra po te 3t i ka lind normal bile 2 menjehere e dr paten mendu qe veq 2 i ka kur e kane lon me u pastru qe na lojn dikund ka 2 ore ajo e ka vrejt qe po i leviz diqka ne bark kur e kan shiku edhe nje bebe ahhaahhha :p krejt e kane dit qe 2 e ju kan dal 3 :p:p:p
Sumeja & Esma Twin (12 vite më parë)
Pe di qe nuk ja nin po une shumm po tutna ma shum per pej qysh kan me mi hjek masi jam me cerkllazh A llahu ma lehtesoft insha llah se shum veshtir e ajo qysh i ka lind treneqt normal aa??
Esma&sumej(hanna)a .......... (12 vite më parë)
Ja ndin fort asaj a bohesh apo jo merak ahahah oj moter a llahu e din inshaa llah normal nje e afer i ka lind 3 neq a qysh ju thojn hahahah njo mas njo!
Sumeja & Esma Twin (12 vite më parë)
Oh insha llah hana valla edhe pse shum po tutna qashtu qysh po thu edhe vet 20euroo qdo 3jav tmerr osht ama po maj shpresa qe nashta me ndihmon diqka e spo di hiq qysh kam me lind a me operacion apo normal nuk po me tregon nashta mos mem bo marak se di te hanen e kam kontrollen ta shof qka po me thot..
Esma&sumej(hanna)a .......... (12 vite më parë)
Fole ose jo inshaa llah te gjindet ngat te pakten me intervenime ehh haram i paqin te hollat qe i marrin si paga veq po ju duhet me marr shtesa prej nesh!!!!Shumica e dr japin fjale qe gjindet gjate lindjes dhe ju konvenon kjo sepse 9 muaj marrin lek te thata te ne psh syheda 20euro i fshin qdo muaj e ne fund zoti ta boft qaren prej momentit qe hyn me lind vetem fryjau xhepat kaq :s!Mjerim o mjerim ummmu esma omer ndoshta te kushton rendesi me shume ty pasi qe ke binjak!
Ina * (12 vite më parë)
Egzona,nuk e kam mat gati qe 1 muaj,vec e di qat dite qe i ka be 9 muaj i ka pas 9 kg e 300 gram... Tash me 4 qershor i ben 10 muaj...
Sumeja & Esma Twin (12 vite më parë)
Hahah oj hana spo guxoj me fol tash ka fundi se po tutna nuk vjen me mi leshu syt ne spital dr.sueda kogja me do rrebe osht hahah
Esma&sumej(hanna)a .......... (12 vite më parë)
S`ka dyshim moter!Une kom marre pak\"trauma\"sepse kom qendru 10 dite ne qkuk para se te lindja vajzen e kom pa gjethqka :s
(12 vite më parë)
El ham du lilah te dashura motra .. Liqkamanja.. Po aty veq all lla.Hu e din, nashta ma keq nashta ma leht. Shnoshh
Esma&sumej(hanna)a .......... (12 vite më parë)
U mmu esma omer thuj atij dr tond nuk je parashikues per me e dit aq sigurt a e shtyn deri ne 37 jave :a:a:a:a
Esma&sumej(hanna)a .......... (12 vite më parë)
Uahahahahhah o bon vaki ti lind me lehte se Lonass A llahu A lem!???Une kom pas problem sepse nuk u hapsha e ngushte shume :S perndryshe kur pati ardh momenti me lind vajzen as qe e kom ndi absolut ma bojshin mamiat pusho prit kush i degjojke besa ja futshin prit se ske dhimbje me prekshin ne bark une gjate atij procesi nuk kom pas asnjehere dhimbje ndoshta qe u pata lodh shume ore prej dhimbjeve te medha !
Sumeja & Esma Twin (12 vite më parë)
Sa mire bebi une gjith kam dasht me pas binjak elhamdulilah A llahu ma plotesoi deshiren edhe mua dr.me ka thene deri ne javen e 37 ma shum nuk mundem me shty pom bjen diku ne fund te qershorit me lind ndersa terminin e kam me 18 korrik...
(12 vite më parë)
Ummmmu.. Amin edhe ty ya Rabbi.. Po normale se bebi shton peshe edhe rendohesh tbon presion posht, plus asaj ti i paske bineq :) Edhe une po kom ngerqe ne vagin e ndermjet kembve.. Po gati koke se zakonisht me bineq se shtyn shum, une jom binake me vllaun, kemi lind ne javen e 36 at dite me operim, se pozita e njerit sosht kon mar..
(12 vite më parë)
Oj lonaa amin e dashur, insha.A llah kalojna mir e leht si ty.. Besom dje kur e lexova postimin tond, qe na tregove qe ke kalu mir, e po thom o zot a vin kto tri jav ma shpejt hahah shum mdha forc ndoket me dy te shtyne ka me lind :p .. Haj tybee
(12 vite më parë)
+3...Loqkamanja ime.. Shujjj bre mos em tuttt.. Taman spo ma nin , po lexoj. Najsen qe po tutna :( amin edhe ty..
Sumeja & Esma Twin (12 vite më parë)
Oh sub hana llah A llahu te shperbleft bebi omeri per info shum te rendesishme une jam ne javen e 33 dhe nganjeher po kam disa dhimbje ne vagin zakonisht nese per nje kohe kam qene shtrir kur po zgjohem me ec pi kam disa therrje ama po kalojn shpejt nuk e di nese eshte qe jam me cerkllazh apo osht ndonje prej simptoave te lindjes
Lona S (12 vite më parë)
Mua dje kur linda me erdhi te shtyj menjehere dhe smundja te prisja kur me thoshte mamija dhe nje gje smunedesha te merrja fryme me goje ta liroja me hunde ne momentet perfundimtare sepse kontraksionet vinin cdo 10 sekonda ne fazen finale. Por dhashte zoti tiu shkoj sikur mua shume shpejte.
Esma&sumej(hanna)a .......... (12 vite më parë)
A llahu te shperblefte bebi omeri !Per deri sa e lexoja kete text e kujtoja veten ne salle te lindjes (gjate lindjes se vajzes):s:a inshaa llah tani lind leht se ne te paren :o spo flas qdo nate thuaja kur i mbylli syte e shoh veten siq isha ne ate kohe...
Ketja Xona (12 vite më parë)
ina pershendetje deshta met pyet per bebin tend sa peshonn se qenka afer me djal timin ky sot i ka ber 9 muaj flm
Ina * (12 vite më parë)
Shume me pelqeu,edhe pse kom lind qe 10 muaj... Flm qe na postove...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?