Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

E kam grupin e gjakut 0 pozitiv!

E kam gjakun o pozitiv te njejt me burin jam ne muain e 5 a do ket donje problem per femiun

Amina Tusha (12 vite më parë)
Majlinda ... (12 vite më parë)
Genta sma merr mendja qe sot se kuptojn rrezikun qka mund te sjell ky grup i gjakut...mire nga ana jote qe e ke cek se si duhet te kemi kujdes....inshalla askush nuk sprovohet me asgje...edhe ne ju paqim shume...
Eni Eni (12 vite më parë)
ju qe e keni pozitiv nuk perben asnje rrezik..une e kam B negativ dhe doktori me tha ta mar ate gjilperen direkt pas lindjes..tani nuk e pa te nevojshme ta beja sepse analizat dolen mire..
(12 vite më parë)
Majlinda me fal ani qe te thash, por ndoshta nuk eshte mire mju than edhe tjerave hajt se ska gajle, se ndoshta ja rrezikojm jeten dikujt tuj than kshtu,, mpuq rrushave :)
(12 vite më parë)
amina,, edhe vjehhrrit e mi jon 0 pozitiv, i kan 2 fmi.. edhe fmit jon 0 pozitiv :D
Arbnora ... (12 vite më parë)
Edhe une edhe burri dyt e kemi 0 pozitiv dhe kjo sperben asnje problem keshtu qe mos u shqeteso. Shtatzani te mbare.
Majlinda ... (12 vite më parë)
Oj genta une e kam burrin mjek vet skam nevoje as per info se krejte i kam te njohura ahahahha: edhe nena ime ka qene keshtu qe 4 motra jem edhe skemi pas kurr problem.. Une jam negativ e burri pozitiv, keshtu qe ne lindjen e pare vajza e ka pas grupin e gjakut Rh-negativ si une kur ka linde edhe skam pas nevoje me marr injeksion hiq e ne lindjen e dyte kam dasht me marr ne muajin e 7 e nuk me kane preferu por mbase te linde e harrova me cek se ne djale e kam marr pasi qe kam linde se e ka pas grupin e gjakut Rh-pozitiv si baba i vet ...:)))))
(12 vite më parë)
Me shume info rreth kesaj !!!! Nëse shtatzëna është Rh negativ, babai Rh pozitiv, ndërsa foshnja nga babai trashëgon Rh faktorin negativ, atëherë egziston rreziku. Nëna nuk kërcënohet, por egziston rreziku për foshnjen. Nuk ka rrezik nëse foshnja trashëgon nga nëna Rh faktorin negativ, nëse prindërit janë Rh negativ, si dhe nëse janë Rh pozitiv. Mospërshtatja Rh (Rh inkompatibiliteti) Nëse në gjakun Rh negativ të gruas, arrin gjaku Rh pozitiv, ajo krijon antitrupa të cilët e mbrojnë nga ky gjak. Antitrupat e krijuar mbesin në organizmin e gruas deri në fund të jetës, duke mos paraqitur ndonjë rrezik për të. Nëse foshnja është Rh pozitive nga babai, gjatë shtatzanisë egziston mundësi e vogël që gjaku i saj të përzihet me të nënës dhe sfidon krijimin e antitrupave. Për këtë shtatzania e parë nuk është e rrezikshme. Tek përzierja e gjakut të foshnjes dhe nënës zakonisht vie gjatë lindjes. Antitrupat krijohen pas lindjes dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik. Problemi mund të paraqitet në shtatzaninë e ardhshme. Nëse në shtatzaninë e parë ka bartur foshnjen me Rh pozitiv dhe nëse ka ndodh krijimi i antitrupave, në shtatzaninë e ardhshme egziston rreziku nëse edhe ajo foshnja është Rh pozitiv. Në këtë rast, antitrupat kalojnë lehtë përmes placentës, arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjes dhe i shkatërrojnë eritrocitet e saj. Shkatërrimi i rruzave të kuqe të gjakut shpie tek pagjaksia, e ndonjëherë edhe tek vdekja e frytit. Nëse foshnja e shtatzanisë e parë është Rh negativ nga nëna, nuk formohen antitrupat dhe nuk ka rrezik për shtatzaninë e ardhshme. Ndikimi i Rh faktorit te foshnja Nëse nëna në gjakun e saj ka antitrupa, ato gjithsesi sulmojnë gjakun e foshnjes. Antitrupat i shkatërrojnë rruzat e kuqe të gjakut të foshnjes. Foshnja në mitër do vuan nga pagjaksia, prandaj nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për zhvillim normal. Kjo gjendje quhet sëmundje hemolitike, Rh sëmundje apo anemi hemolitike. Rëndësia e pagjaksisë, vlerësohet me nivelin e bilirubinës në lëngun amniotik e cila merret me anë të amniocentezës. Nëse niveli i bilirubinës është i vogël, atëherë foshnjes, anemia e lehtë nuk do ti shkaktojë ndonjë dëmtim dhe shtatzania do të ndiqet. Nëse niveli i bilirubinës është i madh, atëherë egziston rreziku që të dëmtohet truri i foshnjes, dhe kjo mund të shkaktojë lindje të parakohshme. Pas lindjes, foshnjes mund ti bëhet transfuzioni, me anë të cilit gjaku zëvendësohet tërësisht me gjakun i cili nuk përmban antitrupa kundër Rh faktorit. Transfuzioni mund të kryhet edhe përderisa foshnja ndodhet në mitër. Megjithatë, kjo është e rrallë, kështu mund të parandalohet krijimi i antitrupave në gjak me titra të lartë tek shtatzëna dhe në këtë mënyrë të parandalohet dëmtimi i frytit dhe vdekja e tij. Parandalimi Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me anë të shiringës Rh imunoglobina. Kjo shiringë mbrojtëse tek ne më së shpeshti përdoret me emrin Rhogam. Ajo parandalon krijimin e antitrupave ashtu që pamundëson sistemin imun të nënës të njoh eritrocitet Rh të gjakut të foshnjes. Merret rreth javës së 28-të të shtatzanisë, sepse atëherë egziston rreziku për përzierjen e gjakut dhe pas lindjes në afatin prej 72 orëve.
(12 vite më parë)
Majlinda shume keq qe nuk paske nderrmarr dicka rreth kesaj, duke e dite qe mund te lind femija jot me ndonje anomali, ose mund edhe te mos lind fare, te deshtoi shtatzania ose te mos mbetesh shtatzan fare. Une te kisha then se nese vendos me pas femije tjeter konsultohu njeher me gjinekologun..
Majlinda ... (12 vite më parë)
Une e kam 0-negativ edhe sen sme ka gjet....dy fmijte i kam linde e as injeksione skam marr se skam pas nevoje...e vetmja e met e ketij grupi eshte nese kemi nevoje per gjak gjendet ma veshtire...
(12 vite më parë)
Amina eshte keq me pas 0 negativ..e jo 0 pozitiv..ska kurrfar problemi
Besa ***tuana*** (12 vite më parë)
amina edhe un edhe burri e kemi grupine gjakut zero pozitiv ska problem vajzen si rrush e kemi
(12 vite më parë)
amina un po te njejtin problem e kam si ti por nuk ka fare problem eshte ashtu si te ka then rea sesht kurgja
Adre Tirane (12 vite më parë)
Amina ti je pozitiv keshtu qe nuk ka fare problem, po te ishe negativ do kishte nevoje te kontrollohej dhe burri si eshte, por ti je ok.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?