Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Infeksioni nga streptokoku i grupit b
Pershendetje nena. Jam bere shume marak sot isha ne kontroll dhe doktoresha me tha se kam infeksion vaginal pra infeksioni nga streptokoku I grupit B. Jam ne javen e 37+3 dhe pyetja ime eshte se a ka nena qe kan pas kete lloj infeksioni dhe gjate lindjes a ka shku gjithqka mire dhe a I ka ndodh ndonjeres me infektu Bebin? Jam merzit shume ton diten kam qajt se po friksona mos pe infektoj bebin gjat lindjes dhe mos nuk po ndikon antibiotiku qe ka me marr pak para se te lindi. Pres pergjigjjet tuaja me pa durim. Ju faleminderit
(12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Megi strisho vaginale ashtu si te ka treguar edhe ina.
Ina * (12 vite më parë)
Magi,strisho vaginale ka be edhe aty i ka dal ky infeksion
Megi Terziu (12 vite më parë)
Jam 35 jave
Megi Terziu (12 vite më parë)
Besa qfar analize te kan ber ty per ket infeksion ta banen.pap smear apo permes urines qe e japim qdo kontroll ndoshta te bera shum pytje por besoj qe me kupton sepse edhe une jam ne hall
Megi Terziu (12 vite më parë)
Jam 35 jave
(12 vite më parë)
Megi terziu ne cilen jave je ?
(12 vite më parë)
Megi terziu edhe une ashtu kam si uje tane kohen dhe me ere te keqe por mua nuk po me japin antibiotik dje e kam pas kontrollen dhe prej merakut sot prap shkova i thash me ma pershkru ndonje antibiotik por me tha se ate dite kur tme kapin dhimbjet e lindjes ose kur tme plasin ujrat ate dite do mta japin nje antibiotik ne forme te ineksjonit. Mua po me duket qe per mos me infektu bebin kan mem than me lind me operacion ta shohim tash por jam ne hall edhe une jetoj ne amerike
Megi Terziu (12 vite më parë)
Besa une kam sikur uje tan kogen tbrendshmet i.kam te lagura dhe mjeku me ka dhen antibiotik.por asgje nuk ndikun une jetoj ne amerike edhe krejt rrafsh po.ma bojn veq me thot esht.normale kjo as emrin e infeksionit nuk ma thot jam.ne hall
Ina * (12 vite më parë)
sigurtisht e merr ose me infuzion ose me injeksion ne kuk...Une qe te dyja i kam marr,per mu siguru qe te bebi mos me kalu infeksioni...
(12 vite më parë)
Ju faleminderit te gjithave per ndihmen tuaj.
(12 vite më parë)
Ina mua dr nuk me dha as nje antibiotik vetem me tha qe para se me lind do ta marr nje antibiotik si lloj ineksijoni
Ina 86 (12 vite më parë)
Besa edhe une e kam pasur diku nga muaji i 6-7 streptokokun por sjam e sigurt ka qene i grupit B apo D :(,,,dhe dr ime me tha qe nese nuk mjekohet shkakton lindje te parakoshme (ti je ok se qenke ne muajin e 9) ,por mbaj mend qe kam marre antibiotik ovula nga poshte nga goja.......Ti vazhdo merre antibiotikun dhe mos u merakos
Ina * (12 vite më parë)
une e kam pas edhe kam pi antiobitik, plus ne spital me kan jap injeksion ne kuk qe mos mu bart te bebi infeksioni... Edhe kur kam lind kam shku neser ne shtepi,e plot nana i shisha qe kan qendru ende se bebi kish marr infeksion,mua dr e imja me ka kshillu me ble injeksionin edhe ne spital ju kam tregu,se si mos te folsh ti ata veq te shtin me lind,kush ste vet sen bile...
Majlinda ... (12 vite më parë)
Streptokoku i grupit B eshte nje bakter i zakonshem qe gjendet ne trup. Ai eshte zakonisht i pademshem tek te rriturit. Deri rreth 30% e shtatzenave e mbajne kete bakter ne vagine apo rektum. Ndonjehere, nje grua qe ka strep te grupit B mund ta infektoj femiun e saj gjate lindjes. Kjo mund te shkaktoj semundje te rende tek te porsalindurit. Nena munde te semuret gjithashtu nga infeksioni mbas lindjes andaj duhet te mjekoheni me antibiotik i cili jepet nepermjet nje linje intravenoze.
Majlinda ... (12 vite më parë)
Besa nuk kam deshire me te shqetesu se je ne prag te lindjes mirpo ja po ju tregoj pasi veq po kerkon: Infeksioni nga streptokoku i grupit B, ndodh në shumë raste tek gratë shtatzëna paralindjes. Nëqoftëse me fillimin e aktivitetit të lindjes gruaja trajtohet me antibiotikë, atëherë fetusi është i mbrojtur ndaj këtij infeksioni. Prandaj do ju këshilloja përdorimin e antibiotiko-terapisë në periudhën e fundit të shtatzënisë, me qëllim që të evitohen komplikacionet tek bebi që do lindë.
(12 vite më parë)
Majlinda nese e Kryej lindjen me operacion a eshte sigurt qe bebi nuk infektohet? Majlinda a mund te me tregosh cili eshte shkaku apo per qfar arsye ka ardh deri te ky lloj infeksioni.
(12 vite më parë)
Megi terziu infeksionin qe e kam quhet infeksion nga streptokoku i grupit b ne anglisht group b strep infection (gbs) Dje hera e pare qe ndegjova per ket lloj infeksioni nuk e di as cili eshte shkaku qe ka ardhe deri te ky infeksion.
Lori Lori (12 vite më parë)
Ju lutem, cfare simptomash shkakton ky infeksion?
Besa Besa (12 vite më parë)
Majlinda desha te di se cili eshte shkaku qe ka ardhe deri te ky infeksion? Po une sot isha te doktoresha ajo me tha se nje her bebi nuk mund te infektohet por ka mundesi gjate lindjes. Mirepo do te me japin antibiotik para se me lind. Nese lindi me operacion a ka me shume gjasa qe bebi te mos infektohet. Flm shume majlinda per pergjigjjen tende
Megi Terziu (12 vite më parë)
Besa qfar infeksioni ki sekrecione tbardha apo qysh sepse edhe une kam.infeksion edhe nuk pom kalon me asgje gjithqka kum perdor edhe mjeku po thot nuk esht asgje per beben edhe une jam ne merak
Majlinda ... (12 vite më parë)
Besa po me vjen keq per ty shume mirpo kishe me qene e udhes ta trajtosh kete infeksion sepse nese keni strept te grupit B ekziston nje rrezik per femijen tuaj qe te infektohet andaj pyetni doktorin ose mjekun obstetrik per parandalimin e infeksionit...nese eshte nevoja edhe me operacion ta kryesh lindjen per shpetim te bebit dhe tendin sepse edhe ti mund te semuresh nga infeksioni pas lindjes...ti veq e ka kalu pragun e lindjes para kohe keshtu qe kryeje me shpejte lindjen..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?