Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A mund te jete ndonje infeksion?

Jam ne javen e 27te, dhe sot kur erdha ne pune hyra ne banjo e verejta qe breket i kam te lagura, tani shikova prap dhe i kam edhe me shume te lagura, eshte thjesht uje pa ngjyre, qe dy dite kam dhimbje ne fund te barkut, sidomos kur rri ulur me dhemb me shume dhe kur marr te qohem nga shtrati ose nga karriga. Viziten tjeter e kam pas me shume se 2 javesh,prandaj po ju drejtohem juve nese keni pervoje te tilla ndonjera se jam shume e shqetesuar cka mund te jete, a mund te jete ndonje infeksion apo me keq,apo seshte asgje!

Sara . (12 vite më parë)
Sara . (12 vite më parë)
Falemnderit majlinda dhe arzona, nuk do e le pas dore sigurisht, shpresoj edhe un qe nuk kam pakesim te ujerave
(12 vite më parë)
Pajtohem me Majlinden plotësisht..dhe çdo përvojë tek femrat është e ndryshme.Une lindjen e parë e kam kry ne javën e 41 po ujërat me kanë rrjedh ngadalë e jo vrullshëm.Saranda une vetëm shpresoj te mos kesh pakësim te ujërave..nuk duam te te frikesojme por e bëjmë për te mirën e bebes.Mjeku ne ultrazë e kupton se a ke pakësim te ujërave.
Majlinda ... (12 vite më parë)
Eshte e vertete qe uji i bebes leshohet pernjehere se vete e kam provuar, mirpo ka raste kur uji derdhet pak nga pak edhe eshte rrezik per beben...une nuk dua te shqetesoj ama kam shume raste qe per pakujdesi e kane humbur edhe bebin sepse e kane lene pas dore... hajt se eshte kaluese...
Sara . (12 vite më parë)
Po kontrollen e bej kismet, flm shume per pergjigjet, pak me heret e ndjeva bebin tu leviz ma deformoj barkun haha, pak ma e qete jom, megjithate kontrollen do ta bej gjithsesi
Ana E (12 vite më parë)
Saranda edhe un i kom pas te lagura amo mundet me qen edhe prej djerses tash psht edhe nxeht i madh :/ mos u shqetso po ma mir boje ni kontroll , se me qen uji i bebit thojn qe kejt qull t bon qysh e ceki edhe iza :))
(12 vite më parë)
Te lagura nese esht uj bebit duhet te lagesh komplet jo vec mbathjet.dmth behesh qull me mbathje me pantallona apo ca ke veshur megjithate fol me mjekun mos prit daten e kontrollit sepse me mir se ai se dim ne uroj te mos jet asgje shqetesuse
Sara . (12 vite më parë)
Flm per pergjigjet, e kisha parasysh se mund te jete uji i bebit, shpresoj qe jo
(12 vite më parë)
Saranda shko ne kontroll sot tek gjinekologu jot,sepse mund te kesh edhe rrjedhje te pakte te ujit.Per cdo rast eshte me mire kontrolla.Uroj qe te mos jete uji i bebes
Majlinda ... (12 vite më parë)
Saranda ti ben mire te besh nje vizite menjehere tek gjinekologu e mos prit mbas 2 jave, se sipas asaj qe ti tregon jane ujrat, beje nje kontroll se mos po te shkojn ujrat e nuk eshte mire per bebin...une nuk kisha qene rehat ne vendin tend...sepse infeksioni eshte kur ke sekrecion te trashe e jo ashtu siq po tregon ti...
Sumeja ^-^ (12 vite më parë)
saranda mos u shqetso mundet me qene sekrecion po mundet edhe uj i bebes po shko bone nje kontrrolle per siguri se masi qenke heret me jave A.llahu te ndihmoft e in shaa A.llah te thot qe eshte gjithcka ne rregull na lajmro
(12 vite më parë)
saranda shko te mjeku mos e le pa shku zdi qte them mamir mu konsulltu me mjekun
Sara . (12 vite më parë)
Poashtu harrova te cek qe bebi nuk ka levizje te forta si kishte para se te me fillonte dhimbja e barkut, levize me rralle dhe me pak!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?